Arrestimi i Lefter Kokës bën xhiron edhe në mediat e huaja, “Associated Press”: Rrezikon 12 vite burg

15 Dhjetor 2021, 10:12Politika TEMA

Lajmi për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka po bën xhiron e mediave të huaja.

Agjencia Associated Press shkruan se ai akuzohet për një ryshfet prej 4.1 milion dollarësh.

Sipas AP, Koka rrezikon deri në 12 vite burg nëse dënohet.

“Koka rrezikon deri në 12 vjet burg nëse shpallet fajtor. Korrupsioni ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të Shqipërisë postkomuniste”, shkruhet në artikullin e AP.

Lefter Koka u vu në pranga ditën e djeshme bashkë me dy persona të tjerë pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Koka është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që mban firmën e prokurorit Klodian Braho e gjyqtarit Erion Bani.

4 komente në “Arrestimi i Lefter Kokës bën xhiron edhe në mediat e huaja, “Associated Press”: Rrezikon 12 vite burg”

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Ç’ke që çuditesh? Akoma nuk është bërë gjyqi. Apo e dënon partia demokratike dhe ajo socialiste, domethënë kuisjet e Berishës dhe lehjet e kones Brace? Në demokraci, por dhe formalisht në diktaturë, ajo që jep masën e dënimit është gjykata, o Toni, nuk është dëshira jote dhe imja. Ndaj të mësohemi të mos futim hundët atje ku nuk na takon.

  1. PATRONAZHISTI says:

    Per hajer arestimi i tij.Kush ka vene dore mbi parat e shqiptareve duhet te qendroj pas hekurave.Zotnia qe komenton me larte thote nje te vertete kuur thote”ne qoftese denohet” se mafia eshte e zonja ta nxierr pa lagur,dhe gjithe kjo zhurme te jete nje SHOU.

  2. Nik says:

    Kaq pak burg per kete mafioz ne pushtet?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje