Mbledhja e grupit parlamentar, zbardhen udhëzimet e Bashës për deputetët

13 Dhjetor 2021, 11:32Politika TEMA

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD ku u miratua rezoluta për situatën si dhe u shkarkuan nga funksionet disa prej mbështetësve të Kuvendit të Foltores, Lulzim Basha zhvilloi një takim me grupi parlamentar.

Basha iu kërkoi deputetëve që aktivitetin parlamentar këtë javë ta ndërthurin dhe me përgatitjet në strukturat e partisë me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor.

Basha e përcaktoi 18 dhjetorin si një ditë vendimtare për të ardhmen e PD, në të cilën nuk do t’u flasë vetëm demokratëve, por gjithë shqiptarëve, e që do të projektojë modelin e ri të funksionimit dhe të aktivitetit politik të Partisë Demokratike.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje