Zbardhet dëshmia e shokut të Jurgen Dukës: Sherri nisi për radhën në market dhe u qëllua me armë

14 Dhjetor 2021, 10:18Kronika TEMA

Një sherr për motive banale i nisur brenda marketit në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet i mori jetën 29-vjeçarit Jurgen Duka. Ky besohet se ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë.

Gazetari Besar Bajraktari, mëson se shoku i viktimës i cili ka qenë së bashku me të në momentin e ngjarjes, ka thënë deklaruar në polici dinamikën e krimit.

Sipas dëshmisë së shokut të 29-vjeçarit, sherri mes Jurgen Dukës dhe autorit misterioz nisi për radhën në market.

Të dy ndodheshin brenda dyqanit dhe mes tyre nisi debati se kush do të paguante i pari. Në konflikt e sipër, autori i paidentifikuar e qëlloi me armë Jurgen Dukën duke e lënë të plagosur.

Por për shkak të plagëve, 29-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës. Ndërsa autori u largua nga vendngjarja me makinë.

Policia e Tiranës ka mbledhur kamerat e sigurisë në zonë dhe ka nisur analizimin e tyre. Jurgen Duka ka qenë person me prexedent të mëparshëm penal.

2 komente në “Zbardhet dëshmia e shokut të Jurgen Dukës: Sherri nisi për radhën në market dhe u qëllua me armë”

  1. Realisti says:

    Eshte e pabesueshme dhe per te te ardhur keq se ne cfare niveli komunikimi ka rene shoqeria shqiptare ne 2021. Te vritesh per radhen ne supermarket!!! Kjo eshte nje trashesi mendjeje e pabesueshme. Respekto radhen. Kaq e thjeshte eshte. Mos u fut pa radhe. Edhe po u fut dikush pa radhe, mos e vrit, ska kuptim. 29 vjec te vdesesh se u fute pa radhe dmth…

    1. Timi says:

      Keta nuk jane njerez, keta jane monstra qe duhen djegur me benzine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje