Jorida Tabaku: Në aferën për inceneratorët, edhe Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj, Subashi e Sejdini

15 Dhjetor 2021, 11:26Politika TEMA

“Kontratat për inceneratorët janë një nga aferat korruptive më të mëdha që buxheti i shtetit do të vuajë jo vetëm sot por edhe në ardhmen, duke pasur parasysh kostot e fshehura”. Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes”, nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila nënvizoi se PD ka 6 vite që denoncon për to.

“Me kërkesë të PD-së është ngritur edhe një komision hetimor në parlament për këtë temë. Gjatë këtyre 6 viteve e kemi denoncuar në mënyra të ndryshme. Kemi qenë edhe tek inceneratorët, ku nuk ka filluar asgjë, përveç atij të Elbasanit”, u shpreh ajo.

Znj. Tabaku shtoi se arrestimi ish-ministrit të Mjedisit është  1\10 e asaj që duhet zbuluar.

“Përpara drejtësisë është Lefter Koka por nuk i ka bërë vetë procedurat”, tha ajo.

Nënkyetarja e PD-së deklaroi se kontratat për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës që janë mbrojtur publikisht nga Edi Rama.

“Janë bërë procedurat nga Kryeministria, dhe kanë përfshirë ish-ministri Arben Ahemtaj, ish-ministri Damian Gjiknuri, tre kryetarë bashkish, Erion Veliaj, Armando Subashi dhe Qazim Sejdini”, u shpreh ajo.

“Ministria e Mjedisit duhet të ishte e para që duhet të thoshte që incenerimi nuk është një zgjidhje për mjedisin. Ministria e Infrastrukturës ka qenë pjesë përgjegjëse të gjithë procedurave. Procedurat koncesionare hartohen duke pasur parasysh edhe ministritë përgjegjëse. Ministria e Infrastrukturës sot në buxhetin e saj paguan inceneratorët”, u shpreh znj. Tabaku.

Sa i përket Ministrisë së Financave të drejtuar më herët nga Arben Ahmetaj, ajo tha se është përgjegjëse për pjesën financiare, pasi ka dhënë miratimin për projektet.

“Është një kontratë që ka kaluar 17 procedura brenda ditës. Është një procedurë që ka pasur vullnetin politik”, shtoi ajo.

3 komente në “Jorida Tabaku: Në aferën për inceneratorët, edhe Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj, Subashi e Sejdini”

  1. BALONA TABAKU says:

    Balona Tabake qellimi eshte te futesh dy tre te majte pastaje gjithe kriminelet e PD nga Berrisha Basha se po te fillonte nga e djathta do qaheshit po na persekutojne se jemi opozite mos u merzite se edhe ti je ne tave e ke se shpejti tlflete thirrjen nga spak

  2. Dani says:

    Shpresoje shume se të gjith tè arrestohen por si do mose Arben Ametaj Damire Xhiknuri Edi Rama Sali Berisha ilir Meta dhe Lulzim Basha Jane kiminelat dhe hajdute më te mdhene që ka njofture Shqiprija keto 30 vite

  3. o zot i madhe
    kto plehra jane te pasuportueshme
    i vetmi fakt – argument i ksaj Bordelloje Fake Partie eshre Shpifja ne Kazan .

    Nqs i shiteni ktij Stani te dhim per Politikane , nqs ke Fakte shko e verja perpara Prokurorise e Spak
    funderinna Orientale qe gjithe jeten e bazoni vetem ne shpifje ,masjtrime ,intriga e asgje njerezore
    yyyyt fytyre arabistani qelbanike flliq d
    shko boj treshe me gishtat ne byth bashes dhe bardhi gazes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje