Pas shpërthimit për Berishën, nëse e ka seriozisht: Basha të flasë përpara një prokurori!

14 Dhjetor 2021, 18:19Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Aq përshtypje ka bërë Lulzim Basha ditën e djeshme, në konferencën e shtypit pas mësymjes së Sali Berishës në selinë e PD-së, sa ka marrë vëmendjen e një publiku shuumë më të gjerë se ata të interesuar për politikë, apo militantët e së djathtës.

Në të gjitha videot e shpërndara nga televizionet, rrjetet apo mediat online, konferenca e shtypit, ku Lulzim Basha shpërtheu fort e ja numëroi Sali Berishës, si për qënien e tij komunist, si për korrupsionin, për vitin 1997, për 21 janarin, apo lidhjet me njerëzit e krimit të rrugës dhe narkotrafikut.

Një deklaratë e fortë, sa u duk për së jashtmi si një seancë terapie, ku një pacient i ngërthyer nga depresioni e ankthi, i sugjerohet të shfryhet.

E kjo shfryrje natyrisht që dha një efekt të rëndësishëm në publik, që më në fund, beteja shumëvjeçare e mjaft mediave kritike me Berishën, që janë përballur me dhunën e pushtetit, duket ka marrë edhe një aleat të ri, që edhe pse “I penduar” është i mirëseardhur.

Ka të drejtë avokat Ngjela, i cili thekson se në këtë gjuhë të re të Lulzim Bashës është i qartë faktori “superfuqi”, pasi siç edhe ka thënë vetë kreu i PD-së, ka parë më shumë nga zullumet e Sali Berishës, familjes e grupit të tij, në këndvështrimin dokumentar të qeverisë amerikane.

E kjo qasje e re e Bashës, është sipas të gjitha gjasave e mirëpritur nga shoqëria, madje më shumë nga ajo pjesë që nuk ka lidhje me politikën.

E megjithatë, kjo qasje ka një kleçkë të madhe, duke ju referuar rolit të veçantë të Lulzim Bashës në vite pranë Sali Berishës.

Ai, tashmë “terapinë dufëshfryrëse” do të duhet ta çojë deri në fund, për të treguar se e gjithë kjo rrugë e re që ka marrë është realisht një nismë e re politike e tij, e jo një short cut momental.

Do të duhet të tregojë publikisht, me detaje të gjitha këto momente që i preku dje në disa “séance psikoterapie” përpara publikut, se natyrisht do të jetë më i lirshëm e i lirë natyrisht.

Ndërkohë, ajo që vlen tashmë, është se Basha, për të gjitha që di dhe ka marrë për sipër t’i rrëfejë duke u zbërthyer, duhet t’i tregojë përpara një hetuesi. Që të bindë të gjithë ata që ka suprizuar për mirë dhe e kanë ndjekur me vëmendje, se këtë linjë e ka seriozisht.

Vetëm pastaj, do të korrë frute të rëndësishme politike, e ndoshta edhe elektorale…

13 komente në “Pas shpërthimit për Berishën, nëse e ka seriozisht: Basha të flasë përpara një prokurori!”

  1. Hydajeti says:

    E QDO BEJ HETUSI KUR SPO BEN SPAKU FJAL BOSHE

    1. Kalec Dega says:

      Shqiptaret jane populli me i zgjuar ne bote dhe e dine shume mire se si Shqiperia do behet fanar ndricues ne brigjet e e Jonit Grek.

      =
      Berisha do flase perpara nje prokurori dhe Rama do coje Shqiptaret ne Mars.
      =
      Nderkohe shqiptaret bar do hane dhe do ta mbajne fort te gjatin.

  2. Loni pe Kolkondasi says:

    Sikur t’a vësh vehten në pozitën e Bashës qoftë dhe për një çast, atëhere kupton qartë se shpirti i tij e di sa ka hequr duke qënë për një kohë të gjatë në krahë të një banditi dhe të marri aq të rrezikshëm. Situata e tij duket e ngjashme me atë të një të inflirtuari të policisë në radhët e një bande keqbërësish. Tani ai u dekonspiruar, kjo tregon se goditja vdekjeprurëse ndaj banditëve nuk ka për të vonuar. Ata që e kanë përdorur Bashën deri tani si të inflirtuar, i dinë mirë hapat që pasojnë për përfundimin e aksionit. Pra, është e qartë se kjo situatë tashmë është më shumë problem i drejtësisë sesa problem politik. Me këtë që bëri Basha tregoi se është intektualishtvku e ku më lartë se Berisha, por edhe nga dënglat fyese të të Martit tjetër që tashmë përkohësisht qeverisë sipas vetëm marrëzisë së tij Shqipërinë.

    1. Pena says:

      O Loni pi Kolkondasi, po kelysh i berishes do ngelesh gjithe jeten, o tartakut, ….

    2. ben says:

      Loni-Basha nuk ka qene aspak i infiltruar prej ndonje force jasht PD-se sic aludoni juve. Ne fakt ky reagim i Bashes eshte rezultat i presionit te pafund te Berishes ndaj tij, por sidoqofte eshte teper i vonuar. Fakt eshte se Basha nuk eshte viktime, por si bashkepuntor i Berishes ka pergjegjesite e tija ne krimet qe bashke kane bere.
      Basha do ishte me i pranueshem, nese fillon te tregoje prapesite qe ka bere vete, para se te drejtoje gishtin nga Berisha me te tjere. Perfundimisht, ai duhet te jape llogari per krimet e tija, njesoj sic duhet te detyrohet te beje edhe Berisha, Meta dhe te gjithe shushunjat e tjera qe i kane pire gjakun ketij populli ne keta 30 vjet mender demokraci.

  3. Martin says:

    SPAK-u jeton nen hijen e viles se Sali Berishes ne Lalez.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Fillimi i mbarë gjysma e punës !
    Basha nxorri nga mënga Asin, çdo gjë tani fletë në favor të tij.
    Berisha i “tërhequr” mbart mbi supe 21 Janarin.
    Gishti është drejtuar tek ai,tek urdhëruesi i masakrës .
    Për Bashën nuk kthim mbrapa,beteja politike do ketë “viktimat” e saj.

  5. qytetar says:

    I gjjthe populli me mendje te kjethellet e kupton ligesine e BIRISHES.

  6. pretorian. says:

    Konsiderojeni cubin Salih Mullah Ram Sheqere Berisha nje virus. Konsiderojeni COVID-21.
    Basha eshte antivirusi i tij. Basha eshte vaksina kunder virusit Berisha. Virus kunder virusit.
    Perderisa te egzistoj virusi Mullah Berisha do egzistoj dhe antivirusi Lulzim Basha.
    Ne kete moment dhe me çfare deklaroi, ai eshte antiberishisti me i madh.
    Ne kete moment ai eshte me i vlefshem se SPAK ASPAKU, qe merret me cironka.

  7. Nje mergimtar says:

    Drejtesia Shqiptare dhet ta rihap dosjen penale te Sali Berishes dhe Lulezimi duhet te trajtohet si i “penduari”drejtesise e te merret ne pyetje.Ndoshta eshte momenti me i pershtatshem per te bere drejtesi.Ne gjendjen e sotme te te dy”beseprereve” burra myteber,drejtesia mund te nxierr disa te verteta per ti ndeshkuar.Heshtia do ti beje shume dem demokracise dhe vendit.

  8. Alban says:

    Njeri bajge e tjetri mut..

  9. Luli says:

    Po Nguliteni mire ne tru o Kartifozet e Rilindasit qe ushqeheni me jashteqitje patash doçerish , frrokesh, ngjelesh ,e merosh. Ku te shkoje luli. Ne SPAK -thote dikush. Po çfare te paraqese atje? apo gazeten E Meros? ?!!. Nuk arrestohet njeri ne demokraci se si pelqen dikujt. Vila e Sales ne lalez -thote nje tjeter.
    Po çoja dokumentin Meros meqe e ditke zotrote qe Sala paska vile dhe me siguri Meroja do te shperbleje dhe do e çoje me vrap ne SPAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje