Vjehrra e Floriana Garos thellon sulmin ndaj Berishës: Mund t'i mashtrosh njerëzit disa herë por jo të gjithë njerëzit për gjithë kohën

12 Dhjetor 2021, 20:24Politika TEMA

Teksa Sali Berisha prezanton dhe promovon Floriana Garon si zëdhënësen e tij, ish-prezantuesja e motit duket se nuk ka fituar së pari besimin e vjehrrës së saj.

Ndërsa Berisha e ka përzgjedhur si zëdhënësen dhe kujdestaren e vet që e shikon si i ka flokët, si i ri xhaketa apo a ka mbërthyer kopsat e këmishës, vjehrra e Florianës, Lumturi Ratkoceri, vijon të kritikojë aktivitetin politik të ish kryeministrit.

Duke u ndalur te Kuvendi Kombëtar i Berishës ku foli edhe nusja e djalit të saj, Ratkoceri sjell në vëmendje një shprehje të Abraham Lincoln.

“Ju mund të mashtroni disa nga njerëzit gjatë gjithë kohës, dhe të gjithë njerëzit disa herë, por nuk mund t’i mashtroni të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës”, nënvizon ajo.

Më herët Ratkoceri ka bërë edhe kritika të tjera duke dalë kundër rikthimit të Berishës:

Sali Berisha!!!

Ka muaj qe emri i tij eshte bere kryefjala e çdo portali dhe simpatizuesi te PD.

Eshte per t’u habitur se si njerez me mend ne koke dhe jo naive jane aq te verbuar nga emocjonet dhe nuk duan te shohin realitetin ne sy. Dhe ky fenomen behet me i rende duke patur parasysh qe manipulimin e trurit nepermjet emisjoneve politike apo portaleve, te gjithe tashme e kane jetuar dhe perjetuar edhe para 40- 50 vjetesh. Po flas per brezin qe njohu kohen e Enverit dhe tashme vazhdon ta lejoje veten te manipulohet, megjithese faktet i ka para syve dhe jane uleritese.

Berisha eshte pergjegjesi kryesor per  shkaterrimin e bazave te shtetit dhe qe na ka kthyer ne nje republike “ bananesh”.

Fillojme me fakte 1992-1997 :

-Shkaterrimi i te drejtes se prones :

1- Vendimi i pare i qeverise Berisha 1 ishte zbatimi i ligjit 7501 qe Ramiz Alija e krijoi me qellim. Berisha jo vetem nuk e anulloi po e vuri ne zbatim duke shkaterruar keshtu nje nga bazat e shtetit : pronen. Vendim qe lejoi abuzimet me te medha dhe ku perfituesit direkte ishin bijte e komunistave

2- Nepermjet Gramoz Pashkos nxiti shkaterrimin e çdo arritjeje ne bujqesi me parrullen «  shkaterroni çdo gje te vjeter se Amerika do na sjelli çekun e bardhe « . Dhe fshataret shkaterruan me duart e tyre kanalet ujitese dhe vaditese, prene pemet frutore, shkaterruan taracat me ullinj. Nje vetesabotim dhe veteshkaterrim i paprecedent.

3- Nuk lejoi ne asnje menyre dhe sabotoi ligjin e lustracionit duke i hapur rrugen qellimisht marrjes se pushtetit nga bijte e komunisteve, spiuneve, xhelateve. Nje pjese te tyre ju hapi portat e partise dhe i vuri ne pozita kyçe. Te tjereve ju dha mundesine te ricikoheshin ne partine socialiste

3- Nepermjet firmave piramidale çoi ne falimentimin dhe varferimin e skajshem te popullit. Mos harroni ishte Berisha qe garantoi popullin qe firmat ishin te sigurta dhe mund te investonin.

4- Eshte shkaktari kryesor i luftes vellavrasese te 1997, ku u perpoq me te gjitha forcat te krijonte ndarjen dhe urrejtjen veri-jug

Eshte pikerisht ne kete periudhe gjithashtu qe :

1- Lejoi kontrabanden me Malin e Zi , ne luften e Kosoves

2- E futi Shqiperine ne “ konferencen Islamike” si dhe lejoi strehimin e islamisteve radikale ne Shqiperi

3- Lejoi qe drejtimin e Kishes autoqefale shqiptare ta merrte nje antishqiptar ne shpirt dhe jo shqiptar  Janullatosi

4- Beri marreveshjet me te demshme per shqiptaret  dhe te drejtat e tyre ne shtetin grek. Ai jo vetem beri pronare greket qe jetonin ne Shqiperi duke ju dhene falas pronat e shqiptareve dhe te drejten e shkollimit ne gjuhen greke, pa asnje kunderparti. Pronat e shqiptareve te Çamerise do te vazhdonin te mbeteshin te tjetersuara dhe 1 milion  shqiptaret e Greqise nuk do te kishin te drejte te kishin shkolla ne gjuhen shqipe deri kur Shqiperia te hynte ne BE

Keto bema te Berishes i perkasin vetem periudhes se pare te sundimit te tij.

Sa per periudhen 2005-2013, eshte akoma e fresket qe te harrohet. Edhe nese duam skandalet e Gerdecit, Ilir Metes, vrasjet ne bulevard, vjedhjet, abuzimet, arroganca, shkaterrimi i sistemi arsimor ( me hapjen e shkollave private) shkaterrimi i sistemi shendetesor, shkaterrimi i sistemit juridik ku kercenoi ne menyre te qarte te gjithe qe guxuan te fillonin hetimet ndaj gjemave qe ai dhe familjaret e tij shkaktuan, ku prokurorja e republikes u quajt “lavire bulevardi”, jane akoma te gjalla ne kujtesen e secilit prej nesh.

Sot nuk eshte nje konflikt midis sovranisteve dhe pro amerikaneve. Sot konflikti eshte midis klases se korruptuar qe jane bere si nje trup i vetem: Berisha-Rama-Meta-Basha e … dhe popullit shqiptar, te vuajtur , tradhetuar, shfytezuar prej tyre.

SHBA eshte ketu per te na ndihmuar ne kete lufte qe eshte e qarte nuk jemi te zotet qe ta fitojme vete. Kemi 30 vite qe perpiqemi dhe do kalonin edhe 30 te tjera pa rezultat.

Kjo nuk eshte nje lufte kunder Berishes, po kunder te gjithe klanit. Po fillon me Berishen dhe do vazhdoje me te gjithe te tjeret Meten, Bashen dhe do perfundoje me Ramen dhe te gjithe klanet e tyre.

Propaganda, se po paguan haraçin e patriotizmit, apo se Sorosi, Rama ja kane pergatitur eshte thjesht per te manipuluar ata qe besuan se po sillte pluralizmin ne Shqiperi, apo ata qe besojne se eshte lufte kunder PD per te favorizuar Ramen.

Jo, SHBA eshte ketu per te na ndihmuar siç e ka bere gjithmone ne momentet me kyçe te historise sone, ku e ardhmja jone si komb ishte ne rrezik. Sot perseri jemi ne rrezik. Korrupsjoni dhe tradhetia e politikaneve tane, kane bere qe vendi te braktiset dhe boshatiset.

Falemnderit SHBA!

25 komente në “Vjehrra e Floriana Garos thellon sulmin ndaj Berishës: Mund t’i mashtrosh njerëzit disa herë por jo të gjithë njerëzit për gjithë kohën”

    1. Flori says:

      Për inat të sime vjehre, shkoj e fle me mullixhiun!

  1. Agron Bendo says:

    Autobiografia e vertete e Mostres Berisha e Company

  2. pesimisti says:

    Bravo!
    ?????

  3. Vlesh says:

    Ok zonje!
    Musta jote per deshtimit finacuar ne emigrim, u be pragmatists!
    Po I merr ca pare plakut te lenuar ne hall.
    Mire bene qe shkruan, por … mos sulmo nusen! Eshte ceshtje intelegjence! Kete bote qafir e e rrotullon paraja! Kaq !

  4. Dyli says:

    Ashtu eshte, ke te drejte Zonje.

    Vetem se duket ti japesh dhe ca mend dhe nuses se djalit se nuk ka fare ….

  5. qazim says:

    Se perse duhet te japin 30 foto te kesaj vajzes,nuses si topmodele vetem keta gazetare hajvane e dine.Na jepet te lexojme qendrimin kundershtues dhe akuzues ndaj SB te vjehrres se saje qe e vleresoj plotesisht dhe krejtesisht pa lidhje jepen fotot e nuses se saje kokeboshe.

  6. Skrapari says:

    Po pse nuk thoni juuu ! Paska të drejtë kjo nusja ! Po kjo për inat të vjerrës shkon e fle me “mullixhinë”!.

  7. Ilirjan says:

    Nje grua kaq è zgjuar, si ka pranuar per nuse te djalit nje… Bibe, qofte edhe e bukur por… Bibe?!

    1. Osman Gazepi says:

      nje grua u zgjuar as nuk e mendon qe mund te influencoje ne ndjenjat e te birit.

      1. Ilirjan says:

        Une nuk dua te jem aq i zgjuar, sa ta le tim bir TERE JETEN me nje bibe bukuroshe. Respekt per dashurine… po, por respekt per jeten, qe eshte e sigurt qe kemi vetem NJE.

  8. Dyli says:

    Ashtu eshte, ke te drejte Zonje.

    Vetem se jepi dhe ca mend nuses se djalit se nuk ka fare ….

    1. Nje i moshuar says:

      Floriana , (shqip Luljeta) , une si nje prind i moshuar te lutem mos haro se bukurine e ke dhurate nga Zoti , por vjera jote te ka dhuruar ty Luljeta nje superdhurate . Dhe kjo eshte djali i kesaj Zonje te mencur .
      Mbi familjen tende o Luljeta mos vendos as bukurine tende as politiken e dikujt trjeter se ato mund te ta shembin catine e familjes tuaj .

  9. Krio says:

    si shume politikane duket vjehra

  10. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Vetem respect per zonjen, cdo gje qe ka shkrojtur eshte mese e vertete. Sa per nusen, ajo thjesht ka mare chekun e bardhe dhe kaq.

  11. Molli says:

    Nusja e djalit eshte hipnotizuar, verbuar nga Sali Berisha dhe ka rene ne dashuri me Plakun e Mjere Mero! Turp per nje grua ne moshen e saj te verbohet kaq shume nga nje kriminel, vrases, mashtrues dhe genjeshtar dhe vjedhes (me te gjithe familjen, perfshi ketu dhe krushkun e tij Luan Malltezi! Nuk e kuptoj se si mund te pranoje biri i juaj te kete grua nje te tille oa tru fare! Te presim dhe te shohim fundin e Koncertit ne Vitin 2021!

  12. Ish votuesi demokrat. says:

    Keto jane pergjigje te pastra e te kthjellta per te gjithe ata qe presin nga DASH t’ju tregoje per korrupsionin e plakut skile. E neveritshme sidomos per ata dhjetra analiste qe bejne sikur nuk i dine e presin qe geshtenjat ti nxjerri nga zjarrri Amerika. Bravo per kete zone dhe turp per nusen e djalit te saj qe duket si kukull budallaqe.

  13. Fevzo says:

    Floriana Garo dashnora e dikurshme dhe aktuale e Fevziut, nje femer e lig dhe ambicioze pa formimin as me elementar, i bashkohet perhere njerezve dhe kauzave te deshtuara.
    Me vjen keq per zonjen Lumturi po ca te ben femija nuk ta ben as perendia. Nje nuse e tille idiote dhe e lige eshte hall.

  14. Nuk says:

    Vjerra i di cfare shkruan, bravo.
    Kjo i la djalin per Partine.
    Ti kishte mend ne koke rrinte ne Gjeneve.
    Iriqi do ferre.
    Kjo do i kete thene burrit, nuk e gjej veten ketu s‘kam hapsire si intelektuale?.
    Ja ku e gjen veten ne stadium , te rendesishme me hajvane.
    Idiotet e Atdheut therrasin, deshtaket vijne.( bashke me ate te amerikes)

  15. Perse e kan te nevojeshme disa femra qytetare ,te bukura ,
    te ndyjne Imazhin e vet duke u zhgrryer ne llumin e shoqerise?

    1. Gjani says:

      Fjala e urtë popullore thot:” Po më mashtrove herën e parë , nuk t’a bëj hallall! Po më mashtrove sërish halla do e keshë” Por, si që duket për disa njerzë nuk vlen kjo e thën! Disa vazhdojn të mashtrohën nga mashtruesit, hajdutetë dhe trademark e kombitë.
      Por, do ishte mirë që shumica e qytetarva edhe të “demokratve” ta kishin kujtesën dhe vigjilencën e zonjës-Vjehrrës aferim

  16. ela says:

    Bravo fix,me mire ska

  17. enea says:

    sa bukur ja ke renditur ketij mosre qe arriti,ti mbush mendjen nje pjiese te mire te popullit demokrat ,qe arijne te arrojne kaq shpejt te zezat qe i solli ketij vendi ky maloku i vicidollit…

  18. Flojana do ti rrjepi ca dallare Sali kermes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje