Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike dërgon në gjykatë për regjistrim statutin e ri, të cilin e miratoi në 11 dhjetor, në kuvendin e thirru nga Sali Berisha. Sipas burimeve synohet legalizimi i ndryshimeve në statut, që u miratuan pas votimit të delegatëve.
Dy ditë më parë Lulzim Basha depozitoi në gjykatë pas afro 5 muajsh ndryshimet në statut të miratuara në Kuvendin e 17 korrikut.
Sipas statutit të ri të miratuar nga Kuvendi i thirrur nga Berisha parashikohet që kryetarit mandati pa të drejtë rikandidimi, në rast se partia humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk rezulton forcë fituese qeverisëse.
Statuti i ri i miratuar nga mbështetësit e Berishës synon të bëjë të pavlefshëm kuvendin kombëtar të datës 18 të thërritur nga Lulzim Basha, duke sanksionuar që asnjë vendim tjetër i ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të statutit, shfuqizohet automatikisht.
Mirë që i dërgoi po në emer të kujt e dërgoi , me ç’firmë e ç’vulë e firmosi e vulosi , dhe një vulë që kishte Kulluri i kishte humbur VULHUMBURIT , duhet të regjistrohet nje herë si subjekt politik , pastaj vinë të tjerat .
Nejse ,ne populli s’para i kuptojmë këto gjëra , por që po i ra në dorë ndonjë PLEPISTGJYQTARI kjo kërkese pa tjetër që do i japë drejtim të paditur këtij problemi jetësor të FOLTORISTËVE !