Jemin Gjana flet para Këshillit: S’jam as me Bashën e as me Berishën, por me institucionet legale të PD

12 Dhjetor 2021, 16:32Politika TEMA

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, njëherazi edhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Jemin Gjana, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sotme të Këshillit, ka thënë se nuk mbështet asnjë individ, por Partinë Demokratike.

Ai ka theksuar se është me institucionet legale të PD, ndaj shton ai është i pranishëm në mbledhjen e sotme të Këshillit. Sipas Gjanës, duhet vazhduar përpara për PD dhe se debati nuk duhet bërë mes njëri-tjetrit, por në terren me qytetarët.

“Jam sot, se jam votuar për të qenë në një institucion legal të PD. Jam votuar nga ju që jeni sot këtu dhe nga disa që ishin dje atje. Jam këtu, sepse kam 30 vite e 3 muaj në që nga kuvendi i parë i PD, që jam pjesë e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje. Nuk e ka askush këtë luks do ta quaj. Në kryesuar u ka thënë kolegëve që asnjëherë që nga dita e parë dhe deri sot nuk jam as në partinë e Berishës, as Selamit, as Shehut e as të Bashës. Jam në PD. Jam sot këtu se kam qenë 30 vite pa ndërprerë te institucionet legale të PD.

Jam pro vendimeve të marra në kryesinë e PD. Nuk po persekutojmë ata që kanë shkuar në stadium. Sa janë të lirë të shkojnë kudo. Ata kanë bërë një grup 29 siç kemi bërë ne 97, ata nuk mund të jenë në 2 vende. Jam pro rezolutës, por dua të them se ne kemi lëshuar terren pas 15 nëntorit. Ne kemi dalë në 97’-ën me automatik. Kishim probleme me tanët, me grupet e armatosura. Por njerëzit nuk i lëshuam dhe nuk duhet t’i lëshojnë njerëzit. Trupa e PD duhet të shtrihet në terren. Atje duhet ta bëjmë debatin”, u shpreh Gjana.

2 komente në “Jemin Gjana flet para Këshillit: S’jam as me Bashën e as me Berishën, por me institucionet legale të PD”

  1. Veriori. says:

    Jemin Legesi, edhe ne Kukes nuk e do askush. Turp u bere Minister ne Qeverine Berisha.

  2. shqiptar tirone says:

    Te flasesh keq per Jemin Gjanen me duket e tepruar. Ai nuk ka qene as hajdut e as i korruptuar. Por siç thuhet ne diskutimet e perditeshme ka edhe njerez qe e bejne priftin me “barrë”. Kur nuk na pelqen diçka, nxjerrim ne shesh nje arsenal te tere sharjesh dhe fyerjesh per dike, pa paraqitur asnje prove konkrete. Te marresh persiper qe te thuash se”ne Kukes, Jeminin, nuk e do asnjeri” eshte e tepruar. Po ta njohesh jeten e Jeminit, duhet te rezervohesh para se te shprehesh per te. Ishin kuksianent e tij qe kerkuan me ngulm prane organizatave te “famshme” te PPSH qe Jemini duhej te persekutohej, sepse i jati ishte denuar ne fillim te viteve ’50 per “mos kallzim, ose per mos denoncim”. Jemini u kthye ne Kukes ne vitin 1975 (pas studimeve), per te punuar si “stazhier”, duke mos i dhene te drejten qe te merrte diplomen, dhe punoi si i tille per shume vite. Dhe kete e pati peshqesh nga kuksianet e tij. Ai mund te kete punuar ne Kukes , maksimimum 7-8 vjet ( jo ne qytetin e Kukesit) por ne dy koop. te ndryshme. Pastaj u “arratis” ne Pogradec. Fakti qe ishte minister i bujqesise per nje fare periudhe, nuk tregon asgje negative. Ai ishte nje specialist bujqesie dhe e njihte mire ate sektor. Por politika eshte si “prostitutat”. Po nuk u unifikove me “njeshin” ke merdhif. Mos valle ministrat e tjere qe erdhen pas Jeminit bene “apokalipsin?” Mundohuni te jeni me objektive! Mos shani çdo gje! Nqs ne dikastere do te vendosen nepunesa partiake (dhe jo specialiste te vertete) atehere do te korresh gjithmone ate qe ke mbjellur. Respekte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje