Të shtunën në mbrëmje në prani të anëtarëve të kryesisë, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat ku njoftoi shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD.
Basha njoftoi gjithashtu se do t’i propozonte Këshillit Kombëtar të dielën edhe disa vendime nga ana e tij sa takon “disa funksioneve të tjera të shpërdoruara në këtë proces që kanë të bëjnë me drejtimit politik të Partisë dhe drejtimin parlamentar të Partisë”
Ndryshe nga sa tha të shtunën në mbrëmje, të dielën në mesditë nuk u pa asnjë vendim shtesë përveç miratimit të rezolutës dhe shkarkimit të disa anetarëve të kryesisë.
Gazment Bardhi sqaroi gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar se kryesia nuk do të merrte asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funksionet.
“Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD. Për ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, përveç kësaj trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset institucioneve legjitime të partisë”, tha Bardhi.
Deri këtu edhe pritej nga njëra palë. Ajo që nuk pritej është interpretimi i vendimit ose se paku e paargumentuar siç duhet.
Sepse nëse do ndjekim logjiken e strukturave zyrtare nëse të shkarkuarit kanë shkelur statutin po 4446 delegatët që votuan për shkarkimin e Bashës, kryesisë dhe lidershipit të partisë çfarë kanë shkelur?
Deri më tash nuk është thënë asnjë fjalë nga strukturat zyrtare për delegatët e pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit, aty ku është edhe thembra e Akilit.
A ishin delegatë ate që morën pjesë në Kuvendin e të shtunës dhe aq në numer sa u pretendua nga njera palë? Sepse Gazment Bardhi nje dite para Kuvendit te 11 dhjetorit listonte emra delegatesh duke folur se ata ishin legjitimët qe do shkojne ne Kuvendin e 18 dhjetorit.
Por të shtunën situata ndryshoi. Asnjë fjalë nga PD-ja zyrtare për ta.
Sepse gjithçka në fakt në gjithë këtë debat varet vetëm nga delegatët që Sali Berisha pretendoi se kishte 4935 në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe në anën tjetër edhe Basha pretendon se ka 5200 delegate që kanë firmosur për 18 dhjetorin.
Pra me këtë logjike i bie që janë po të njëjtët që me 11 dhjetor e shkarkuan, por që kësaj here do i duhen Bashës edhe për 18 dhjetor për të shkarkuar palën tjetër… një situatë absurdi politik.(SI)
E dini ku qendron e keqja te ne shqiptaret?!!
Ne merremi me te keqen, me mutin dmth, duke u marre e bejme pis “shkopin” nga te dyja anet e pastaj ske nga ta kapesh!!
Ja, kjo ndodh, ndaj jemi keshtu ne pik te hallit.
Qendrimi qe duhet mbajtur ndaj te keqes, duhet te jete KATEGORIK, mosperfilles.
Qekur u mbajt “kuçkevendi” spo gjejn rehat gjithe media, si gazetat si tv, rrine e merren e japin rendesi nje procesi ilegal.
Cfare beri shteti USA ne protestat rreth capitolit??? i morri per bythe e u rrasi brenda, dhe su fol me shume se 1 dite.
Nje rast tjeter, jo me shume se 1 muaj, gjate protestave novax ne itali, u shafaqen disa antare te nje partie ekstremiste, e me pas ne mbledhjen me te pare te parlamentit, e votuan, dhe e eliminuan si parti, dhe vazhduan arrestimet.
Ndersa ketu per nje kuvend alla berisha, jasht cdo llogjike e ligji, kushedi sa do zgjase.
popull leshi.