"Nuk e njohim Kuvendin e 11 Dhjetorit", Basha: Dje u themelua organizata e parë anti-amerikane, pas asaj të Enver Hoxhës

12 Dhjetor 2021, 16:34Politika TEMA

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar e kërkuar nga Lulzim Basha ditën e djeshme pas vendimit të Kuvendit që e shkarkoi atë.

Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve, Basha e ka cilësuar Kuvendin e mbajtur dje nga Sali Berisha si organizatën e parë anti-amerikane, pas asaj të Enver Hoxhës.

“Dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite, pas asaj të Enver Hoxhës. Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, qe te mos prevalojnë retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme qe te shkojmë përpara”, deklaroi Basha.

Pritet që Këshilli Kombëtar të marrë vendim për shkarkimin e kreut të saj, Edi Paloka si dhe të disa prej anëtarëve të Kryesisë që kanë marrë pjesë ditën e shtunë në Kuvendin e 11 Dhjetorit

2 komente në ““Nuk e njohim Kuvendin e 11 Dhjetorit”, Basha: Dje u themelua organizata e parë anti-amerikane, pas asaj të Enver Hoxhës”

  1. Beni USA says:

    O lulush nuk do te thote qe je anti Amerikan po qe se je kundra teje dhe idologjise Socialiste/liberale dhe veprimtarise seleksioniste pothuajse antiShqiptare te organizates te Soros, Lulush ata qe ishin dije ne ate kuvendin e Berishes e duhan Amerikem 100 here me shum se ty dhe se ata 99 cat qe livadhisin neper Shqiperi o letyre e Soros

  2. Raqi says:

    O bashe…mos krahaso Enverin dhe institucionet e tij me keto rrumpalle

    Enveri nuk ishte anti ameriikan perkundrazi do te ishte miku me i mire I Amerikes po qe se nuk do te ishte per Anglezet dhe greket qe kercenuan integritetin e shqiperise seriiozisht midis viteve 45 dhe 70.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje