Nga Ylli Pata
Hetimi i korrupsionit të lartë apo abuzimit të zyrtarëve të lartë me fondet publike është një proces që në Shqipëri tashmë ka nisur.
I është hapur rruga si pasojë e zbatimit të Reformës në Drejtësi, që është një proces revolucionar i nivelit të lartë në Shqipëri.
Proces që si shtyllë të saj ka selektimin dhe përzgjedhjen jo direkt nga politika të zyrtarëve të Prokurorive e gjykatave, vettingun e tyre nga dy trupa gjyqësore, Prokurorinë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit-SPAK, Gjykatën e Posaçme, e natyrisht Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit-BKH nuk ka shumë kohë që është instaluar në mënyrën e plotë, ku ka rekrutuar administratën e ka krijuar një bërthamë ekipore për të zhvilluar hetimet.
Ajo që është e rëndësishme në këtë proces është se prokurorët dhe hetuesit e SPAK e BKH-së, nuk kanë marrë linçime publike e shantazhe nga qeveria e mazhoranca, siç ka ndodhur vite më parë. Kur sapo prokuroria e atëhershme niste një hetim që prekte sferat e larta të pushtetit, shantazhohej egërsisht që nga Kryeministri.
Shumë i quajnë “epike” ndërkohë që janë tragjike sulmet dhe dhuna verbale e Sali Berishës ndaj krerëve të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme që nga viti 1997: Agim Tirana, apo pas 2007-s, Zamir Shtylla, apo kundër Theodhori Sollakut e Ina Ramës, pikërisht kur nisën hetime të mëdha, siç janë ato për çështjen e Remzi Hoxhës, Gërdecin apo 21 janari.
Tashmë kjo tabu ka rënë, ngaqë ka nisur të zbatohet “revolucioni” në drejtësi, ku nuk ka më të paprekshëm, por vetëm procese hetimi.
E në këtë suazë, ka rëndësi mbulimi apo raportimi i saktë i aksioneve të Prokurorisë Speciale.
Ka një ndryshim të rëndësishëm në këtë proces, pasi SPAK kur nis një hetim të tijin, publikon një njoftim shtypi që është realisht i bollshëm për të krijuar ide mbi ngjarjen e raportuar në mënyrë të drejtë.
Rasti i djeshëm i arrestimit të Lefter Kokës, e i hetimit për impjantin e mbetjeve të Elbasanit që ka marrë shkas nga materiali që LSI ka dërguar në Prokurorinë Speciale është krejt i qartë.
Prokuroria Speciale njofton se pas mbërritjes së materialit nga LSI, SPAK ka hetuar dhe ka arritur në një bindje apo dyshim të logjikshëm të tij se jemi para një shkelje ligji. Ka nisur hetimin; ka bërë arrestime, e madje edhe sekuestrime pronash e asetesh financiare.
Por çfarë ndodhi mbrëmë? Pamë “profetë mediatikë” që edhe pse e përshëndesnin këtë aksion, kanalizonin se ku duhet të shkojnë hetimet, plus që disa kishin dyshime se këto hetime janë të dirigjuara.
E këto “profetë” janë qenë ato, të cilët kur Adriatik Llalla ka qenë kryeprokuror i Republikës, kanë shërbyer si limfa linçimi të tij, vetëm e vetëm që të ndalonin më pas hetimet mbi Llallën që rezultoi të ishte penguesi i hetimeve të korrupsionit të nivelit të lartë në vend, e natyrisht institucioni kyç që pengoi instalimin e institucioneve të drejtësisë së re në vend.
Ishte një kohë, kur nga Prokuroria e Llallës madje, u përdorën hetime në “zbatim të ligjit të dekriminalizimit” që kishin qëllim politik të ndryshonin numrat politik në Kuvend, në mënyrë që të ndryshonin qeverinë.
Mbahet mend aksioni i vitit 2016-2017, ndëshkimi për vepra të pavërtetuara ndaj Shkëlqim Selamit, apo edhe deputetëve të tjerë, thjesht e vetëm për të shërbyer në misionin që kishte nisur Ilir Meta me Koço Kokëdhimën për një qeveri me në krye Rexhep Meidanin.
Siç mbahet mend raportimi krejt frenetic gati në ekstazë për çështjen e Saimir Tahirit, ku megjithë problematikën, të cilën koha po e sjell në vetën e vet, frenezia nuk kishte lidhje me ndjekjen penale apo hetimet.
Gjithashtu ajo që është më e rëndësishmja, është se kur kemi të bëjmë me ngjarje krejt të qarta e të forta publike korrupsioni e abuzimi si rasti “Remzi Hoxha”, “Gërdeci” apo “21 janari” këto thonë “ahuuu, iku ai muhabet, tjetër mesele”, e bëjnë sikur nuk ekzistojnë.
Por kur kanë ngjarje që prekin politikanë apo zyrtarë të tjerë i stërhollojnë, i stërkomentojnë.
E mbani mend rastin e Fatmir Mediut, i cili është ku e ku me ngjarjen e djeshme ku SPAK në mënyrë të ashpër jo vetëm ka arrestuar një ish-ministër që është edhe biznesmen i njohur, por i ka sekuestruar një fabrikë që ai e ka blerë shumë vjet më parë, përpara se të bëhet ministër Mjedisi.
Në rastin e Mediut, SPAK kërkoi pas shkresës së familjarëve të familjeve të Gërdecit që thjesht të hapen hetimet. Thjesht të hetohet. Këta “profetë mediatikë” shpërthyen në breshëri se hetimet nuk mund të hapeshin se çështja është hetuar e gjykuar njëherë.
Kur në fakt asnjëherë nuk ishte hetuar as Fatmir Mediu, pasi shpëtoi nga imuniteti, por as korrupsioni që çoi në ndërtimin e fabrikës së vdekjes në Gërdec.
E ashtu mbrëmë, kërkonin se kush duhet të hetohet, e si duhet të zhvillohen hetimet.
Ka një gjë tashmë që duhet kuptuar. Hetime do të zhvillohen, pasi po shtrohet rruga e SPAK e BKH-së, e natyrisht që do të jetë e gjatë kjo rrugë, mjafton që vullneti politik të mos çojë në bllokimin e tyre.
Por natyrisht që hetimet nuk janë të vërteta absolute, apo verdikte universale.
Në aksionin e madh 3-4 vjeçar të grupit të famshëm të prokurorëve të Milanos që drejtuan operacionin “Mani Pulite”, shumica e pretencave të tyre nuk u miratuan nga gjykatat. Mjaft politikanë u shpallën të pafajshëm, por pati shumë prej tyre që u ndëshkuan.
Një aradhë biznesmenësh dolën nga burgjet, siç pati prej tyre që u shokuan e vranë veten, duke i dhënë mundësi kundërshtarëve politikë të antikorrupsionit të akuzojnë Antonio Di Pietron e shokët e tyre si “jakobinistë”.
Edhe sot “anti-jakobinistët” tanë janë gati për të linçuar prokurorët e SPAK-ut. Në dosjen e parë që ata do të hapin për “trustin e lulelakrës”, një trust që duket se nuk pushon së ushqyeri me para një lukuni njerëzish e panelistësh që për gjithë këto vite na bëjnë moral në television, vetëm me një qëllim të vetëm; që të mos happen dosjet e pak vetëve.
Gjithçka doli në dritë, u dekonspirua nga Departamenti Amerikan i Shtetit me non grata-n e Sali Berishës për të parë sa i fortë e i majmë na qenka ky lob që s’i ka asgjë 1 milion euro për ca konferencëra.
Megjithatë, akulli është thyer tashmë e hapja e dosjeve për politikanët e lartë nuk është më një gjë e pamundur për prokurorët e SPAK-ut, ndaj të cilëve ka presione të egra prej vitesh e ditësh. Të cilët këto “profetët mediatikë” nuk i kanë raportuar asnjëherë…
A-SPAKU eshte pjese e sistemit te korruptuar.po te mos ishte kapur Adriatik Llala ne itali,nuk arrestohej as ter koka.Te spostohet vemendja.Nuk them se koka eshte i paster.gjithe durresi i njeh .Por inceleratoret do te dalin bllof.Ne ate kohe ishin funzionare te larte te LSI.Sigurisht qe te ardhura i fuste ne xhep edhe Likemonika.Madje ,si garanci arkivonte edhe dokumenta.Pse keto dokumenta i nxorren pas dezertimit dhe jo ne kohe,qe demi ndaj shtetit te parandalohej?
“Profetet mediatike” jane llumi i ketij vendi. Mos krahasoni qendrimin e qeverise Rama ndaj veprime e te organeve te drejtesise, me ato te sali berishes. SPAK dhe drejtesia e re AS QE DO TE VENDOSEJ po te mos ishte Rama ne pushtet. Sot do te ishit akoma duke degjuar PORDHET è Llalles e xhin xhonit… PA DISKUTIM. Por shqipot harrojne shume shpejt! Mjafton nje “shashke mediatike” dhe…. si peshqit.
Le te shpresojme se me e mira do behet . Good luck to all of us /
Po doli jashte vendit Cim Peka , me siguri qe nuk do te kthehet me , sepse do ta marrin per ekzemplar te rralle majmunesh per ne kopesht zoologjik .
Artikull lemsh. Argumente kontradiktore. Partizanet ishin vesh si gjermane …
Ia fut qesim pa asnje verifikim. Se ku e ka lexuar ky qe shumica e pretencave nuk u pranuan nga gjykatat, as vete nuk e di. Apo i di shqiptaret akoma gjinje pa shkolle si puna e vet, qe besojne te gjitha broçkullat qe grafis ky. Proceset qe prodhoi Mani Pulite nisen me 25 mije e 400 avvisi di garanzia (njoftime per venien ne hetim), 4525 arrestime, 1069 politikane te perfshire vetem ne 2 vjet hetimi nga ekipi i Milanos dhe 1300 denime apo marreveshje perfundimtare. Vetem 430 te pafajshem. Po ylli pata eshte me keq se Lul Basha ne matematike. 430 veta ne 4525 (me pak se nje e dhjeta) per te jane shumica.
Ore, po sa paguhen keta gazetare, per kuriozitet?
http://www.rainews.it/dl/rainews/media/Tangentopoli-Mani-Pulite-25-anni-dopo-volti-fatti-numeri-b8f11d5c-4726-4355-8311-85c28b7c4620.html
Nga 25400 çështje hetimi të hapura me vetëm 1300 dënime dhe nuk qenkan të dështuara shumica????
Ore njeri po nuk e ke mësuar tabelën e shumëzimit në fillore këtu në Shqipëri studio ç’të duash në Itali !
Trembëdhjetë mijë dënime do ishin shumica jo 1300 ,një e dhjeta….
Analfabet funksional…që di të lexosh por që nuk kupton çfarë lexon…i tillë je!
Idiot. Pretencen e ben prokurori ne gjyq vetem ndaj atyre qe jane nen akuze. Ylli Pata shkruan shumica e pretencave u kthyen nga gjykata. Une kete kundershtova. Po ti je koqe e kupton akoma me pak. Nen hetim mund te jem dhe une, po kur nuk ka prova hetimi.mbyllet dhe pushon çeshtja. I hetuar dhe i akuzuar jane dy kategori te ndryshme ligjore. Shqip, pretenca behet vetem ne gjyq dhe vetem ndaj te akuzuarve. Akuza formale eshte tjeter gje dhe vazhdon ne proces. Nuk behen pretenca (term qe perdoret ne shqiperi vetem) per persona per te cilet nuk eshte formuluar akuze, tani shko shiko dhe njehere shifrat sa jane te akuzuar e sa jane shpallur jofajtore nga gjykatat. Pastaj shko i thuaj analfabet funksional vetes tende e kujt te gjesh ne shtepi.
O Ylli ! Optizmin qe krijoi SPAK para se te kompletohej se ne Shqiperi do te kishte me ne fund drejtesi, ka rene dhe eshte drejte gremines. Te me diskutosh ketu qe arrestohet Lefter Koka dhe SPAK po funksionon, nuk eshte e vertete. Po Sali Berisha qe ka 30 vjet dhe thote se nuk ka vjedhur, nuk kam vrare, nuk ka falur Shqiperine, pse nuk arrestohet?! KJo eshte drejtesia e re, kjo eshte demokracia?! Sali Berishes po i rruajne pallen e qelbur dhe kjo tregon se jane te inkriminuar plotesisht; nje bythe Adriatik LLalla e lane e iku ne Itali kur mund ti merrnin pasaporten nje polic e jo me me thua se ka filluar drejtesia. Nje mut ka pasur, nje mut ka dhe nje mut do kete drejtesi ne Shqiperi edhe ne qoftese arrestohet Sali Berisha se krimet e tij tani kane mbuluar çdo qelize te gjalle. Si s’doli nje ta merrte vete hakun, kaq te pjerdhur jane “trimat” qe mburren duke kryqezuar duarte e bejne gjoja shqiponjen!?
Aty ben pjese dhe ti mjerani-mjero qe i ben fresk sipas rradhes cdo hajduti,si saliut,édit,ilirit dhe çdokujt.
Entuziazëm i pa justifikuar për SPAK. Nuk është duke bërë atë që kemi pritur. Dyshoj që akoma nuk e ka guximin të përballet me çështjet madhore, për të cilat është i interesuar populli. Saliun nuk ka kurajo ta hetojë për asnjë nga krimet e shumta vrasjeve dhe korrupsionit që ka bërë. Gjithsesi, le të shohim çfarë do bëjë në të ardhmen. Të shpresojmë.
Te shpresojme se ky komb eshte ne gjendje te prodhoje mjaftueshem njerez me VLERA, te afte per te mundesuar fshirjen nga ekranet kombetare te njerzve ANTIVLERA!
Jemi ne nje situate qe ngjan me ate te 100 viteve me pare kur Shqiptaret e Medhenj te kohes, me mbeshtetjen e Amerikes siguruan vazhdimesine e ketij kombi te kercenuar me zhdukje.