Belind Këlliçi: Tani në PD ka persona të armatosur, rrinë me kapuç dhe maska

14 Dhjetor 2021, 21:00Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këllici nisur nga situata e djeshme e krijuar në selinë blu ka vijuar sërish me akuzat e rënda për persona të armatosur që ndodhen brenda godinës.

I ftuar në News 24, Këlliçi u shpreh se në këto momente në selinë blu ka persona të armatosur të cilët paguhen për të qëndruar në PD. Këllicci i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha të futet në votëbesim si e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës.

Tani që ne flasim bashkë ka njerëz të armatosur brenda. Të shkohet në PD dhe ka njerëz të paguhen për të qëndruar në PD. Unë kam shkuar në policinë e shtetit pasi më kanë vjedhur materialet e mia personale.

Di që këta persona rrinë brenda godinës së PD, brenda mureve. Ata rrinë me kapuç dhe  maska. Le të rrinë edhe 4 ditë. Selia është e të gjithëve. Ne shkuam për të bërë mbledhjen.

Gjithë ky ka qenë incidenti që u shkaktua. Pa asnjë arsye kishte njerëz që intimidonin të rinjtë e FRPD-së. Basha të dalë të takojë njerëz dhe të shikojë realitetin me sy.

Nëse ia do të mirën kësaj partie futu në votëbesim ku të vendosi shumica. Forumi Rinor ka bërë një mocion që kjo krizë të zgjidhet me votë. Basha pas 2 muajsh u kujtua të mblidhte një Kuvend pas dorëzimit të firmave. Pamjet e stadiumit tregojnë se nuk ka pasur falsifikim firmash. Kjo betejë është e vërtetë. Basha e shikon selinë si pronën e vet”- u shpreh ai.

7 komente në “Belind Këlliçi: Tani në PD ka persona të armatosur, rrinë me kapuç dhe maska”

  1. Arifi says:

    Ky eshte bere si kulluf i perdorur shume here ….gjynaf djale i ri dhe ne kete gjendje….

  2. 19 says:

    Ik mor jevgjit mor kurv grida duma me pistolet.do ri mir gabel .

  3. Albana says:

    Ti more djale zgjodhe gabim rrolin tend. Si mund te mbeshtetesh Sali Berishen? Njerezit me pak inteligjence e kane kuptuar tashme qe Sali Berisha eshte shume i rrezikshem. Te jete ne doren e Berishes e djeg gjithe Shqiperine.

  4. Tuku says:

    Kërriç ke qene, aq me teper je bo kërriç tash qe rri ne bisht te gomar Bishes.

  5. Gabeli i Elbasanit says:

    Ti ke shkuar ne policine e shtetit se te kane vjedhur materialet e tua personale? Hahahaaaa zyren qe ke pasur ne seline e pd-se nuk e ke pasur personale o jevgu i Elbasanit. Cfare duan materialet e tua personale atje? Ato mbaje ne shtepine tende o b… lepiresi i Saliut.

  6. goliku says:

    Per arme e di mire ky KRRICI se strategu i vrasjeve eshte shoku non grata….

  7. Po ky Këlliçi i ka mëntë apo jo , ku e gjeti forcen të dalë kundër VENDIMEVE të kuvendit të 11 dhjetorit , Basha u shkarkua , tashti i thotë futu në VOTËBESIM !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje