“Komisioni i Rithemelimit të PD” i ngritur nga Kuvendi i ish-kryeministrit Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet e kreut të PD Lulzim Basha për shkarkimin e tyre.
Sipas Berishës, këto njoftime janë pa vlerë juridike me ar3gumentin se Basha është shkarkuar nga Kuvendi i mbledhur prej tij. Përmes njoftimit të “Komisioni i Rithemelimit” u bëhet thirrje sekretarëve të degëve të vijojnë punën.
Reagimi i Komisionit të Rithemelimit:
Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD!
Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike.
Kultura e perjashtimit ka marrë fund!
Vazhdo Sale,jepi gaz,se mas qafe e ke kete rradhe.Reçi eshte bosh,ndoshta Zeni shkon para teje,ose Argita.Te presim,te shohim.
Po i rekthehet buzeqeshja fukarenjeve.
Rrofte USA.