Lulzim Basha: PD e vendosur të ecë përpara, të shkëputemi nga e keqja e të kaluarës

15 Dhjetor 2021, 20:40Politika TEMA

Lulzim Basha vijon të përsërisë disa mesazhe drejtuar demokratëve.

Teksti i zbardhur nga fjala e Bashës:

Sot dua t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë me katër mesazhe.

Lufta kundër korrupsionit njësoj si dekriminalizimi i politikës është jetike për Shqipërinë. Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur. Shqipëria nuk është e varfër, por është e vjedhur.

Ndaj për Partinë Demokratike dhe për mua si kryetar i saj, misioni numër një është lufta kundër korrupsionit dhe kundër krimit.

Përshëndes dhe mbështes drejtësinë në të gjitha veprimet kundër këtij armiku të mirëqenies së shqiptarëve. Partia Demokratike e mbështet pa kushte drejtësinë në luftën kundër këtij armiku të çdo shqiptari, që është korrupsioni.

Edhe ish-qeverisja e Partisë Demokratike ka patur korrupsion. Jemi të vendosur ta luftojmë edhe atë për të ecur drejt të ardhmes që meritojnë dhe duan shqiptarët. Nuk mund të ketë ndryshim për shqiptarët pa patur një luftë pa kompromis dhe pa ngjyra politike kundër korrupsionit në nivele të larta.

Ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga pjesa e keqe e të kaluarës tonë dhe të zgjedhim të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje