Grupi organizator i Kuvendit reagon ndaj Bashës: Ripërtype shpifjet e mediave të Ramës, rrope financat e PD-së me kompaninë e të afërmve të tu

13 Dhjetor 2021, 19:36Politika TEMA

Organizatorët e Kuvendit të Berishës kanë reaguar për deklaratat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha lidhur me kostot e Kuvendit të datës 11 dhjetor.

Grupi organizator i ka quajtur deklaratat e Bashës ripërtypje të mediave të Edi Ramës.

Në fund grupimi thotë se e mirëkupton zemërimin e Bashës se përse nuk u organizua Kuvendi me kompaninë e të afërmve të tij duke hedhur akuza se ka rrjepur financat e PD-së.

Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Rames për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike.

Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim. Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste.

Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë!

E mirëkuptojmë zemërimin e z.Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona”-thuhet në deklaratë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje