Protesta kundër Vuçiç, ish-kreu i Vetëvendosjes i drejtohet Berishës: A do të jetë e pranishme Evi Kokalari dhe a do e pranosh që e ke patur gabim?

17 Dhjetor 2021, 13:42Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë në Tiranë, të hënën që përkon me mbërritjen në Tiranë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të procesit të Ballkanit të Hapur.

Në lidhje me këtë protestë të lajmëruar nga Berisha ka reaguar dhe ish-kreu u Vetëvendosjes, Boiken Abazi. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale pyet Berishën nëse do të kërkojë falje, pasi një vit më parë është shprehur pro marrëveshjes së firmosur nga Kosova në Uashington, ku u dha dhe dakordësia për të qenë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur.

 

Dhe pyetja e dytë që i bëhet publikisht Berishës, është ajo nëse në këtë protestë do të jetë e pranishme Evi Kokalari, e cila ka qenë një nga promotoret e procesit të Ballkanit të hapur, pasi është shfaqur vazhdimisht në krahë të Richard Grenell, të besuarit të Donald Trump për Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë:

Dy pyetje në lidhje me protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”:

-Më 6 shtator 2020 Sali Berisha ka deklaruar se e ka kuptuar si lëshim të Kosovës pranimin e minishengenit (Open Balkan) në marrëveshjen e Ëashingtonit, por tha se kjo është normale, kur kërkesa vjen nga aleati më i madh i shqiptarëve. Berisha ka dhënë mbështetjen e tij për atë pseudo-marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe kombin shqiptar me pretendimin se kur aleati ynë kryesor, ShBA, e mbështet, atëherë duhet ta mbështesë edhe Kosova. Kujtojmë gjithashtu se Soros edhe në atë kohë e mbështeste “Open Balkan” dhe punoi prej fillimit për realizimin e kësaj nisme, por kjo nuk e pengoi Berishën ta jepte edhe ai mbështetjen e tij. Sakaq, edhe kjo administratë e ShBA-së po e mbështet “Open Balkan” siç bëri administrata e kaluar.

Tani që ka thirrur protestë kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”, a është i gatshëm Sali Berisha të pranojë se e ka patur gabim në shtatorin e vitit të kaluar Presidenti Trump, Richard Grenell dhe vet Berisha që e kanë mbështetur “Open Balkan / Mini Shengenin ballkanik”?

-Evi Kokalari, mbështetëse e zjarrtë e “Ballkanit të Hapur / Mini Shengenit” dhe anëtare e “Komisionit të Rithemelimit” të PD-së, a do shkojë të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër “Open Balkan”? A do dalë edhe ajo kundër pseudo-marrëveshjes se Ëashingtonit të shtatorit të vitit të kaluar që detyronte Kosovën të pranonte “Open Balkan”?

7 komente në “Protesta kundër Vuçiç, ish-kreu i Vetëvendosjes i drejtohet Berishës: A do të jetë e pranishme Evi Kokalari dhe a do e pranosh që e ke patur gabim?”

  1. fshatari.pafshat says:

    Qe nga momenti qe ti Abazi ben faktor Kokalarin, bie poshte gjithecka perpiqesh te ngresh lart.

  2. realisti says:

    as nuk e ka fare proiblem ai.Kerkon falje per ca te duash ti tani dhe me pas thote kjo ishte per fushate

  3. SPAK says:

    Te gjithe fashistet nje fetyre kane: ate te frikacakut. Te thirre protestat Salih Berisha, aj qe furrnizoj makinen vrastare serbe me nafte eshte nje ofendim i rende per njerzit me pak memorje.

  4. Fantazisti pa tru says:

    Po mundohem une te te pergjigjem:
    1- Sali Berisha nuk mund te kerkoje falje, se ka qene pro marreveshjes se Vashingtonit Ai ne ate kohe nuk ka qene i shpalluar “non grata” nga qeveria e Trampit. Ai eshte shpallur “non grata” nga qeveria e Bajdenit. Pra Sali Berisha ka armiq ata qe e shpallin armik. Merr pershembull edhe kete rast qe ai do sulmoje Vuciqin ne Tirane. Ai ketu po luan nje loje te thelle agjenturore. Vuciqit dhe vetem Vuciqit i leverdise acarimi i marredhenieve ne Ballkan. Sot Sali Berishes po i digjet bytha dhe po del zbuluar si armik i kombit. Kjo ka bere qe edhe UDBA ta hedhe kete spiun ne sulm total konder Shqiperise. Ai tashme po cvleftesohet ne analet e spiunazhit serbe dhe kjo mund te jete detyra e fundit e tij. Sali Berisha ka detyren e kamikazeve te luftes. I perpunuar deri ne palce nga agjentura dhe i edukuar nga nena e tij serbe me dashurine per Serbine, ai po ben heroizmin e fundit per Serbine per ta bere Shqiperine rrupalle, ashtu sic a ka bere keto 30 vjete.
    2- Per ate Kokepalaren, puna mund te jete akoma me e ngatruar. Ajo nuk eshte spiune e serbit, por mund te jete e Amerikes. Amerika e ka derguar ate te marre vesh se cbehet ne taborrin e Saliut. Duke qene se Saliu u distancua me Ameriken, ata e kane te veshtire te kuptojne se cmendon ai dhe cplane ka. Kjo kokpalarja eshte thika mbas shpine e Amerikes per Saliun dhe bashke me te edhe thike per rusin dhe serbin.
    Jane pune shume te ngaterruara. Keto pune kerkojne tru per tu zberthyer, por ne shqiptaret kemi vetem nerva. Shiko mbeshtetesit e Saliut se me cfare pasioni flasin. Ata nuk pjerdhin per llogjiken e ftohte amerikane. Ata jane me saliun! Shiko ne te tjeret qe e gjykojme kete kokpalaren si mbeshtetse te Saliut dhe harrojme se kjo eshte thjeshte loje agjenturore. Edhe neve na ngrihen nervat se ajo mbeshtet Saliun dhe harojme se nuk jemi ndertuar per kesi punesh. Shiko pershembull Afganistanin. Atje tani jane ne pushtet te burgosurit e Guantamalos…..Ndoshta kjo kokpalarja do behet kryetare e PD….

    1. ceni, boston says:

      Po cfare agjente eshte Kokalari mor aman, po pse morre ngeli CIA amerikane per nje trularaske. Po ajo ska fare asnje kapacitet mor mik as moral as intelektual e as politik. ajo eshte nobody ne Amerike, mos u genje nga facebooku…

  5. ceni, boston says:

    Cuditem se si media merret me nje emigrante pa vlere si Kokalari, nje mashtruese ordinere qe vec fotove me femijet e Trumpit apo edhe me vete Trump mbas humbjes te tij ne zgjedhje, ska asgje tjeter. Nje agjente imobilare qe ndihmon klientet ne shitje blerje apartamentesh dhe shtepish por qe hiqet sikur ka lidhje me Partine Republikane amerikane. Ajo nuk i perket asnje partie politrike me antaresi flas, as ne Amerike as ne Shqiperi. Ore a e kuptoni se cdo njeri apo aktivist amerikan nqtse ka deshire merr pjese neper konferenca te ndryshme partish qe sherbejne per mbledhje fondesh ne Amerike, kundrejt nje pagese per te siguruar hyrjen, mund te futesh neper konferencat te degjosh dhe te besh foto me persona te njohur publik perfshi edhe ish presidente. KAQ. Kjo llomotit ne Facebook dhe kujton se ben politike por me e keqja eshte se ne Shqiperi e besojne, sigurisht edhe nje pjese emigrantesh qe as e kane idene se si funksionon politika amerikane.

  6. Asd says:

    Kush eshte ky qe ben gjithe keto pyetje te kota nje njeriu te kote? Nongrata po i ben presion SHBAve, duke dashur tu transmetoje atyre qe “popullin berishian” mund ta ngreje edhe kunder SHBAve njelloj si kunder Vucic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje