Arrestimi i Lefter Kokës, reagon Rama: S'më bën përshtypje! Çështja e ish-ministrit s’është politike, por individuale

15 Dhjetor 2021, 16:41Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të Lefter Kokës në lidhje me skandalin e  inceneratorëve.

Teksa iu përgjigj komentuesve në Facebook, Rama shkruan se arrestimi i ish-ministrit nga SPAK për dosjen e inceneratorëve është çështje individuale e vetë Kokës dhe jo politike.

Kreu i qeverisë shprehet se Partia Socialiste nuk do të bëhet zyrë avokatie për askënd.

Komentuesi: Zoti K/Minister. Ne konferencen per shtyp qe dha Lulzim Basha para gazetareve, ahuzat e tij ishi shume te renda. Ne adrese te tij pati mjaft por me dredhiy

Edi Rama: halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngja thote populli

Por qe t’i pergjigjem thelbit te komentit tend, edhe impiantet moderne te perpunimit te mbetjeve, qe i kane hapur rrugen e shpetimit afatgjate nga ndotja e rende e plehrave zones se Elbasanit, Tiranes e Fierit gjithashtu, edhe Reforma ne Drejtesi po se po, jane vepra te shumices sone qeverise per te cilat une jam e do te jem gjithnje krenar, keshtu qe euforia baltosese e atyre qe bejne politike me akuza e me moton shpif e shpif se dicka do mbetet, per arsye te ndalimit dje nga SPAKU te ish-ministrit te mjedisit, nuk me ben asnje pershtypje, sepse nga njera ane investimi ne Elbasan eshte aty, ne syte e te gjitheve e ne baze te kontrates tanime ai eshte prone publike e bashkise se Elbasanit qe do te sherbeje per te vazhduar mbrojtjen e zones nga ndotja, ndersa nga ana tjeter ceshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtesine, nuk eshte as ceshtje politike, as ceshtje partiake, as ceshtje kolektive, po ceshtje individuale.

Ne nuk e kemi udhehequr dhe nuk e mbeshtesim pa kushte Reformen ne Drejtesi, si pale politike po si force udheheqese politike e morale e shqiptareve pa dallim, keshtu qe per mua e per Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e dites se pare ne detyre: Cilidoqofte, pa dallim partie duhet te perballet vete me drejtesine! Dhe cilindoqofte nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtesise, duhet te ballafaqohet me drejtesine bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk eshte zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin perfundimtar gjyqesor, askush nder ne qe ka pune me drejtesine nuk mund te jete pjese e familjes sone politike. Kaq.

Kjo eshte Partia Socialiste. Ky jam une miku im. Te pershendes

24 komente në “Arrestimi i Lefter Kokës, reagon Rama: S’më bën përshtypje! Çështja e ish-ministrit s’është politike, por individuale”

  1. Zyko says:

    Eh Rama, Rama. Te doli kallaji edhe ty. Njelloj po dilni te gjithe. Ky Koka jo tendi; Gushi jo tendi; ai i ARrSh jo tendi; ai i shendetesise, Ahmetaj, Gjiknuri, ………. ….kryetaret e bashkive, drejtoret e kadastrave, te prokurimeve; jo tuajit. Po me ke qeveris ti. Varesit te korruptuar po jo koka??!!

    1. Fjale boshe says:

      Keto që thote Rama Jane fjale të pergjithshme politike pa as nje lloje vlere a po moral njerzore a po qytetare… Rama kure errdhi ne mandatin e 3 ngriti ne detyre dhe ku jane parate e Shqiptarve 3 hajdute me fame keqe të qeverisjes së ti 8 vjeqare Arben Ametaj Damire Xhiknuri dhe ilir Beqaje.. Me kët veprime Rama ju ka treguare Shqiptarve se kushe ështe ne te vertete … Per mendimin time Edi Rama eshte nje lloje si Sali Berisha ilir Meta dhe Lulzim Basha.. ndoshta Rama eshte mē hajdute dinake dhe nuk eshte vrase si Sali Berisha

      1. jeni mire says:

        Nuk jane fjale boshe, por jane fjale plote; une jo vetem i shikoj , por dhe i degjoj; larg larg ne oqeaaaan, thoshte Zija Saraçi…., kujt nuk i pelqen te shkoje tek breket e Sali Berishes se ato jane plot! Kur te vijne zgjedhjet, ashtu demokratikisht dhe te lire per te dale nga kemba e brekeve te Saliut, me Saliun dhe Koqepalarin beni zgjedhjen tuaj.

        1. Ai says:

          Po kari po
          Shko merrja dhe ne goje rames
          Kokpidh

  2. 1 says:

    Z.Rama si nuk te beka pershtypje,je k/minister dhe jane vjedhur parate e taksapaguesve.Vertet hekurishtet aty jane po eshte ritur kostua e ndertimit dhe kjo pjese eshte vjedhur.Vetem nje i papergjegjshem flet ne kete menyre.Kupton ti qe neqoftese kostua e saj ishte 6 leke populli ka paguar 10 leke ku 4 leke i ka vjedhur Teri,Klodiani etj etj .Per kete ti ke pergjegjesi morale

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Ai ka plotësisht të drejtë të japi çfarë përgjigje të dojë. Dhe i lumtë. Tani ne po e kuptojmë se me kë kemi të bëjmë. Kur të vij momenti, dmth zgjedhjet, atëherë duhet të flasim ne. Dhe nëse fiton perseri, unë do thoshja prapë i lumtë. Ai nuk ka pikën e fajit që ne jemi kaq hajvanë dhe deficient. Zaten ai ka arsye të mjafta të lumturohet me faktin që ne jemi mjerane nga mente e kokës, atij neve të tillë i duhemi. Ja, shiko Berishën, është bërë me krahë nga ky numër mbreslënës hajvanesh fenomenal që ka gjetur t’a mbështesin në hallin që e ka zënë.

      1. Pena says:

        O Loni, aman ore, po ti je kelysh i saliut o te keqen, ik tutje o tu mbyllt, …
        .

        1. Loni pe Kolkondasi says:

          Nëse kjo do të ishte përgjigje e vet Edi Ramës, gjë që s’bën vaki, do t’i jepja të drejtë të përdorte gjuhën që t’i përdor. Sepse ai ashtu i konsideron njerzit, kulisha të tij apo të Sali Berishes. Për Berishën dhe Ramën nuk ka njerëz të lire, për të dy këta ka vetëm kulisha të njeri tjetrit.
          Ndaj them, vetëm dikush që i kujton të tjerët si vehtja e tij, pra, një kulishi i duken të gjithe të tjerët që mendojnë ndryshe si kulisha të dikujt tjetër, Sepse, si kulish që je, ti nuk ke koncept tjetër jashte sferës së qenëve.

  3. Antipatrea says:

    Dhe tani në pritje të komentit të analfabetit Kalec Dega. = …
    lol
    =. lol … lesh =…

  4. Nje mergimtar says:

    Shitja e mikut edhe kur eshte pjese e politikes tende kerkon disa sqarime me te plota.Se pari,si pjese e kabinetit Qeveritar Ju si kryetar i saj a mbani pergjegjesi morale qe keni pranuar nete punoni me nje te “korruptuar”?Se dyti ,a eshte pune e pamjaftueshme Juaja dhe e kolegeve te Partise ne pushtet qe nuk keni arritur ti ndaloni keto gjera? Se treti neqoftese keni pasur sinjale per te tilla veprime ,pse nuk e larguat ne moment,por e bete edhe deputet ne 25-prill?Ntyrisht keto nuk te ngarkojne me pergjegjesi penale por morale.Te pakten nje falje duhet t’ua kerkosh te gjithe atyre qe te kane besuar.Dihet qe pergjegjesia eshte individuale.(Gjithmon po qe se shpallet fajtor nga gjykata).

  5. A.G. says:

    Është palcë e dimrit dhe u bë qyrk i shkreti faj, po prapë nuk e veshi që nuk e veshi njeri.

    LSI-ja e ka bërë lanet. Ish-aleatët e PD e denoncojnë në SPAK. Qeveria lan duart.
    Se qeveria bën detyrën e saj dhe i pyet para se t’i emërojë ministra “A don ti Gjin me luftue korrupsionin?” Kush përgjigjet Po hyn në qeveri, kush përgjigjet Jo skualifikohet menjëherë. Tolerancë zero!

    Pastaj nqs një ministër në kohën e lirë bën korrupsion me paratë e shtetit, kjo është çështje private dhe qeveria nuk ndërhyn në jetën private të njerëzve. Ama, kujtdo që kapet me presh në dorë duke vjedhur ca miliona euro qeveria ia thotë në sy pa iu dridhur qerpiku:

    “Të të vijë rëndë!”.

  6. erions says:

    Kur I zgjedh Ministrat Z. kryeminister thua qe eshte skuadra ime dhe zgjedh ke te dua se mbaj pergjegjesi une perpara popullit per punen e tyre. Kur vjen puna qe ministrat e tu arestohen per vjedhje ne pune, qenka personale. Ne kete rast sjell ne mendje thenien e avokatiot Spartak Ngjela qe thote…’nuk ka vjedhje te ministrave pa dijenine e Kryeminstrit. Keshtu qe po u vertetuan vjedhjet e Kokes jip doreheqjen se sado qe te hiqesh si i paster te gjithe e dine qe numrin qe deshe e arrite ….ik si Nanoja gezoji gjekundi

  7. patrioti says:

    Erions leshi , cilet ministra te Edi Rames na qenkan arrestuar per “vjedhje ne pune” ? Eshte ky i pari , qe nuk ishte minister i Partise Socialiste , por i LSI-se , i propozuar nga Ilir Meta , si aleat i PS-se . Po pse , ne fall do te shtinte Rama , qe Lefter Koka do te dilte hajdut ? Pse do te jape doreheqie Rama , per nje minister jo te PS-se , qe ka bere korrupsion ne vitin 2014 , pra 7 vjet me pare . Po mire , more Erions , le te jape doreheqien Rama dhe le te vije Saliu , ai i ndreq menjehere punet , siç i ndreqte dikur .

  8. Skrapari says:

    Oligarku edi rama : Më plasi k… mua se vjedhin ministrat !.

  9. Lloji says:

    Pska qen dhe minister! Pra jo deputet “i thjesht” apo largqoft naj drejtor koti, po ky paska qene MINISTER oooooo robo minister eshte ai kompetenti qe drejton nje organ nga koka děr te kembet, ky qenkesh minister?
    Termet 27 balle shkalla ‘richter’ pa njerezit e gjak-mire!!! Vdekje derrit nuk ka filozof e fjale te bukura qe shkruhen jan te gjith me e pakta te pandershem, pasi kam votuar per vite partine Demokratike, qe nga 2013 votoj per demokraci pra PS, por kjo nuk mjafton, tmerr!!!!!

  10. Pika qe s'na bie. says:

    O pikturist, po vertet qe aktualisht nuk eshte minister por arestohet per vjedhjet qe ka bere kur e kishe ne qeveri dhe ke marre vendime per kete veprimtari. Po ty bravo te qofte se nuk ke pike morali dhe deri sa ka shumice debilash qe te votojne, do marresh dhe mandat tjeter.

  11. "BOHOTINA" says:

    Ne vitin 1937, qe ishte akoma nje vit i begate per Mbretin Zog, se do kalonte 1937, 1938, deri sa erdhi 7 prilli i 1939, ka ndodhur nje ngjarje si me poshte. Mbreti, pra njeshi i Shqiperise, mori ne telefon Prokurorin e Pergjithshem Xhafer Ypi. I kerkoi qe nje te njohurin e tij ta denonte, jo te mos e denonte, por i kerkoi qe ta fuste ne nenin 1 qe e kishte maksimalin e denimit deri 7 vjet dhe jo ne nenin 2 qe e kishte maksimalen e denimit 15 vjet. Kaq kerkoi Mbreti. Prokurori ne fjale i ka mbyllur telefonin, ka dhene doreheqie dhe te besermen e ka diskretituar Mbretin ne tere organet e shtypit shqiptar. Prokuroti e beri kete se iu nderhy ne punet e brendshme te institucionit. Institucinet jane te pavarura, por qe te gjitha konvergojne ne nje pike te perbashket qe punojne te gjitha per Shqiperine.
    Kete fakt historik, une nuk e di se a e njeh Kryeministri. Kete po u thote Edi Rama qe diten qe filloi reforma ne drejtesi. Por mosnderhyrja e tij me metoden Saliçe duke e bere lemsh sistemin dhe vendin. Kete po u thote. Asnjehere birbot e paneleve nuk thane se pregatiti Salihu plepista dhe kapi sistemin, por keto ia vishni Kryeministrit aktual. Edi Rama e ka thene shume here se nuk ehte as prokuror e as gjykates, ata te bejne punen qe u takon per kriminelet. Jeni shume te ligj duke e provokuar disa here me te njejten pyetje.

    1. joel shkodra says:

      Po ti “Bohotina” je i sigurt se Rama nuk nderhyn ne organet e drejtesise, apo ato qe thote “kokeministri” jane te gjitha te verteta? Perse para zgjedhjeve gjithnje ka premtuar se do te denohen Berisha, Meta, Basha etj. e me pas kur nuk denohen thote se “drejtesia eshte e pavarur”? Perse premton gjera qe me pas thote se “une nuk jam as prokuror, as gjykates”?

  12. Kastriot says:

    HAHAHAHAAAAAAAA
    SOFIST I SHKELQYER QE LUAN ME FJALET DHE MENDON SE GENJEN POPULLIN.
    ESHTE E VERTETE QE FAJI ESHTE I INDIVIDT, POR, POR, POR PARTIJA DHE QEVERIJA PERBEHEN NGA INDIVIDET.
    KETA INDIVIDE PERFAQESOJNE PARTINE DHE SHTETIN, JANE EMERUAR APO TE ZGJEDHUR TE PARTISE E QEVERISR, VEPROJNE NE EMER TE PARTISE E TE QEVERISE.
    KETO TREGOJNE SE PARTIA DHE QEVERIA PERBEHET NGA INDIVIDE KRIMINELE!

  13. Beni says:

    Edi Rama, arroganca jote eshte e pa pranueshme. Lefteri ka qene minister ne qeverine tende. E propzove dhe per deputet. Me te pakten qe mund te beje eshte ta denoje veprimin korruptiv te tij
    Nuk eshte normale si kryeminister te shprehesh qe PS nuk eshte avokati I askujt. Cfare avokati flet ti mor zagar? Ne vend qe te denosh veprimin korruptiv pa ekuivok flet per mbrojtje nga partia.
    Por skenari eshte I qarte. Ashtu sic beri Tos Nano ne 2005 qe e trashi zullumin ku nuk durohej me dhe ti po pregatitesh tja kalosh pushtetin Saliut se vetem ashtu shpetoni ju ne rrumpalle.

  14. Antipatrea says:

    Është një skeç i Luftar Pajës , që s’e ka parë asnjeri nga komentuesit e mësipërm …: Po ai që e vodhi lopën s’paska faj fare ??? Si përfundim – jemi popull pa pikë memorje … U vranë 26 vetë dikur … jo vetëm asnjë arrestim , po asnjë dorëheqje !!! Vramë 4 vetë në mes të Tiranës … asgjë … etjTani që futet një hajdut brënda , të gjithë hajdutët e tjerë që janë jashtë ulërijnë sikur s’dinë gjë , dhe s’kanë jetuar një ditë të vetme në atë hale të madhe …

  15. "BOHOTINA" says:

    Joel! Shume respekt per nderhyrjen tende me vend. Nuk di a je nga Shkodra Loce. Kam respekt se kam punuar 6 vjet ne ate qytet, ndonese jam nga Jugu. Per mua kur premtoi para zgjedhjeve te 2013, se do denonte ata qe permend me te drejte ti Joel, ka bere gabim. Kryeministri nuk ka gje ne dore as kur eshte Kokminister per te denuar, e jo me kur je kandidat. Se sistemi i drejtesise eshte institucion i veçante qe punon i pavarur per shtetin. Rastin me lart, qe ti e komentove me te drejte, e kam mesuar ne Shkoder. Ate ngjarje ate vit e kane komentuar 38 gazeta e revista qe botoheshin vetem ne Shkoder. Respekte…

  16. "BOHOTINA" says:

    Joel! Shume respekt per nderhyrjen tende me vend. Nuk di a je nga Shkodra Loce. Kam respekt se kam punuar 6 vjet ne ate qytet, ndonese jam nga Jugu. Per mua kur premtoi para zgjedhjeve te 2013, se do denonte ata qe permend me te drejte ti Joel, ka bere gabim. Kryeministri nuk ka gje ne dore as kur eshte Kokminister per te denuar, e jo me kur je kandidat. Se sistemi i drejtesise eshte institucion i veçante qe punon i pavarur per shtetin. Rastin me lart, qe ti e komentove me te drejte, e kam mesuar ne Shkoder. Ate ngjarje ate vit e kane komentuar 38 gazeta e revista qe botoheshin vetem ne Shkoder. Respekte…

  17. Arzt says:

    Megaafere por per kete rendesi ka qe eshte bere inceneratori. Po abuzimi me parate e shqiptareve? Si dreqin nuk mban fare pergjegjesi ky per vjedhjen e parave tona? Po per çfare eshte ai aty? Per te mbareshtuar ecurine e vjedhjeve te pareve tona?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje