Doza e tretë e vaksinave kundër koronavirusit siguron mbrojtje të mjaftueshme kundër shtrimit në spital, vdekjes dhe simptomave të rënda për personat e vaksinuar plotësisht. Kjo konfirmon edhe një herë rezultatet e një studimi britanik mbi efektin e dozës së tretë të shtatë vaksinave ( AstraZeneca, Johnson & Johnson, Novavax, Valneva dhe Curevac).
Të dhënat e studimi britanik u botuan në revistën mjekësorë në The Lancet:
– Personat që morën Pfizer pas dy dozave të para të AstraZeneca, kishin nivele antitrupash rreth 25 herë më të larta pas një muaji.
–Personat që morën dozën e tretë sërish Pfizer pas dy dozave të para zhvilluan 8-fish më shumë antitrupa.
– Moderna dha rezultatet më të larta si dozë përforcuese. Personat që morën dozën e tretë të Moderna pas dy dozave të AstraZeneca, kishin 32 herë më shumë antitrupa.
– Ndërsa personat që morën Moderna pas dy dozave të Pfizer, regjistruan rritje të nivelit të antitrupave deri në 11 herë.
Gjithashtu, sipas shkencëtarëve, gjysma e një doze të tretë të Pfizer rrit nivelet e antitrupave me 17 herë më shumë tek ata që ishin plotësisht të vaksinuar me AstraZeneca dhe të paktën 6 herë te personat që ishin vaksinuar plotësisht Pfizer.
Keta jane gjepura per te vazhduar bere para me tonellata me vaksinat. Po demtohen jashte mase njerzit qe kane nje fizik dhe shendet teper te mire, sic kemi pare shume sportista keto kohe te kene probleme zemre. Keto vaksina nuk jane per te gjithe. Keto vaksina jane me teper per njerzit me probleme shendetesore dhe te moshuarit, pasi virusi prek ata me teper. Vaksinat nuk e ndalojne perhapjen e virusit, vetem mundet ta bejne pak me te lehte kalimin e semundjes per njerzit me probleme shendetsore, ndaj edhe nuk duhet dhene me detyrim per te gjithe, por te merret vendimi midis cdo personi dhe doktorit te tyre personal.