Sherri i dyshes Kokalari-Vokshi në selinë e PD-së, reagon deputetja e PD: Pse Berisha po përpiqet ta largojnë vëmendjen nga denoncimi i aferës së inceneratorëve?

15 Dhjetor 2021, 16:21Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mes simpatizanteve gra në selinë e Partisë Demokratike.

Zhupa shkruan se në ditën kur PD, ngre zërin për aferën e korrupsionit galopant të ineneratorëve, Albana Vokshi dhe Sali Berisha gjejnë kohën që të merren me hallet personale dhe të largojnë vëmendjen nga afera.

Zëdhënsja e PD-së ngre pyetjen se pse tentohet largimi i vëmendjes nga ish-kryeministri Berisha dhe deputetja Vokshi në lidhje me këtë aferë.

“Ne diten kur duhet ngritur zeri dhe reagimi per skandalin e inceneratoreve, Sali Berisha dhe Albana Vokshi gjejne kohen te merren me hallet personale duke larguar vemendjen nga skandali i korrupsioni disa milion eurosh.

Le te pyesin veten pse nuk flasin per kete skandal?

Pse perpiqen te largojne vemendjen nga perfshirja e zyrtareve me te larte te qeverise?!

Pse nuk i shqeteson ky fakt?!”, shkruan Zhupa.

2 komente në “Sherri i dyshes Kokalari-Vokshi në selinë e PD-së, reagon deputetja e PD: Pse Berisha po përpiqet ta largojnë vëmendjen nga denoncimi i aferës së inceneratorëve?”

  1. Dauti says:

    Po Ervis Angelakis cfare muti kerkon ne PD? le ta marre saliu ne shp, po kjo mashtruse ordinere qe flet ne emer te republikaneve Amerikan ( qe sa ishin ne fuqi me trapin ne krye, as fshesaxhije se pranuan) cfare kerkon? I ben hakun ato grate, megjithse ishin telendare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje