Shoqata Shqiptare e Bankave zhvilloi takimin tradicional të fundvitit pas 2 viteve shkëputje nga pandemia. Në fjalën e tij guvernatori i Bankës, Gent Sejko u ndal tek performanca e ecurisë ekonomike gjatë 2021.
“Ekonomia shqiptare ka treguar një rimëkëmbje të dukshme gjatë vitit 2021, duke tejkaluar pritshmëritë tona fillestare. Ritmi i vazhduar pozitiv i rritjes ekonomike është i fortë, me bazë të gjerë dhe i prekshëm. Prodhimi i brendshëm bruto tashmë ka arritur nivelin e para-krizës; punësimi po rimëkëmbet; bilancet financiarë janë rritur, ndërsa treguesit kryesorë të shëndetit të sektorit bankar janë përmirësuar. Burimet e rritjes ekonomike i janë rikthyer tendencës së tyre rritëse dhe asaj të diversifikimit të duhur”.
Guvernatori Sejko u shpreh se sektori bankar i vendit ishte i qëndrueshëm ashtu sikurse dhe portofoli i kredive.
“Sektori bankar shqiptar, edhe këtë vit, vijoi tendencën e tij të ecurisë pozitive dhe u shfaq i qëndrueshëm ndaj goditjeve nga jashtë. Veprimtaria e sektorit vijoi të zgjerohej mbështetur kryesisht nga depozitat vendase, por pa ndikuar kapitalizimin e përgjithshëm të sistemit bankar. Portofoli i kredive tregon një rritje të mirëdiversifikuar, si në lekë dhe në monedhë të huaj. Raporti i kredive me probleme është ulur nga 8.13% në 6.3%, duke përfituar nga rritja e portofolit total të kredive dhe nga reduktimi i kredive me probleme”.
Banka e Shqipërisë nënvizon se do ketë përkushtim të palëkundur dhe do vijojë mbështetjen ndaj sektorit bankar dhe gjithë veprimtarisë së saj.
Cou Enver, nga gjumi cou!
Perparimi ekonomik paska tejkaluar parashikimet e parasiteve te majmur te BSH!
Ku eshte perfitimi per njerezit nga rritja ekonomike? Sigurisht u rrit ekonomia nga pallatet shume kateshe te pastrimit te parave, por asgje kjo nuk mdikon ne rritjen e mireqenies se pergjitheshme as me rishperndarje te te ardhurave dhe as me hapje vende pune
Merr ate rroge 10 mije euro ne muaj per vete… nuk e di a vazhdoni te harxhini 100 mije usd ne vit per ekipin e volejbollit si ne kohen e Full-hajnit…. dmth vazhdoni tallni menderen… e nga ekonomia heni tap-topi
Merr ate rroge 10 mije euro ne muaj per vete… nuk e di a vazhdoni te harxhini 100 mije usd ne vit per ekipin e volejbollit si ne kohen e Full-hajnit…. dmth vazhdoni tallni menrderen… e nga ekonomia heni tap-topi