CDC rekomandon qytetarët të vaksinohen me Pfizer dhe Moderna

17 Dhjetor 2021, 10:10Bota TEMA

Një panel këshilltarësh të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandoi qytetarët amerikanë të vaksinohen me BioNTech ose Moderna në krahasim me Johnson & Johnson, për shkak të rrezikut të rasteve të rralla por ndonjëherë fatale të mpiksjes së gjakut.

Rastet me sindromën e trombocitopenisë (TTS), e cila përfshin mpiksjen e gjakut të shoqëruar nga një nivel i ulët i trombociteve, janë raportuar te personat që janë vaksinuar me  J&J. Normat më të larta  janë raportuar te gratë nën 50 vjeç.

CDC tha se shkalla e incidenteve të tilla është më e lartë se sa ishte vlerësuar më parë, si te femrat ashtu edhe te meshkujt, me të paktën nëntë të vdekur pas incidenteve të tilla të koagulimit të gjakut në SHBA, ka vënë në dukje CDC.

Anëtarët e panelit thanë gjithashtu se vaksina e J&J është më pak efektive në parandalimin e koronavirusit sesa dy vaksinat e tjera të autorizuara për përdorim në SHBA nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje