Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, pasi ky i fundit shprehu shqetësimin për deklaratat e Berishës për ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Berisha thekson se interpretimi i kritikave si sulme nuk është i drejte pasi është formë e pastër bullizmi diplomatik.
” Pergjigje per deklaraten e zedhenesit te Departamenitit te Shtetit ndaj kritikave te mia ne adrese te ambasadores se SHBA ne Tirane, Zonjes Yuri Kim.
Duke shprehur konsideraten time te larte per Departamentin e Shtetit dhe zedhenesin Ned Price dua te theksoj sa vijon:
Se pari ne bindjen time kritikat nuk jane sulme, une kam kritikuar qendrime dhe deklarata te ambasadores se SHBA, te cilat nuk kane qene ne perputhje ne vleresimin tim me ligjet e vendit dhe Konventen e Vjenes. Une mendoj se interpretimi i kritikave si sulme nuk eshte e drejte pasi eshte forme e paster bullizmi diplomatik.
Se dyti, populli shqiptar e do shume popullin e madh mik amerikan dhe qeverine e tij. Ato kane bere me shume se kushdo tjeter per lirine dhe sovranitetin e Shqiperise dhe Kosoves.
Se treti, shqiptaret si komb i lire sovran anetar i NATOs duan ti zgjedhin vete ne perputhje me ligjet e vendit dhe voten e tyre perfaqesuesit e tyre qofte ne Parlament apo dhe drejtimin e partive. Ata nuk presin nga askush dhe aq me pak nga perfaqesues te vendit qe ka bere me shume per sovranitetin e tyre te ju diktojne se cili deputet i zgjedhur prej tyre duhet te futet dhe cili nuk mund te hyje ne parlament as dhe qe te angazhohen ne loje me kukulla ne fushata brenda partiake per te mbeshtetur nje kandidat tashme te braktisur per aferat e tij nga anetaresia.
Se katerti, shqiptaret kane vuajtur me shume se çdo komb tjeter nga diktatura staliniste e diktatorit Enver Hoxha, i cili nder te tjera i kercononte ata me shprehjen se bar do te hame por SHBA nuk do tju nenshtrohemi. Keshtu qe mendoj se perdorimi i kesaj shprehje te diktatorit Hoxha pikerisht nga perfaqesuesja e SHBA si kercenim per anetaret e Partise Demokratike qe 30 vite me pare permbysen diktaturen hoxhiste eshte ofendim kolektiv i palejueshem dhe kjo meriton nje ndjese publike.
Per njerezit e lire arroganca nuk eshte virtut.
Se pesti, shqiptaret jane te bindur se fuqia e SHBA qendron para se gjithash ne lirite qe ju garantojne kushtetuta dhe ligjet qytetareve te ketij vendi te madh dhe frymezohen nga ky shembull. Ata presin qe perfaqesuesi i SHBA te inkurajoje lirine e shprehjes, mendimit dhe mediave dhe jo kurrsesi tju kerkoje gazetareve te censurojne veprimtarine politike te deputeteve apo politikaneve vendas.
Se gjashti, SHBA i kane dhene Shqiperise nje ndihme tejet te çmuar ne luften kunder korrupsionit dhe ne historine 30 vjeçare te demokracise asnjeri nuk ka luftuar sipas dokumenteve te pakontestueshme sa Sali Berisha korrupsionin dhe krimin e organizuar ne Shqiperi.
Tete vite pas largimit te tij nga pushteti Shqiperia sot thirret si narkoshteti i pare dhe i vetem ne Europe. Ajo sipas raporteve te DASH konsiderohet tani si qender operacionale e organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut dhe Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme. Kurse sipas raporteve te Bankes Boterore vendi im renditej ne vitin 2020 i dyti ne bote per sa i perket ryshfetit.
Por pavaresisht nga te gjitha keto, ne nje rast unik ne histori Sekretari Blinken i dizinformuar nga lobim korruptiv i Edi Rames dhe protektorit te ketij te fundit multimilardierit George Soros
ka shpallur me 19 maj 2021 Sali Berishen person non grata per korrupsion domethenes.
Ky eshte nje rast unik ne historine e botes qe nje person shpallet nongrata 8 vite pasi ka dhene doreheqjen nga cdo funksion drejtues dhe duke mos patur kurre nje akuze te ngritur per korrupsion nga ndonje institucion vendas apo i huaj, kundra tij apo familjes se tij dhe tre jave pasi partia e tij humbi zgjedhjet.
Lidhur me kete çeshtje duke konsideruar kete vendim kryekeput te pabaza dhe mirefilltas si nje hakmarrje politike te armiqve te mi dhe demokracise shqiptare, Edi Rama e George Soros une kam ngritur padi ndaj Sekretarit Blnken ne Gjykaten e Parisit.
Prandaj ju ftoj per hir te transparences te paraqisni ne gjykate ku une kam ngritur padi per shpifje çdo fakt, prove apo dokument qe ju apo cilido individ apo institucion mbi toke disponon per te faktuar akuzen dhe vendimin tuaj absolutisht pa baza.
Se fundmi, ju siguroj i nderuar zoti Price se shqiptaret ne teresi dhe demokratet ne veçanti presin krenar dhe thellesisht mirenjohes 100 vjetorin e marredhenieve midis dy kombeve dhe dy vendeve tona. Ata mbeten te vendosur te japin kontributin e tyre edhe ne 100 vitet qe vijne. sb”, shkruan Berisha.
SB i semure mendor.
Sali mos u zbyth, me te drejte ajo nuk duhet te fuse hundet ne politiken dhe shtetin sovran Arnautistan…
=
lol
Paska mesuar dhe Kasapi bullizem..ik or trap me zile…
Ti je personifikimi i vrasjes dhe kercenimit..
Nuk ta vare kush qillon o rryco..
sali …sali mos e ngri shume steken se do perfundosh si sadami,e kadafi me shoke, qe ke ik per lesh kete e kane kuptu i madhe e i vogel ne ket vend,po qe do perfundoje kaq lolo kjo nuk dihej.
Këta amerikanët nuk e kanë idenë fare se çfarë është sulmi.
Ju mund të quani sulm shumë gjëra. Psh ju mund të quani sulm kur opozitës dhe kujtdo në parti që nuk bie dakort me ty t’u thyesh dhëmbët dhe brinjët. Po ky nuk është sulm. Ky është edukim. Ja, Kaçit dhe Benit ua thyen dhëmbët dhe shiko sa njerez për së mbari që janë bërë tani?
Ju mund të quani sulm fjala vjen kur i djeg tjetrit redaksinë e gazetës. Po ky nuk është sulm, mor zotni. Ky është nje shans i dytë që të jep Perëndia që të zësh mend para se të të dërgojnë me të shumtët. E keni parë që Nikua është kthyer në rrugën e Zotit?
Ju mund të quani sulm të dërgosh mercenarë me tanke e të ngresh avionë luftarakë për të bombarduar qytete. Po NATO dërgoi avionët të bombardonin Jugosllavinë, dikush tjetër ngriti avionët të bombardonin Jugun. Jug për Jug. Ku është sulmi këtu?
Ju mund të quani sulm të djegësh Kryeministrinë me granatahedhës. Po kishte Tirana 2 ditë pa drita, mor zotni, se ata të KESH-it ishin të paaftë t’i rregullonin shtyllat e tensionit të lartë më shpejt se ç’i hidhnin në erë me tritol liridashësit e PD-së.
Çfarë duhej të bënim? T’i linim punonjësit e Kryeministrisë të thaheshin së ftohti në mes të shtatorit? Po pse komunista pa zemër jemi ne, si ju?
Kë quani sulm ju? Kur Ambasadorja quhet dashnore e Ramës, e korruptuar, e blerë nga Soros, që nuk përfaqëson as SHBA as Presidentin e SHBA, që deklaratat i bën në kokë të vet se Muli dhe Xho Bajdeni nuk dinë gjë për ato deklarata?
Apo mos doni të quani sulm edhe kur opinionistët e pavarur digjitalë quajnë “kineze” një person me origjinë koreane?
Po pse, edhe fjala e lirë është sulm tani? Apo doni t’u mbyllni gojën edhe opinionistëve të pavarur digjitalë?
Pastaj të pretendosh që etiketimi “kineze” është fyerje për një koreane, ky është kulmi i racizmit. Sala nuk ofendohet kurrë kur e quajnë klysh i Sërbisë. Se ka dinjitet tjetri, jo si ju që nuk dini çfarë është dinjiteti.
Apo mos nuk duhet as të përmendim motelet ku “shëtit” motra e njërit apo e tjetrit në Parlament tani se na qenka fyerje, shpifje, sulm dhe ofendim?
Ne e dinim që ju jeni komunista ju demokratët e Amerikës, po ju qenkeni më monista se etërit e bijve dhe bijtë e etërve të marrë bashkë. As Sala kur ishte sekretar Partie, pa dinjitet dhe pa personalitet (se dinjiteti i mbiu kur i ranë dhëmbët nga pleqëria), nuk ishte kaq komunist sa ju.
Meqë doni të dini se çfarë quhet sulm, ta keni parasysh divizën demokratike që tha Arturo Ui-ja “Kush nuk është me mua, është kundër meje. Dhe kush është kundër meje, le ta mbajë përgjegjësinë vetë”.
Dhe një gjë ta dini mirë. Sa të vijë Trampi prapë në pushtet, dhe ato që i varen dashit do bien medoemos. Neve na duhet vetëm të presim.
Koha punon për ne. Gjer atëhere, revolucioni paqësor marshon!
Sali Berisha si nje djall serbo-rus e di mire se shejtani fshihet ne detaje. Pikerisht ketu kerkon Saliu te beje pershesh.
Se pari, ato kritika qe ti permend si kritika te ambasadores, nuk jane thjeshte kritika te saj. Ato jane kritika te Departamentit te Shtetit qe dalin nga goja e ambasadores. Ti ke qene vet kryeminister dhe e di shume mire se ambasadorja nuk perfaqeson vetvehten. Ti nuk mund ta ndalosh Departamentin e Shtetit te vleresoje se ceshte ne perputhje me Konventen e Vjenes dhe cfare nuk eshte. Ti nuk mund ta ndalosh amabasdoren te te vere ne dukje shkeljet e tua ne lidhje me hajdutelleqet e tua, ne kundershtim me ligjet tona. Ne thelb kjo kerkese qe ti ben per ti mbyllur gojen ambasadores dhe Amerikes, eshte shenje e nje prepotence katunare qe ne gjuhen modern quhet bullizem. Ti do te hiqesh nje “dem” ne syte e mbeshtetesve te tu, kur ne thelb je nje spiun.
Se dyti, populli shqiptar nuk eshte nje amalgame pa ngjyre dhe pa shije, qe ashtu thjeshte do popullin amerikan. Jo, ai do Ameriken dhe systemin e saj. Ai do qeverine Amerikane me ne krye Xhorxh Bushin ashtu sic donte edhe Trampin. Ai do Klintonin e math etj etj…Dallimet dhe percarjet qe ti mundohet te mbjellesh ne mendjen e coroditur te idjoteve te tu, qe te ndjekin sikur ne duam popullin por jo qeverine, eshte armiqesi ndaj nesh por edhe ndaj Amerikes. Eshte nje hap i math drejt dashurise me serbin dhe rusin sepse, pa frike ne mund te themi se populli shqoptar e do edhe popullin rus. Pra ti thesht nuk do politiken amerikane dhe nuk ke si ta thuash kete. Ti urren Ameriken sepse te ka treguar vendin si hajdut familjarisht dhe minues i demokracise…
Se treti., qenia ne NATO dhe egzistenca jone si shtet i pavarur te tremb ty. Meqe jemi ne NATO ne duhet te degjojme dhe te konsultohemi me antaret e tjere te NATOS. Ashtu sic kemi perfitime, kemi edhe obligime. NATO nuk kerkon te na marri sovranitetin ,sic deklaron ti, por kerkon qe ti te jesh ne nivelin e kerkesave te kohes. Ajo nuk te pengon ty te zgjidhesh dhe te behesh Kryetar i “parties se foltores”, por nderkohe ti nuk mund ta ndalosh Ameriken te te shpalli “non grata”, sepse ajo ka inetresa themelore ne Shqiperi. Ajo nuk thote se cte bejne ne shqiptaret, por ty nuk te le te qelbesh Ameriken dhe te mban larg nga Amerika. A do bejne shqiptaret sic bejne amerikanet apo do bejne sipas teorise se “Tokes se Xanum”, kjo eshe dicitura. Ma merr mendja se shqiptaret do dine se cte bejne…
E keshtu me rradhe mund te vazhdoj per te tera pikat e tua qe ne thelb jane nje “ere e qelbur” ne ambjentin shqiptar, por ma merr mendja nuk ja vlen. Skiftereve te “tokes se Xanum” me siguri nuk do u pelqejne se cpo them, sepse pasi morren tokat e pronareve dhe shkerdhyen qyteterimin modest shqiptar, do kerkojne qe deri ne fund opingat te komandojne kepucet….
Sali bajga eshte si ai qe rreh grua e femije dhe kur vjen policia u thote atyre se po “nderhyjne ne punet e brendshme te familjes”.