Situatë dramatike në Kosovë, qytetari: Po ngrohemi me jorganë

16 Dhjetor 2021, 09:58Rajoni TEMA

Familjet në Kosovë po kalojnë orë të vështira pasi janë pa energji elektrike për shkak të krizës që i ka prekur. 110 familje të një kompleksi banesor në lagjen “Mati 1” në Prishtinë janë nga dita e djeshme pa energji.

Një banor i kësaj lagje ka deklaruar se po ngrohet si kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha ditën e djeshme se në shtëpinë e tij është ngrohur me batanije.

Mirëpo banorët kanë shtuar se përveç batanijes, po ngrohen dhe me jorganë.

“Edhe ne po ngrohemi si kryeministri veçse ne po ngrohemi edhe me jorganë. S’kemi me çfarë të ngrohemi tjetër veçse me jorganë dhe kjo është shumë e vështirë.

110 familje pa rrymë dhe deri tani jemi ngrohur me rrymë, por që reduktimet janë të këqija kohëve të fundit.

S’kemi çfarë të bëjmë deri në mëngjes nëse nuk rregullohet trafo nga KEDS-i do të ngrohemi me jorganë dhe do të hamë ushqime të ftohta”, tha qytetari.

2 komente në “Situatë dramatike në Kosovë, qytetari: Po ngrohemi me jorganë”

  1. Shqiptari says:

    Pse ankoheni edhe Albini tha ngrohem me jorgan.Rrofte Kurti.

  2. Niku says:

    Deshe fshat me drita…, ha gopin e Lenos tani…(te lyer me patriotizem qesharak…)…(!!!???) Leshkot e shpellave, prape perralla do te hane…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje