Këshilli Kombëtar shkarkon Palokën dhe anëtarët që aderuan në “Foltore”, Bardhi: Sillen si celulë ilegale

12 Dhjetor 2021, 21:35Politika TEMA

Me 251 vota pro, 4 kundër dhe dy fletë të pavlefshme, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi kërkesën për shkarkimin nga detyrat partiake te Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka si dhe anëtarëve të kryesisë: Flamur Noka Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi, të sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi, Ledina Mandia.

Ndërkohë i miratua edhe shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve të PD që u ishin bashkuar “Foltores” së Sali Berishës.

“Foltorja” e Sali Berishës u cilësua si “një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në zhbërjen e saj si forca më properëndimore në vend, duke  synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbrojtjen e interesave personale”, Këshilli Kombëtar i PD ka bërë një hap të mëtejshëm.

I mbledhur sot nga lideri Lulzim Basha,  sipas burimeve ka vendosur për votim të fshehtë mbi propozimin e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë që shkelën vendimin e kryesisë dhe organizuan atë që cilësohet një strukturë paralele, e kulmuar në Kuvendin e djeshëm.

Termi shkarkim nuk nënkupton edhe përjashtim nga partia, sipas Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi. “Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funksionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar”.

Sipas tij, “rebelët” “janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD. Për ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, përveç kjo trupë që sillet si cëlulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset institucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD”.

Vendimin për shkarkim dhe jo përjashtim Bardhi e justifikon me faktin që “për të mos i fryrë përçarjes”.

5 komente në “Këshilli Kombëtar shkarkon Palokën dhe anëtarët që aderuan në “Foltore”, Bardhi: Sillen si celulë ilegale”

  1. Malo says:

    Kare komplet je,Po ku i ke numrat ti o Kare kush te vjene pase ty,dile ne Baze Edhe shikoje sa mbeshtes ke,une nuk jame anetare i PD por e shof se si ju kerkoni ti beni njerzit per Budallenje,une kuptoje qe Basha e ti do ik i por Kure te merni urdher athere ju keni bere detyren,me pare skeni bythe te largoheni as me Avionin qe Basha ka ne dispozicion.

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Sa i mënçëm qënke or Malo të keqen! Mund t’më çkoqitësh ti mua, çfarë do e gjente Berishën që gjithë ato vendime që mori në Kuvendin e 11 Dhjetorit ti merte në 18 Dhjetor kur u caktua data nga strukturat legale të PD të dala nga zgjedhjet brënda saj në Korrik? Dhe më tej, kush akoma e ndalon të shkojë me gjithë njerzit e tij në datën 18 Dhjetor? Dhe nëse nuk shkon, kush thua të jetë arsyeja?
      Berisha, or Malo Xhani, nuk mund t’a mendoj që të marrë pjesë në një kuvend ku mund të flasin të tjerë veç tij dhe të thonë gjëra ndryshe nga ato që ai ka qejf të dëgjojë. Në një ambient të tillë ku nuk këndon vetëm një kaposh dhe ky të jetë ai vetë, Berishës i zihet fryma dhe nuk qëndron dotë. Ai pjesmarrësit i konsideron vetëm si duartrokitsa dhe asgjë më shumë, ai do të mos kundërshtohet nga askush dhe për asgjë. Skllevër do Berisha, o Malo, vetëm skllevërit e lumturojnë dhe bëjnë të arrij çdo qëllim. Berisha nuk do askënd në këtë botë, ai i trajton të tjerët vetëm si vegla për arritjen e qëllimit dhe më pas i flakë si leckë të pavlerë.

    2. Ilir says:

      Ka RREGULLA o Malo! Cdo gje fillon nga rregullat è ligjet e percaktuara bashkarisht. Kete NUK è kuptojme ne shqipo qe, Ligjet e Rregullat behen per t’u RESPEKTUAR. Prandaj dhe perfitojne ata qe u drejtohen turmave ne Shqiperi. Ua bejne mendjen pordhe turmave qe I ndjekin ca per interesa meskine e ca per pasion te verber dhe… E ha sa krahu Shqiperia gjithnje. Numrat mund ti kete,( po them mund sepse une mendoj qe edhe numra si ka) berisha. Por per sa kohe shkel rregullat, statutin e PD ne kete rast, ESHTE GJYKATA qe e dhjet mé té, berishen dhe ata haxhiqamilet è tjere qe e ndjekin. Ligji njeh PD dhe kryesine è zgjedhur sipas statuti. Berisha ha m… kot.

  2. pjeter says:

    Per antaret qe “aderuan”!!!!!!!
    Nuk ishte me mire:per antaret qe moren pjese,pjestare te……, Pjesemarres?????,nuk ka fjale ne fjalorin shqip “aderim”.

  3. jeni mire says:

    Bardhi, pyet Argiten si ja doli me hunden dhe shko e rregulloje se s’te ben njeri kryetar ty me ate hunde. Dalin nga breket e Saliut avash avash njesoj si…ato qe i shpetojne Saliut rruges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje