Çfarë do të sjell Chrisopher Hill për Ballkanin si ambasador i Amerikës në Beograd

16 Dhjetor 2021, 11:45Rajoni TEMA

Emri i Christopher Hill si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Beograd, po vazhdon të komentohet në forma të ndryshme. Deklaratat e Hill, që së shpejti ‘shkel’ në Serbi si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpërfaqin qartë mesazhin amerikan për vendet e Ballkanit Perëndimor: që Amerika është model më i mirë sesa Rusia dhe Kina.

Ka qenë edhe vet Hill që ka dhënë deklarata lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Bosnjë e Hercegovinë, përkthen N1 nga Reuters.

“Christopher Hill po sjell shkopin dhe karrotën në Serbi’, thonë komentatorë të politikës së jashtme për N1.

“Ishte një ngjarje e pazakontë. Diplomati që shkon në Serbi si ambasador, më shumë u pyet për rajonin në Senat, sesa për vendin (Serbinë), ku ai shkon si ambasador.

E çka tha Hill kur u pyet për çështjet në rajon?

“Ne i shohim lëvizjet e zotit Millorad Dodik si dëmtuese për gjithë vendin dhe është shumë e rëndësishme të flasim për këtë me Beogradin zyrtar. Duhet t’ua bëjmë të qartë dhe ta kuptojnë se niveli i ndihmës tonë për Bosnjë e Hercegovinën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, është shumë serioz”, tha Christopher Hill.

Për analistin e politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, kjo tregon se ‘Amerika po rrit presionin për Ballkanin Perëndimor’.

“Ajo që po ndodhë në Bosnjë, në veçanti në Republikën Srpska, që është absolutisht bastioni i influencën ruse në Ballkan, mund t’i kthehet keq Beogradit, nëse Beogradi vazhdon të luajë rol pasiv në këtë çështje”, thotë Jakshiq.

E ndërkohë, Hill thotë se Amerika duhet t’i tregojë Serbisë se ‘është alternativë më e mirë sesa Rusia dhe Kina’.

“Ne duhet t’i tregojmë Serbisë se jemi model më i mirë dhe që jemi një alternativë më e mirë sesa Rusia dhe Kina. Nuk është e mjaftueshme të thuhet vetëm se Rusia dhe Kina duhet të shmangen”, ka thënë Hill.

1 komente në “Çfarë do të sjell Chrisopher Hill për Ballkanin si ambasador i Amerikës në Beograd”

  1. Roberto says:

    Chrisopher Hill ish sekretar i pare i Ambasades Amerikane ne Shqiperi. Ishte i pari qe shkeli ne token tone bashke me disa diplomate te tjere dhe me pas erdhi edhe llumi Rayerson. Eshte caktuar ne Beograd per ti dhene nje shtytje te madhe bashkepunimit rajonal dhe per te mbajtur ne shina cdo arritje qe eshte bere gjate kesaj periudhe. Gjithashtu ka per detyre te detyroje Serbine qe te njohe Kosoven si dhe Kosoven ti bashkohet nismes Open Balkan. Duke pare qe Hill i njeh politikanet dhe politiken e ketyre vendeve do ushtroje presion per te mbajtur sa me larg Kinen dhe Rusine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje