PD reagon pas kërcënimeve të Berishës: Stop gjuhës së urrejtjes dhe linçimit

15 Dhjetor 2021, 18:21Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për incidentin e ndodhur ditën e sotme në selinë blu.

Me anë të një reagimi zyrtar, PD thotë se Berisha e ka humbur etikën e komunikimit teksa i bën thirrje shoqërisë shqiptare që të ndahet nga politika e vjetër.

Sipas selisë blu, demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, dhe ata zgjedhin të ardhmen.

Njoftimi i PD-së:

Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës.

Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin.

Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit.

Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje