Nga Ylli Pata
Sali Berisha shpalli aksionin e parë politik të partisë së tij të re që tashmë është themeluar e po formësohet avash avash. Një protestë në ditën kur në Tiranë do të jetë për vizitë zyrtare, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me rastin e nismës “Ballkani i Hapur”.
Nuk se është ndonjë gjë e re që këtë nismë, edhe pse e ka përkrahur Edi Rama, të jenë kundër të gjithë politikanët kudnërshtarë të tij, sin ë Tiranë, Prishtinë, politikë apo në media.
Në thelb nuk ka asgjë të keqe, pasi në një demokraci, mendimet dhe demostrimi i alternativave të kundërta janë pjesë normale e funksionimit të këtij sistemi.
Megjithatë, ka një “rastësi” të çuditshme në aksionin e Sali Berishës, me një tjetër aksion të tillë po “nacionalist” në Serbi, e që lidhet me një histori ndarjeje të një partie të rëndësishme të së djathtës siç është Partia Radikale Serbe.
Aleksandër Vuçiç, sot President i Serbisë, më përpara Kryeministër, Zv.Kryeministër, është edhe kryetar i Partisë Progresiste të Serbisë.
Kjo parti u ngrit pas shkizmës me Partinë Radikale të Vijislav Sheshelit. Njeriut që në kohën e Sllobodan Millosheviçit e ktheu në ideologji nacionalizmin serb dhe urrejtjen ndaj popujve të tjerë të Jugosllavisë, po sidomos shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.
Sheshejli, ishte ndër të tjera dhe profesor i njohur i katedrës së Fakultetit Juridik të Universitetit të Beogradit, që drejtohej nga dekani Oliver Antiç, i cili ishte ndër të tjera një bashkëpunëtor dhe ideolog i Radikalna Stranka, të Sheshelit.
Aleksandër Vuçiç, ishte një student i juridikut e shpejt hyri në klubin e Sheshelit e Antiçit, që më pas u përzgjodh si asistent i kreut të Partisë Radikale.
I bënte letrat, i mbante çantat, i sillte rakitë e birrat.
Zelli i madh, i dha Vuçiçit “vulën” e pasardhësit të Vojislav Sheshelit. Në kulmin e luftës së Kosovës ku genocidi ndaj shqiptarëve arriti kulmin, Sheshejl ishte zv.kryeministër i qeverisë së Serbisë, e Vuçiç ministër i Informacionit.
Por me rënien e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, , që çoi edhe një revolucion politik në Serbi, kun ë krye erdhën forcat opozitare demokratike me në krye të Zoran Xhingjiçin, radikalët pësuan një rrudhje të mëdha. E si për “rastësi” pas tetë vjet opozite frustruese kur nuk votoheshin, pasi ishin ndër të tjera edhe të papranuar nga Perëndimi(Sheshejl u denoncua nga SHBA në Gjykatën e Hagës për krime lufte), brenda kësaj partie nisën të dallohen dy rryma.
Njëra rrymë e ashtuquajtur nacionaliste e përfaqësuar nga Sheshejli që e cilësonte SHBA dhe BE si armike të Serbisë, e sidomos demokratët, e nga ana tjetër Tomislav Nikoliç e Aleksandër Vuçiç që ishin pro marrëdhënieve të mira me Perëndimn.
Këtu nisi ndarja. Nikoliç e Vuçiç u larguan nga Partia Radikale dhe formuan Partinë Progresiste Serbe, duke dalë me idenë për një bashkëpunim me Perëndimin dhe kërkuan anëtarësimine Serbisë në BE.
Sheshejl, nga ana tjetër mbajti anën “nacionaliste”, ku kundëershtoi çdo nismë ndërkombëtare, doli kundër çdo aleance të Serbisë me SHBA dhe BE, duke e kthyer antiamerikanizmin në një kauzë. E cila në këtë vend pati mjaft pasues, edhe si pasojë e bombardimit që NATO i bëri këti vendi në vitin 1999.
Por megjithëse antiamerikanizmi i Sheshejlit ka bazë, por edhe ndjekës, ai nuk arriti ndonjëherë të imponohet si parti qeverisëse në Serbi. Edhe pse ka pasur raste kur ka marrë rezultate të mira në zgjedhje.
Edhe pse nuk i ka ecur retorika nacionaliste, Sheshejli, ndaj të cilit rëndojnë krime të rënda kundër njerëzimit si ideator e zbatues i strategjisë së spastrimit etnik të Millosheviçit, ai vijon me të njëjtën skemë. Bën mitingje kundër SHBA, Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjës, pasi nuk ka një ide tjetër për të udhëhequr popullin e tij.
Është strukur në shpellën e nacionalizmit primitive, që cilësohet tashmë si streha e fundit e maskarenjve.
E nëse e marrim këtë skemë apo model të Serbisë e kërkojmë ku mund ta ketë pjesën e vet simetrike, shikojmë më të afërt konlgomeratin politik që po udhëheq Sali Berisha.
Një lider i kohës së vjetër, i cili ka pasur shansin më shumë se kushdo të jetë një lider i dashur për të gjithë, por që e rrëzoi këtë mundësi. A nga paaftësia, a nga qëllimi, a nga konjukturat, këtë e vendos historia, Por fakt është se kur Sali Berisha pati një ngërç politik, rrezikoi të ardhmen e popullit të tij, duke e futur në kaos e përplasje civile, Duke minuar demokracinë, duke injektuar korrupsionin shtetëror si sistem , e penguar drejtësinë që merrte nismën të hetonte korrupsionin.
Një ditë të bukur, në bazë të një ligji të saj, 7031(C) SHBA vendosi ta ndëshkojë Sali Berishën, duke e koaniseruar një politikan që i bën dëm logjikës e filozofisë perëndimore të demokracisë.
E i përkëdheluri i Berishës, Lulzim Basha, vendosi të ndahet prej shefit të tij, duke i thënë të largohet.Berisha nuk pranoi dhe ka nisur një betejë që po shkon drejt një partie të re të tij. Që e inaguron me një tubim nacionalist kundër Aleksandër Vuçiçit. Që në fakt, Saliut i ngjan me Lulzim Bashën, pasi si ai, tradhëtoi shefin e tij. E natyrisht ka gjetur nacionalizmin e tij, faktikisht fals, si strehën e tij finale. Fenomen për të cilin ka një aksiomë shumë të njohur. E në Ballkan, por e zbatojnë të gjithë antiamerikanët, jo vetëm Berisha e Shesheli, po edhe Gruevski e të tjerë…
Pune patash
Ne keto momente historike e gjithe Shqiperia Demokratike duhet te jete ne krah te Demokracise me te vjeter dhe me te fuqishme te botes-SHBA-se dhe Lulzim Bashes, si interpretues i ideologjise dhe politikes se saj ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni, qe gjenden ne krahun e duhur te historise.
lulzim basha eshte perfaqsuesi i oligarkise i cili per 20 vite ka nje pasuri prej 300 milion eurosh,para keto te vena nga korrupsioni,trafiqet e droges dhe nga lejet e ndertimit.
Ky ka nje ndryshim. Ka vjedhur ne miljarda euro dhe ka hapur thesin per moderatoret e kazaneve mediatik. Po pagon aq shume, sa moderatoret ste lene te flasin se si funksjonon nje demokraci duke bere zhurmusin e ekranit.. I bejne gjerat fakto sikur te ishin ne 96-ten por harrojne se ka bicak ustai. Ustai eshte populli qe kur vjen dita e votimit, i sjell ne realitet dhe rrine si muti ne shi.. I bleu Gellbaqja analiste, gjitholloge, moderatore, bodigard talibanesh por e vetmja qe sblen dot eshte transparencen. Per patriot te qan.
“Në këto momente historike e gjithë Shqipëria Demokratike duhet të jetë në krah të Demokracisë më të vjetër dhe më të fuqishme të botës-SHBA-së dhe Lulzim Bashës, si interpretues i ideologjise dhe politikës së saj në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Kështu do të gjendemi në krahun e duhur të historisë.
Foto qe thote shume.
O Bishe !
Sa te kesh magjar qe te duan mos e vrit mendjen.
Je njesh.
Je lexhende.
Je gjithçka qe don te jesh.
…por njerezor nuk ishe kurre.
Me vjen vjen keq per gjithe miqte e mi qe per ty thone…O ZOT…
Lideri histerik…..HISTORIK….
Ti thjesht dhkaterrove djeresen 50 vjecare te shqiptareve.
Por vazhdo Lexhende…
Akoma jemi budallenj.
Sala vetem nacjonalist nuk eshte. Ky ka qene dhe eshte kokrra e oportunistit.
Sala vetem nacjonalist nuk eshte. Ky ka qene dhe eshte kokrra e oportunistit………
Po normalishte kure hajdutve ju preken interesate prosonale dhe familjare bëhen (patrijote) por hajduti dhe kriminelat nuk kane kombe as atdhe. para 2 ditesh Ambasdori Turke ofendone te gjith Shqiptare pa dallime feje duke na mozzarella inditetin dhe historine tone komtare dhe as nje nga keta horra politikanet nuk raguane veq se Jane Myslimane dhe ndoshta nuk e ndjen veten Shqiptare???
Janullato ka 30 vjet qe bertet dhe thote se nuk ka shqiptare ortodoks sepse jane omogjen grek…prandaj ti zotni nese je vertet patriot mos shko as mbas edi rames e as mbas sali berishes sepse keta kane shitur troje dhe komplet kombin tone.jane antishqiptar..ky gazetari sh mir ben qe shan saliun mirepo ka harruar shoqwrine e madhe te rames per vucicin..
Mes berishes dhe vucic, i dyti eshte me i besueshem.