Çlirim Gjata: Basha po ikën gradualisht, Kuvendi shpëtoi PD nga shpërbërja

13 Dhjetor 2021, 21:40Politika TEMA

Çlirim Gjata, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD thotë se Lulzim Basha nuk ka rrugë tjetër përveçse të pranoi vendimin e Kuvendit Kombëtar.

Selia dhe vula thotë ai janë të partisë dhe jo të Bashës, ndaj me zhvillimin e mbledhjes sot në seli është respektuar vendimi i Kuvendit.

“Çfarë ndodhi në Kuvend? Shpëtoi PD nga shpërbërja! Kam qenë i shqetësuar për shpërbërjen por pas Kuvendit mendoj se PD ka shpëtuar nga shpërbërja e bazës”, tha Gjata.

Sipas tij nuk kishte nevojë për të marrë vendim për të shkuar në seli se kjo do të ishte absurde.

Ai parashikon se gradualisht Basha do të pranoi vendimin dhe do të tërhiqet.

“Nuk ka nevojë për dhunë, askush nuk guxon të ushtrojë dhunë. Gradualisht po ikën (Basha), po lë deklaratat dëshpëruese”, deklaroi Gjata.

6 komente në “Çlirim Gjata: Basha po ikën gradualisht, Kuvendi shpëtoi PD nga shpërbërja”

  1. Turp per dumbabistët says:

    Ky eshte kokrra e maskarait. Me mire votoj per Kujtim Gjuzin se sa per nje parti ku vegjeton ky derri i Rustemit.

  2. Katundari digital says:

    E imagjinoni ky eshte cuni i Rustem Gjates. Megjithate asgje cudi kur Saliu eshte idhulli i te”djathteve” shqiptare.

  3. Boston says:

    Foli ky zagari i sales…….
    Nje antiamerikan me patente….
    Nje armik i betuar i Reformes ne Drejtesi e drejtuar nga USA..
    Fare e keqe……

  4. american16al says:

    Ky eshte nje nga me llafazanet i bezdisur dhe i c’ekulibruat, eshte njesoj nje sozi i Berishes ne sjellje, keta jane sejmenet e Berishes qe i servilosen atij.

  5. Dardan says:

    I biri i spiunit te UDB-se do te mbeshtese spiunin e Milloshevicit.

  6. Loni pe Kolkondasi says:

    Sa i “zgjuar” është ky shejtan, ka nuhatje të madhe, e kupton që “do bëhen dardhat sivjet meqë i haen atij”. Do iki gradualisht thotë për Bashën! Sidoqoftë është dobiç, zor se mund t’a fusë vehten në veprime joligjore sepse e di që do t’a hante më shumë se të tjerët ngaqë është jurist dhe i di ligjet. Si derr në thes mund të bjerë vetëm Ristani, ai lumë madh, pas nja dy-tre dopiove, se ka për gjë të shkel me të dyja këmbët çdo ligj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje