Baton Haxhiu: DASH reagon kur ka dyshim për ambasadorët në popullatë

15 Dhjetor 2021, 21:30Politika TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon në momentet ku ka dyshim brenda popullatës lokale për ambasadorët. Kështu u shpreh në emisionin “Shock” analisti Baton Haxhiu.

Ai tha se DASH është një mbështetje shtesë për çfarëdo dyshimi që krijohet në perceptimin e njerëzve karshi ambasadorit dhe ambasadës në vend.

“Ambasadorët kur jetojnë në ambiente lokale, krijojnë miq, duhet të japin disa deklarata dhe mund të krijojnë situata të afërsisë me të tjerët”, tha Baton Haxhiu.

Baton Haxhiu iu referua deklaratës së DASH, përmes të cilës i ka cilësuar si të pajustifikuara akuzat e ish-kryeministrit Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim.

Berisha deklaroi se Kim po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, ndërsa zëdhënësi i DASH, Ned Price hodhi poshtë akuzat.

2 komente në “Baton Haxhiu: DASH reagon kur ka dyshim për ambasadorët në popullatë”

  1. alphade says:

    Ky Batoni me duket se flet me mire serbisht se sa shqip !
    Asnje fjale s’i merret vesht ne shqip, apo mos i duket vet-
    intelektual me ato piruetat morfologjike- sintaktike ! Fol,
    more burre shkoqur ! Cfare ke dashte me thene per DASH-n
    s’u mor vesht ?! mbase edhe gazetaret tane kane faj qe nuk
    dine te sqarojne dhe mbjellin vecse konfuzion ?! S’dijne, s’doj-
    ne apo e bejne me qellim …..!

  2. Sara says:

    mul e di per serbet e bullgaret ( se sa per vllehet e greket ne fakt jane njee gjak me ne) po askush nuk e konteston ambasadoren KIm, perkundrazi, eshte me e e lezetshmja dhe e kendshmja qe kemi pasur ndonjehere pre DC ketu
    Go Kim go, you make us proud to be us!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje