Kallëzimi në SPAK për komisionin e Kuvendit, Berisha: Opozita nuk është as vulë as bravë! Basha është tmerruar nga shkarkimi, ka prekur fundin e tij

13 Dhjetor 2021, 13:17Politika TEMA

Pas lajmit se PD ka kallëzuar në SPAK organizatorët e kuvendit kombëtar të së shtunës, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një positimi në rrjetet sociale.

Berisha shkruan se opozita nuk është as vule as bravë.

Ndër të tjera, shkruan se veprimi i Lulzim Bashës tregon pse ai shkon nga humbja në humbje pas çdo zgjedhje, ndërsa hedh akuza se opozita e Bashës është fasadë dhe ai është peng i Ramës.

“Opozita nuk eshte as vule as brave!

I tmerruar nga vendimi për shkarkimin me 4446 vota ne Kuvendin e Partisë Demokratike datë 11.12.2021 pengu i Edi Ramës vendosi që me këshillën dhe mbështetjen e pengmarrësit te tij të padisë sot në SPAK vullnetin e mijëra demokrateve të shprehur masivisht kundër tij, si asnjëherë më parë në historinë e Partisë Demokratike!

Ky veprim i dëshpëruar për të kërkuar ndihmë tek Edi Rama dhe falangat e tij në drejtësi provon dhe një herë faqe botës se arsyeja e vetme përse PD kalon prej vitesh nga humbja në humbje është pazari i peng-Bashës me Edi Ramën!

Akte të tilla tregojnë se ish lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral.

Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!

Eshtë i pashpresë!

Koha kur kauzat e qytetarëve dhe sakrificat e demokratëve blatoheshin si kurban në altarin e pazareve të tij me Edi Ramën ka marrë fund më dt 11.12.2021! Shqipëria nuk meriton dhe nuk do të ketë kurrë më një opozite dhe pluralizëm fasadë!

Kuvendi Kombëtar, si  forumi  më i lartë i partisë  ka miratuar vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike, e cila në vetvete mbart simbolet e 11 dhjetorit 1990. Këto simbole  mbajnë historinë, djersën dhe gjakun e mijra demokratëve që kanë sakrifikuar deri në akte sublime për vlerat e lirisë, fjalës dhe konservatorizmit. Këto vlera që ne i kemi mbrojtur dhe vazhdojmë t’i mbrojmë fort, u përballën me forcat e errëta të diktaturës dhe nuk  humbën, por u rikthyen më të fuqishme . Aq më pak do mundet ti  zhbëjë drejtësia e kontrolluar nga Rama i cili  tashmë është  rreshtuar fort dhe zellshëm në krah të  atyre që me veprime  korruptive tentuan të çojnë drejt shkatërrimit Partinë Demokratike.

Karrigethyeri i Edi Ramës dhe gaztorët e tij do marrin përgjigjen përfundimtare nga vota e dhjetëra mijëra demokratëve ne referendumin që do zhvillohet në dt 18.12.2021.

Ftojmë të gjithë demokratët te punojmë bashkë çdo ditë, orë e sekondë deri kur të kemi një Parti Demokratike të vlerave konservatore, më të fortë me te hapur më të bashkuar dhe mbi te gjitha SOVRANE dhe FITUESE!

Komisioni për Rithemelimin e PD-së”, shkruan Berisha.

4 komente në “Kallëzimi në SPAK për komisionin e Kuvendit, Berisha: Opozita nuk është as vulë as bravë! Basha është tmerruar nga shkarkimi, ka prekur fundin e tij”

  1. BABALE i PD says:

    KJO PERGJIGJE TREGONE HAPUR FRIKEN E KOMUNISIT BERRISHA E KUPTONE QE PO I VJEN FUNDI

    1. ben. says:

      Sa me shume lulka ,ingranon shtetin ,ramen dhe ambasaden ,aq me i shpejte dhe i keq do jete fundi i tij.
      Nuk mbahet opozita me kercenime dhe gjykata, nuk e mbajti dot ramiz alia, nuk e mbajne dot komunistet sorosiane.
      E verteta duket se lulka paska qene ushtar i bindur i sorosit dhe rames, kujton se mund te mbaje me dhune opoziten , sa mjeran qenka.

  2. Buda says:

    Ka thene te verteten per here te pare ne jeten e nxire te tij: Ne SPAK duhet te dergohet Berisha jo vula e tij.

  3. Haxhi Qamili i shek.te 21 says:

    Po ti o heroi i tombit,kur ke fituar,fitove ne 91,apo fitove ne 92,fitove referendumin ne 94,apo fitove ne 96,fitove ne 2000.kur fitove ti,o heroi i madh kombkar,qe per interesat tua dhe atyre qe ju sherben,se je steke e vjeter ti,shkatrrove kete kete vend,e vodhe,e dogje,e vrave dhe tani qe te erdhi veza me dale,nuk te ze gjumi naten,se te kujtohen viktimat dhe e din shume mire,qe te gjitha ne kete dynja lahen.Me turp e fillove,dhe me turp,po e mbyll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje