Dokumenti: Nga Vokshi tek Këlliçi, PD kallëzon në SPAK pesë ish-funksionarë për përdorimin e vulës dhe simboleve të PD

13 Dhjetor 2021, 11:55Politika TEMA

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK përfaqësues të “Foltores” për falsifikimin e vulës së PD-së. Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli.

PD i akuzon këta persona për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190, paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

ë kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë persona që kane pasur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore.

PD e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

1 komente në “Dokumenti: Nga Vokshi tek Këlliçi, PD kallëzon në SPAK pesë ish-funksionarë për përdorimin e vulës dhe simboleve të PD”

  1. Boyle says:

    I ndertuar z. Kryetar ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje