Basha shigjeton Berishën: Edhe ish-qeverisja e PD ka pasur korrupsion, por jemi të vendosur të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe

15 Dhjetor 2021, 13:36Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në një konferencën për media ndër të tjera ka folur në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka. 

Basha tha se edhe ish-qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe se ai dhe demokratët kanë vendosur që t’i luftojnë për të ecur përpara dhe të shkëputen nga e shkuara.

“Edhe ish qeverisja e PD ka patur korrupsion. Jemi të vendosur ta luftojmë atë. E di që shpesh kjo retorikë mund të duket bajate, sespe edhe ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë!!!

Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!” u shpreh Basha.

3 komente në “Basha shigjeton Berishën: Edhe ish-qeverisja e PD ka pasur korrupsion, por jemi të vendosur të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe”

  1. Alban says:

    Bravo luludhja…me ne fund u ngrit nga gjumi…

  2. 2D says:

    Lul, shkëputja bëhet jo me fjalë.
    Shko në SPAK dhe mbyll aferën e Rrugës së Kombit.
    Shko në SPAK dhe justifiko vilat.
    Shko në SPAK dhe dorëzo gjithçka di për 21 Janarin.
    Shko në SPAK dhe dorëzo gjithçka di për Marëveshjen e Detit.
    Shko në SPAK bashkë me të famshmin Kunat
    dhe trego gjithë aferat që keni sëbashku.
    Atëherë po, do të të besojmë dhe do të të votojmë.

  3. Sara says:

    Luli qe nga parmbreme je kandidat serioz per Kryeminister!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje