Paga mesatare, shqiptarët mbeten më të keqpaguarit në rajon

15 Dhjetor 2021, 22:00Ekonomia TEMA

Paga mesatare në vend është rritur kundrejt një viti më parë, që ishte edhe kulmi i pandemisë, por po shfaq një tendencë rënëse këtë vit, në një kohë që qytetarët po përballen me rritjen drastike të çmimeve.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të këtij viti, një punonjës është paguar mesatarisht me 56.435 lekë, ku për punonjësit e sektorit privat kjo pagë kap shifrën e 51.305 lekë dhe në sektorin shtetëror 67.538 lekë.

Rritja për të dy sektorët mbetet e vakët dhe thuajse e pamjaftueshme për të përballuar shtrenjtimin e kostos së jetesës.

Të dhënat e Institutit Europian të Statistikave e rendisin Shqipërinë në vendin me pagën më të ulët mesatare në rajon. Për ekspertët e ekonomisë të ardhurat e pakta që individët fitojnë nga puna që bëjnë janë një ndër arsyet pse emigrojnë.

INSTAT raporton se sot është me leverdishme të punosh në sektorin financiar dhe atë të sigurimeve. Paga për këto dy industri vlerësohet 92.5 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar.

Ndërkohë sektorët që mbeten konstant në rritjen e pagave krahasuar me vitin e kaluar janë bujqësia, ndërtimi dhe industria.

4 komente në “Paga mesatare, shqiptarët mbeten më të keqpaguarit në rajon”

  1. ?????? says:

    ???????? … motren politikaneve te pa afte edhe te babzitur ne korrupsion

  2. Sara says:

    me fal, po cfar prisnit ju? me nje kryeminister pikto e zvkryeminister msues anglishteje, ku duhet te ishin shqiptaret?

    1. vezhguesi says:

      Sara-po cfare K. Ministri kerkon zotrote, ate qe vrau 3 mije te rinj ne 97-ten, Gerdec, qe nuk la rast pa vjedhur, apo ate me diplome holandeze te cilit ju deshne 10 vite per ta marre, qe edhe aritmetiken e thjeshte e ben pershesh? Edhe gomarit do ti kishin mjaftuar me pak vite per te marre nje diplome qe si hyn ne pune kerkujt, por Lulushka eshte gomar rrace qe gjerat i merr vesh shume me vone se sa gomeret e zakonshem.
      Zonje e nderuar, nuk e ben K. Ministri ekonomine, por ato qe ka mbledhur perqark si specialiste te sektoreve perkates.
      Kush specialist ka mbetur ne anen tjeter te politikes, Muli, Ristani, Cuni Fariut, apo amerikania e Trump-it?
      Apo mbase kerkon qe te kthehet Likja, se helbete sikur nuk ka fituar shume ne Presidence me shtetesite apo dekoratat qe i shet me shumica e me pakice, sipas kerkeses?
      Juve moj zonje, qe vazhdoni ti shkoni nga mbrapa liderave te mender opozites, duhet te kujdeseni qe te ruani kosheret se se sa per bletet, ato kane kohe qe ju kane lene shendene.

  3. ben says:

    Late nam me keto artikuj mbi pagat, kur dihet se pagat qe deklarohen nuk jane ato realet qe marrin punonjesit e firmave private.
    Para se te dilni me komkluzione te tilla bajate, do benit mire qe te studjonit informalitetin ne ekonomine shqiptare, per te pare se sa para qarkullojne jasht sistemit zyrtar. Do e merrni vesh pastaj se sa jane ne te vertete pagat ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje