Nga Hasan Bello
Abedin Pasha u lind në trevën e bukur të Çamërisë, në qytetin e Prevezës në vitin 1846. I ati i tij, Ahmed beu ishte pjestar i familjes më të njohur të kësaj treve, i fisit Dino, i cili mbeti një burim i pashtershëm personalitetesh që kanë lënë gjurmë në historinë tonë kombëtare.
Mësimet fillestare Abedin Pasha i mori në vendlindje, për të vazhduar më tej me shkollimin e mesëm në gjimnazin e njohur të Janinës “Zosimea”.
Në këtë gjimnaz përveç njohurive të shumta që mori në fusha të ndryshme të dijes, ai u shqua si zotërues i disa gjuhëve të huaja, si nxënës inteligjent dhe me prirje letrare.
Por, ajo që ndikoi më shumë në këtë periudhë do të ishte njohja me disa figura të tjera shqiptare, të cilët pak vite më vonë u bënë drejtuesit kryesor të Lëvizjes Kombëtare.
Si pinjoll i një familjeje me prestigj dhe me ndikim jo të pakët në Shqipërinë e Jugut, në vitin 1864 ai u thirr të bënte pjesë në gardën ushtarake të sulltan Abdylazizit.
Por nuk zgjati shumë kohë dhe ai u kthye përsëri në Prevezë si ndihmës mytesarrif (drejtues sanxhaku) dhe nënprefekt i qytetit. Nga këtu u transferua në Izmir si nënkryetar i Gjykatës së Apelit, e pak më vonë si kryetar i një Komisioni të Jashtzakonshëm. Me syprimimin e këtij Komsioni ai u emërua si mytesarrif i Sofjes, por pasi nuk pranoi të shkonte atje u dërgua në Tekfurndag dhe pastaj në Varnë.
Më pas u kthye në Stamboll ku u emërua në postin e rëndësishëm si komisar perandorak i bursës, detyrë të cilën e ushtroi për pesë vjet e disa muaj. Në kohën që ushtronte këtë detyrë ai botoi një vepër mbi borxhet e Perandorisë Osmane, për operacionet e bursës dhe opereacionet financiare, ç`ka tregon mbi njohuritë e kompetencën që Abedin Pashë Dino kishte fituar në fushën e ekonomisë.
Sipas një relacioni që ministri i Francës në Athinë, Tiso i dërgonte ministrit të Jashtëm në Paris Vadingtonit mbi karakteristikat e Abedin Pashës, ky i fundit kishte arritur të fitonte një autoritet edhe më të madh në botën politike në kohën e luftës turko-serbe.
Kur kryeministri dhe reformatori i njohur Mit`hat Pasha kishte mbledhur një kuvend për t`u shprehur lidhur me përfitimet territoriale që Konfrenca e Stambollit kërkonte në dobi të Malit të Zi, në këtë kuvend, Abedin Pasha ishte vënë në krye të intransigjentëve dhe luftarakëve, që kishin shkruar mbi një flamurë këtë parrullë të pëlqyer prej popullit “asnjë pëllëmbë e truallit osman nuk u duhet lëshuar të huajve” kishte zotëruar asamblenë e lartpërmendur duke përcaktuar kështu shpërthimin e Luftës Ruso-Turke (1877-1878). Që prej kësaj kohe, sa herë që duhej vepruar apo shprehur ndonjë qëndrim anti-sllav, ai ishte gjithmonë në radhë të parë.
Në fund të vitit 1878 ai u dërgua në Janinë si komisar i një komisioni në krye të të cilit ishte komandanti i ushtrisë osmane të Vilajetit të Janinës Muhtar Pasha.
Komisioni kishte për detyrë të zhvillonte bisedime me përfaqësuesit e qeverisë greke mbi kufirin greko-osman në Shqipërinë e Jugut e në Thesali dhe mbi dorëzimin e disa territoreve Greqisë mbi bazën e rekomandimeve që kishte dhënë Kongresi i Berlinit.
Sipas diplomatit francez ai u dërgua në Janinë për të nxitur e për të ndezur ndjenjën kombëtare tek shqiptarët myslimanë në lidhje me mbrojtjen e vendit nga aspiratat greke që synonin aneksimin.
Aty, me cilësinë e komisarit të qeverisë, ai kryesoi Komitetin e Shpëtimit Publik Ushtarak që shqiptarët myslimanë e kishin krijuar me urdhër të qeverisë osmane, me qëllim që të rekrutonin e të stërvitnin besnikë të çdo moshe e të çdo shkalle shoqërore, t`i paisnin me armë dhe të furnizonin vendet e fortifikuara. Në këtë periudhë Abedin Pasha shprehu ndjenjat më armiqsore ndaj helenizmit dhe sipas optikës subjektive të diplomatit në fjalë “fanatizmi i tij e la në hije edhe atë të turqve më të ekzaltuar”. Ky fanatizëm kishte si qëllim mbrojtjen e territoreve shqiptare, që kërcënoheshin direkt nga vendimet e Fuqive të Mëdha.
Në ngjarjen e Lëkurësit, lokalitet në afërsi të Sarandës, kur disa banda andartësh grekë nxitën popullsinë e krishterë shqiptare për t`u hedhur në kryengritje e për të kërkuar më pas bashkimin me Greqinë, Abedin Pasha mori pjesë aktive duke mobilizuar 400 veta nga fisi i tij me qëllim për ta shtypur këtë kryengritje.
Në prag të mbledhjes të Kongresit të Berlinit (1878), i cili ndonëse në një masë më të reduktuar krahasuar me Shën Stefanin përsëri i copëtonte shumë rëndë trojet shqiptare, Abedin Pasha shkoi në Stamboll dhe i dorëzoi Portës së Lartë disa raporte në favor të mbrojtjes së territoreve të banuara me popullsi shqiptare. Prandaj, duke u nisur nga kjo ai u ngarkua përsëri me detyrën për të shkuar në Epir, me qëllim për të nxitur zemërimin e shqiptarëve kundër idesë së lëshimeve territoriale në favor të Greqisë.
Në këtë periudhë ai ishte gjithashtu organizator kryesor i nxitjes së popullsisë vendase për të hartuar telegrame ku protestohej kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe në favor të çështjes shqiptare, të cilat më pas i dërgoheshin Stambollit dhe kancelarive të vendeve europiane. Në mënyrë po aq aktive ai ishte në kontakt me Abdyl bej Frashërin dhe Mehmet Ali Vrionin, dhe së bashku me degën jugore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit organizuan rreth 30.000 forca vullnetare, të vendosur për të mbrojtur çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare.
Porta e Lartë, e cila ishte në kundërshtim me kërkesat greke dhe vendimet e imponuara nga Kongresi në fjalë, duke pasur parasysh origjinën çame të Abedin Pashës e emëroi këtë të fundit si ministër të Jashtëm dhe si kryetar të komisionit që do të zhvillonte bisedimet me Greqinë lidhur me përcaktimin e kufirit.
Për disa muaj me radhë të gjitha bisedimet që ai kryesoi me palën greke u zvarritën aq shumë sa që Athina së bashku me kancelaritë europiane i bënë presion Stambollit për ta larguar nga detyra. Sipas disa studiuesve, fakti që Janina dhe disa qytete të Çamërisë mbetën pjesë e perandorisë dhe territore shqiptare deri në 1912 ishte merita e Abedin Pashës, i cili me zotësinë dhe ndjeshmërinë e tij prej atdhetari nuk pranoi asesi që vendlindja e tij t`i aneksohej Greqisë. Pas largimit nga detyra si ministër i Jashtëm ai ushtroi funksionin e kryetarit të komisionit të reformave në zonat lindore të Turqisë së sotme, vali i Sivasit, Ankarasë dhe Rodosit nga ku u thirr për të marr pozitën e kryeministrit, por që për fat të keq nuk mundi sepse vdiq nga shkaqe të pashpjegueshme.
Në historiografinë shqiptare, si rezultat i reminishencave të litereaturës greke që e konsideron armik, nuk kanë munguar vlerësime negative për Abedin Pashën. Në tekstin “Historia e popullit shqiptarë” botuar në periudhën e komunizmit, ai paraqitet si njeri që kishte ndjekur një politikë dyfytyrëshe, se ishte kundër idesë mbi autonominë e Shqipërisë duke pasur frikë mbi çifligjet e veta. Por burimet e kancelarive europiane dëshmojnë të kundërtën. Prandaj me kalimin e kohës akuzat në fjalë kanë ardhur duke u zbehur për shkak të dokumentacionit, i cili edhe kur e kritikon si “shqiptarofil”, “antigrek” e “antisllav”, s`bën gjë tjetër veçse na tregon për rolin pozitiv që ai ka luajtur brenda kuadrit të Perandorisë Osmane.
Abedin Pashë Dino vdiq në Stamboll në vitin 1906. Ai njihet si hartues, përkthyes dhe autor i disa librave letrar dhe studimor. Kështu, ai ka përkthyer dhe komentuar në një formë krejt moderne veprën e Rumiut “Mesnevi” nga gjuha perse në atë turke; ka shkruar një libër me titull “Trajtesë e dobishme mbi kolerën” në kohën kur ai ishte vali i Ankarasë, ku jepen të dhëna rreth masave preventive ndaj kësaj sëmundjeje; ka polemizuar me ateistët dhe darvinistët me librin “Lumturia në këtë botë” duke u mbështetur në disa autorë si tek Paskali, Flamarion, Montegacen, etj; ka përkthyer dhe komentuar nga gjuha arabe “Kasidatu l-burda”; ka hartuar një gramatikë moderne të gjuhës arabe, etj. Të gjitha këto tregojnë se ai ishte një personalitet poliedrik, me njohuri nga fusha të ndryshme të dijes.
Edhe i biri i Abedin Pashës, Rasih bej Dino ishte patriot dhe diplomat i njohur në shërbim të çështjes shqiptare. Ai njihet si organizator dhe financues i hapjes së shkollave shqipe në Çamëri. Në vitin 1913, ai ishte drejtues i delegacionit shqiptar që së bashku me Mehmet bej Konicën dhe Filip Nogën i paraqitën ministrit të Jashtëm britanik dhe drejtuesit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Eduart Grej vijën e kufirit shtetëror të viseve etnike dhe një pasqyrë të hollësishme mbi përbërjen e popullsisë që banonte krahinat që duheshin përmbledhur brenda shtetit shqiptar. Por ky memorandum i delegacionit shqiptar nuk u mor parasysh.
Gjatë kësaj kohej Rasih Dino do të ishte një nga bashkëpunëtorët kryesor të Ismail Qemalit dhe Qeverisë së Vlorës për politikën e jashtme. Në vitet e Luftës së Parë Botërore ai do të vendoset në disa shtete, si: në Zvicër, Francë dhe Itali. Në dhjetor të 1920 qeveria e Sulejman Delvinës do ta ngarkoi me detyrën e kryetarit të delegacionit ekonomik shqiptar që u dërgua në Romë për të vendosur marrëdhënie ekonomike mes dy vendeve.
Pjesë e kësaj familjeje është dhe nipi i Abedin Pashës, Xhemil Dino, i cili nga viti 1920 deri në 1939 do të mbajë funksione të larta në diplomacinë shqiptare, si ministër dhe përfaqësues i Shqipërisë në disa shtete.
Pasardhësit e familjes Dino nga Preveza e Çamërisë edhe më pas vijuan të shkëlqenin në fusha të ndryshme të artit, biznesit dhe politikës qoftë në Greqi, qoftë në Paris dhe vende të ndryshme të botës.
Nje nga pinjollet e SS-ve gjermone bashkpuntor dhe kriminel ndaj grekeve ishte nga fisi turk Dino.
Athere per cfare patriota flet o rrot cari turko hason bello!?
Nuk kuptoj per c”far :shqiptar” flisni ???
Abedin Pasha, djali i Hasan Beut qe ishte kolonel Turk ne Stamboll …
.
Si mund te cilesohet Shqipetar ???
Ose me mire si mund te cilesohet Arber, sepse dihet boterisht qe termi Shqiprar identifikohet nga kolon Turq qe kolonizuan Arberin pas pushtimit Otomman.
.
Nuk e kuptoni … sa me shume flisni (per hitorin tuaj) aq me shume qelbeni era Turqir.
Matrapiku-qe je komplet hajvan ne lenden e historise, sebashku me keta te tjeret para dhe pas komentit tend, ate e keni treguar me kohe me budallalleqet qe shkruani.
Problemi eshte se nje i paditur si puna juaj, para se te shprehet publikisht per idete e veta, duhet qe te harxhoje ca kohe per tu informuar ne lidhje me ceshtjen ne fjale.
Me konkretisht, nocioni “shqiptar” nuk identifikon “kolone turq, qe paskan kolonizuar Arberine” sic pretendoni juve. Ky term vjen thjesht nga fjala “shqipe”, qe identifikon ate nacion qe ka per flamur shqipen dykrenare te Skenderbeut, pikerisht atij qe e ngriti emrin e Arberise mbi te gjitha shtetet ballkanike, perfshi ketu edhe ate shtet qe ju paguan juve, qe u krijua e u zgjerua ne kurriz te trojeve shqiptare.
Edhe njehere, termi shqiptar nuk ka fare lidhje me gjuhen turke apo cdo gjuhe tjeter, por vetem e vetem me gjuhen shqipe.
Sa i perket emrave te njerezve, ato ashtu si edhe feja nuk identifikon nacionalitetin e nje personi. Eshte ADN-ja, ajo qe tregon se kujt nacioni i perket nje individ i caktuar. Keshtu ADN-ja ime, sipas analizave te bera ne SHBA, i perket 100% kombit shqiptar sipas shtrirjes: Shqiperia (veriu, mesme, jugu), Lindje e Maqedonise, veriou i Greqise. Sic e shikon edhe nga analizat e ADN-se, te bera me kampione te gjakut tim, une i perkas 100% kombit shqiptar; komb te cilin hajvane si puna juaj e mohojne.
Ne fakt, ajo qe eshte totalisht e provuar me dokumente, eshte se Greqia e sotme perbehet ne pjesen me te madhe nga shqiptare, vllehe, turq, e ponti, popullsi te ardhura nga Azia, qe pretendon te jete pas-ardhese te grekeve antike. Me keto pretendime jeni bere per tu qeshur nga gomeret njerezit nuk cuditen me me gomarlleqet qe perpiqeni te perhapni, qe ne te folmen e sotme quhen “fake news”.
Ne asnje shtet te krijuar pas sundimeve perandorake te pakten ne evrope nuk kemi kombe etnikisht te pastra. Pas revolucionit francez del ne pah ideja e formesimit te shteteve kombe. Kur flitet per Greqi apo France apo edhe Itali qofte, flasim per civilizimin historik dhe frymen e trashegimise kulturore dhe fetare te ketyre vendeve. Cdo njeri qe jeton dhe perqafon dhe perveteson ate civilizim merr dhe te drejten te quhet grek, francez, italian, etj.
Pas sundimit osman, ish perandorite perendimore krijuan kombet shtete te reja mbi baza fetare dhe te civilizimit para osman. Per shqiptaret u gjet nje formule tjeter kur e bene si shtet. Aty ku flitej ne shumice shqip ne rang prefekture u be edhe demarkacioni. Prandaj mos u merrni me historia pa histori e tradita shtetformuese por ti futemi punes qe kete qe na kane dhene ta bejme model. Po kush ta beje?! Shtet me fshatare nuk behet. Shtetformimi themelohet nga borgjezia. Borgjezi ne nuk kemi….Kurajo…nje here ka per tu bere por pas 200 vitesh nese sdo kete ndonje lufte.
I njejti mut……
Shqip vjen nga latinishtja…dmth qarte…u drejtohet popujve te ketyre zonave malore qe flisnin nje gjuhe me pak fjale dhe qark te shkurter.
Sa per camet gjithmone i referoheni periudhes osmane…po me pare ku ishin keta?!
Sigurisht muslimanet shqiptaro-turq perfituan nga lidhja e fese dhe gjakut me osmanet kuptohet ne kurriz te te krishtereve. Pervec Mirdites dhe Himares qe kishin marreveshje me osmanet nuk njoh asnje te krishter shqiptar qe te jete pronar i madh tokash. Shqiperine dhe per kaq sa eshte fale te krishtereve e kemi dhe per kete u jam mirenjohes perjete.
Nje tjeter hason hysen turkoshqiptar pellazg.
E njejta bajge…..
E njejta plere….
Abedin Pasha ka merita qe vonoi copetimin e trojeve Shqiptare sidomos Jugut.
Por nuk mund ta ndalonte ate.
Ishte Rusia ajo qe kerkonte zhdukjen e identitetit Shqiptar ne Ballkan.
Mbas Rusise vinte sidomos Franca dhe pastaj Anglia.
Mos te harrojm qe Ulqinin Shqiptaret e humben sepse per Malin e Zi luftoi Franca edhe Anglia.
Ne Jug e njejta gje .
Edhe sikur Shqiptaret te kishin mposhtur ushtrin Greke ne 1913 perseri fuqit e medha do kishin hyr ne lufte ne anen Greke.
Vetem Farnca i dhuroi mbi 20 anije luftarake Greqis ne vitin 1909 .
Plus arme e ushqime.
Mbas konferences se Londres ishin edhe traktatet e fshehta qe kerkonin zhdukjen e Kroacis,Sllovenis,Shqiperis Turqis etj
Ti Taulant shkruan sipas Fese qe ndjek,,por Ministri i jashte Tyrk me 1913 deklaroi se token qe lame pas le ta ndajne serbet dhe Greket e kishte fjalen per Shqiperine,,,Janinen e shiten turqit,,serbet,greket dhe turqit jane armiq te kombit Shqiptar,se nuk ka si te jete ndryshe qe ne asnje nga keto shtete nuk ka shkolla shqipe.,nuk i ben asnje te mire shqiperise Ottomanet,50 km rruge per Qerre lane pas 500 vite pushtim.futen percarjen e kombit dhe asimiluan Shqiptaret ne islam.keto paguajme sot…edhe vatikani 80 km larg na shiti tek islami dhe nuk u kujtua me per token e shqiptareve…Abedinet e hasanet kane luftuar per Ottomanet jo per Shqiptaret.Shqiptaret u bene shtet nga Italia dhe austrohungaria,se Ismaili me grua greke thoshte,Gjithe Toskeria eshte Greqia,,donte konfederate me greket…pse kot e helmuan italianet..
Nuk jane te sakta keto qe shkruan.
Jo vetem Abedinet e Hasanet por edhe Jorgot Thanaset etj luftuan per Ottomanet.
Ajo kohe ishte .
Nuk interpretohen gjerat me kohen e sotme.
Duhet te kuptosh ndryshimin midis Ottomaneve dhe Turqeve.
Gjithashtu duhet te kuptosh maredheniet Shqiptare me Ottomanet.
Ne fund te shekullit te 19 e fillimin e shekullit te 20-te fqinjet kerkonin zhdukjen e identiteti Shqiptar .
Te njejten gje donin edhe Ruset,Francezet e Anglezet.
Pra shkeputja nga Turqia nenkuptonte pushtimin me te kollajshem te trojeve Shqiptar.
Te permend Ulqinin te cilet Shqiptaret e mbrojten prej Malit te Zi por anijet luftarake Franceze e Angleze bombarduan pozicionet Shqiptare.
Fati i Shqiptareve ishte percaktuar prej fuqive te medha qe kerkonin zhdukjen e tij.
Lexo traktatet e fshehta qe u zbuluan ne 1917.
Taulant- eshte e vertete se edhe popullsi ortodokse apo te feve te tjera luftuan nen flamurin osman, pasi ishte nje detyrim i te gjithe shtetasve te Perandorise qe te thirreshin nen arme kur e kerkonte shteti osman.
Po keshtu eshte plotesisht e vertete se Rusia dhe Franca, por edhe Anglia dhe fuqi te tjera europiane kerkonin ti coptonin trojet tona duke ja dhene atyre shteteve fqinje qe i kishin aleate.
Ajo qe nuk eshte e vertete nga theniet tuaja, eshte se osmanet, dhe me vone xhon turqit, i sabotuan shqiptaret duke ja dorezuar trojet tona fqinjeve ne kembim te ruajtjes se territoreve te tyre ne veri te Turqise.
Keshtu, njihet ne histori ekspedita e Durgut Pashes, apo sic e quanin shqiptaret “dru-fut” pashes, qe shtypi me zjarr e me hekur Lidhjen e Prizrenit, qe ishte njesia e organizuar politike e shqiptareve, e cila kerkonte ruajtjen e paprekur te trojeve tona historike. Osmanet kurre nuk lejuan qe te perhapej gjuha shqipe, pale me te lejohej qe ajo te flitej ne publik apo ca me pak ne institucionet vendore, nderkohe qe lejuan te githe popullsite e tjera, qe te flisnin gjuhen e tyre amtare. Po keshtu, nje faj tjeter i turqve eshte pranimi i shkembimit te popullsive midis Greqise dhe Turqise, ku shumica e shqiptareve muhamedane u shperngulen me force dhe u derguan ne Turqi ku pas-ardhesit e te cileve gjenden edhe sot.
E thene shkurt, tuqit jane po aq pergjegjes per ndarjen tone ne disa shtete, sac jane edhe fuqite e tjera qe permendni juve, packa se sot, Turqia mbajne qendrim pro-Shqiperise dhe kete nuk e bejne se na duan fort, por per hir te interesave te tyre ekspansioniste, ndryshe nuk ka se si spjegohet perhapja e fondamentalizmit mysliman ne ate shtrese injorante te popullsise shqiptare, nderkohe qe ne Serbi ben investime kapitale te rendesishme.
Lodhesh kot “vezhguesi” , ai e ka pune ate
I nderuar mik, me pergjigjet e mija drejtuar ketyre legeneve, nuk kam aspak ndermend qe ti mbush mendjen atyre, pasi dihet qe keta handikapate mendore jane pjese e asaj shtrese te ulet te popullsise qe kompromentohet duke bere punen e te huajve per 300 evro.
Debatet qe bej me ta eshte per disa te tjere lexues, qe jane patriote dhe jo aq te ditur ne lemin e historise, e cila ka qene pasioni im qe ne femijeri. Nje gje eshte e vertete se mendja njerezore, sado e thelle te jete ne perceptimet e informacioneve me te cilat ndeshet, ka nje kapacitet te caktuar njohurish qe do te mbushet me ato informacione qe jane publike. Sa me shume individe te ditur te kontribojne, duke perhapur te verteta historike, te mbeshtetura ne dokumente, aq me pak do te mbeten hapesira per maskarenjte te perhapin fake news ne lidhje me historine tone.
Turp i madh per shqiptaret qe kerkojne te indetifikohen vetem me dy figuara sic jane Skenderbeu dhe Nene Tereza . Thua se populli shqiptar ka lindur kohet e fundit. Nderkohe qe nuk fliten per figurat gjate perandorise Osmane 600 vjecare. E cila per 600 vjet ka qene superfuqia botes. Dhe shqiptaret ishin ne krye te saj. Ne krye te Stambollit i cili ka qene qendra e botes. Mos harrojme qe dhe kryeministri i fundit i perandorise ka qene shqiptar.
Pra e mira e botes dhe e keqja e vetes?.Ky lloj njeriu nuk i ben nder as vetes dhe as kombit.
Me pak fjalë,një pinjoll tjetër që andej nga fundi i perandorisë Osmane u kujtua se ka edhe tokë SHQIPTARE apo SHQIPERI dhe u përpoq të zgjojë ndjenjat e patriotizmit tek popullata vendase. Sepse sa kishin pushtet dhe pasuri as që e kthyen kokën ndonjëherë për Shiqërinë. Sa për atë Vorio epirotin grekofon tek komentet pak më lartë vk.
Doli janulla 300 evro do mbroi greket se un jam qysh I thon se un nuk kuptoi mir alvaniko se jam rritur ne greqi por kam lindur ne alvania ??????????te Fala janulles pusht grrreek
Paska ende njerez qe besojne qe turqit na paskan ndihmuar? Kjo rrace mongolo-arabe na ka shkaktuar mjerim dhe perdhosje ndersa sherbetoret e tyre sot duan statusin e heroit?!
Dino o koqe nuk jane njerzit qe flasin por jane arkivat.Fakti eshte fakt. Te keshilloj te besh analizat e ADN-se. Se mund te dalesh me turk se turqit. Se edhe Kruja qe gjoja ishte dhe eshte qyteti simbol qe luftoj ushtrine turke. Ka rreth 70% te popullsise me origjine turke. Ty te kane shplare trurin politikat nacionaliste te rraces se paster.
Edi-une jam nga Kruja me origjine dhe kam bere ADN-ne ku kam dale 100% shqiptar.
Nga i nxirrini keto gomarlleqe more aman? Na dolet te tere koka shkence, pa lexuar kurre nje liber ne jeten tuaj.
Nuk je nga Kruja sepse nuk do te thoje qe jane gomarlleqe. Sepse sdo te habiteshe . Edhe nese e ke bere ADN qe ke dale 100% shqiptar edhe sikur te ishe nga Kruja ska asgje te keqe. Por shumica jane me origjine turke. Mos harrojme qe Kruja iu bashkua me arme ne dore levizjes se Haxhi Qamilit ne lufte per te mos u ndare nga perandoria Osmane.
pune arabesh vk
O ‘Dino’ o xhan..ju filogreket asnjehere nuk harroni te permendni ate karamelen e 500 vjeteve roberi nga turqia (qe ne fakt ishte perandoria osmane ketu e 108 vjet me pate)..Ok po ta pranoj..po per orekset greke e serbe ke per te thene dicka ti daku? Greku dhe serbi sot po na kercenon tropez tona, po per arqiepishkopin grek j uzurpatorin e koash janullatos a ke gje per te thene? sepse anastasi thote qe nuk ka shqiprare ortodokse pasi ata jane omogjene grek..ti si mendon??
Kjo puna e historise se shqiperise eshte vertete skandaloze sepse akoma shqiptaret nuk e njohin mire pasi qoftelargu enver e shkruajti dhe e pershtati sipas interesave te tij dhe fstkeqesisht askush nuk ka vene dore ne reformimin dhe studying e historise..me historiane e akademik filogrek te tipit Paskal Milo nuk shkojme gjekundi sepse ata jane te paguar qe te mos na treguar historine e vertete dhe te na e paraqesin Tueqine si fajtoren kryesore per katandisjen e shqioerise mirepo nuk mund te vazhdojme me ate ksramelen ‘na la turku mbrapa na la turku mbrapa’..sepse eshte si puna e atij proverbit qe thote populli:
ujku ujku por nga krahu tjeter cakalli po na shqyen e po na ben kerdine e cakejte e vertete jane serbet dhe greket dhe I kemi si kercenim real perpara syve njeri kerkon veriun tjetri kerkon jugun dhe detin..pergjegjesia me e madhe eshte e qeverrive te ketyre 30 viteve te fundit te cilat kane punuar dhe punojne kundra interesave kombetare pra f nano.s berisha dhe rama jane pergjegjes direkt per moszbardhjen e historise..nuk mund te dali cdo gjakprishur dhe te na tregoje qe skenderbeu eshte grek apo serb pa iu dridhur qerpiku..nuk mund te Dali cdo gjakprishur dhe te na tregoje e te na mbushi mendjen qe Spiro Milo e meriton bustin ne jug te shqiperise kur ai ka vrare e ka prere patriote shqiptare ne shtepite e tyre..nuk mund te dali cdo gjakprishur dhe te beje avokatin e serbise dhe greqise e te thote se eshte e drejta e tyre te zgjerohen ne ujrat tona me 12 milje…ja keto gjera ne I kemi fakte dhe I kemi perpara save por ngaqe jemi sylesha rrime si te hipnotizuar dhe mendojme eshte shejtan s’eshte shejtan kur filogrekun e kemi dymetrosh perpara save dhe e kemi edhe kryeminister per me teper..znj Kocaqi e ka thene shume paster :qeverrite shqiptare te 30 viteve te fundit punojne kuner interesave kombetare..ish min I jashtem grek Koxhias e pranoi para 3 viteve qe greqia perdor fonde nga 50mln € per te mbajtur nen kontroll politiken median si dhe kishen ortodokse shqiptare..me hapur nuk e kisha degjuar ndonjehere mirepo qeverria Rama vendosi te heshte dhe ju (kur them ‘ju’ nenkupto median) silleni si puna e atij gomarit te cilin ujku e kish vene perposht e po e shqyente dhe gomari mendonte ishalla eshte enderr e jam ne gjume…prandaj lerini pallavrat qe perhapin gjakprishurit sepse sot Turqia eshte nje aleate e madhe ndersa greqia dhe serbia vazhdojne te jene kercenim real shekullor per shqiperine e po I lame fatet tona ne duart e sali berishes dhe edi rames do te gjendemi ne pozitat e atij gomarit qe permenda mesiper…
Vellezer, eshte e vertete qe Europa e Rusia kryesorja ishte ajo qe beri qe te vriteshin e deboheshin shqiptaret nga shtepite e tyre, por mos harroni se karma ekziston. Anglezet, Francezet e sidomos Ruset lane kockat me shumice pergjate 2 Luftrave Boterore. Anglia e permend me force sidomos Luften e I Boterore per ” Luften qe do ti jepte fund gjithe lufterave ” ku ata paten shume humbje ne njerez. Rusia vetem gjate Luftes se II Boterore humbi 27 milione njerez. Serbia pasi masakroi shqiptaret e Nishit e te Kosoves, la kockat ne Alpet shqiptare nga i ftohti, semundjet, kafshet e egra. Grekeve e Sllaveve ju hyri Gjermani me shumice duke i vrare.
Karma ekziston. Te gjithe keto shtete kane paguar per mekatet ndaj shqiptareve…..
Ne shqipetaret shpesh kur bisedojme themi : Mos me fole camce ! Pra pa asnje forme ofendimi te dikujt .
Mbasi ne kete shkrim Hasani sikur synon te na vertetoje se camet e Abedinit paskan luftuar per te mbrojtur osmanllekun e ballkanit , pra nga te tjere ballkanas qe luftonin kunder osmaneve qe i shikonin trojet tona si te turqeruarve te Ballkanit . Dhe meqenese osmanet humben luften pa na njohur neve as si autonomi apo shtet te pavarur , atehere ndodhi gjema qe fitusit e luftes do te kerkonin te merrnin placken qe e fituan me luften kunder osmaneve .
Zoti Hasan !
A mund te na besh nje sqarim here tjeter se pse ne shqipetaret nuk ishim ne nje front te perbashket me anti osmanllinjte ballkanas apo europjane , por qe vete juve na pershkruani duke e vertetuar se ne ishim ne ane te osmanllinjeve ?!!!
Nga emri i dashur vella Hasan ngjet akoma si ndonje osmanlli , por nga mbiemri e di ti me mire .
Sot nje Ballkan i hapur na shpije ne Europen e Bashkuar
Pra te gjithe vellezrit shqiptare te otomanizuar me din dhe iman kishin marre nga nje pasaporte osmane me te drejta me te medha se te vete osmaneve ; pra tamaqarlleku per te perfituar nga osmanizimi perkundrejt vellezerve , qofte dhe brenda per brenda te te njejtit fshat apo dhe ndaj fqinjeve antiosmane , mund te na kete cuar i dashur vella Hasan qe te humbasim se bashku si nje gjak shqiptari , pra te humbasim sebashku me osmanet ate truall qe i ndruam dhe emrin duke e mburur si Turqia e Ballkanit .
Një sqarim: mesa di unë dinejt e Prevezës nuk janë të afërt me dinejtê e Pramëthisê. Të paret janë fis tjetër dhe Abedin Dino mesa thuhet në dokumente ka shkrirë gjithë pasurinë e tij për të mbrojtur trojet e jugut etnik shqiptar. Ndërsa poshterimet jo turk jo grek këto shkruhen nga njerëz të cekët dhe skane lidhje me kohën kur vendi ynë etnik ishte për 2000 vjet nën sundim perandorish dge të gjithê komentuesit e sipërme mirë bëjnë të sjellim në kujtesë se shkrimi dhe gjuha shqipe ishte e ndaluar.
Arbor Epiroti
Një sqarim: mesa di unë dinejt e Prevezës nuk janë të afërt me dinejtê e Pramëthisê. Të paret janë fis tjetër dhe Abedin Dino mesa thuhet në dokumente ka shkrirë gjithë pasurinë e tij për të mbrojtur trojet e jugut etnik shqiptar. Ndërsa poshterimet jo turk jo grek këto shkruhen nga njerëz të cekët dhe skane lidhje me kohën kur vendi ynë etnik ishte për 2000 vjet nën sundim perandorish dhe të gjithê komentuesit e sipërme mirë bëjnë të sjellim në kujtesë se shkrimi dhe gjuha shqipe ishte e ndaluar.
Arbor Epiroti
Familja Dino nje dinasti e madhe shqiptare qe historiografija shqiptare padrejtesisht i ka anashkaluar ne nje heshtje te turpeshme. Sami Frasheri ka shkruar: Ne tre Dino dy jane personalitete.
Abedini dhe shume abediner te tjere i kane sherbyer me zell perandoris Turke.Edhe per bemat e tij patriotike flitet ne kuader te komisjoneve te qeverise Otomane. Si Abedin Dino gjate sundimit te Perandorise Turke ka me qindra,qe kane pasur edhe poste Kryeministri.E verteta eshte se ata kane drejtuar Perandorine por, trojet Shqiptare i kane pasur si prone per te plotesuar orekset e fqinjeve ne pamundesi per ti mbrojtur.Paterjot si Ismail Vlora,Gjergj Kasterjoti,Abdul Frasheri e shume te tjere kane qene ne minorance kundrejt atyre qe per interesat personale,lavdis se tyre para sulltaneve nuk kane bere asgje si Shqiptare.Ata jane te medhenj per Turqine jo per ne.Interesat e trojeve Shqiptare i kane shitur shqiptaret gjakprishur.Ndarja fetare ,krahinore qe behet nga komentuesit eshte vazhdim i percarjes per interesa te sejcilit.Shqiptaret sot (nje pjese e vogel) jane gati te perkrahin Saliun e Lulezimin,autoret e neneshkrimit te “Marreveshjes se detit” me Greqine,nje akt i paster tradhetie i rrezuar nga Gjykata Kushtetuse.Jemi gati te hame njeri tjetrin per interesa te te huajve.Nga historia del qarte se trojet Shqiptare nuk i kane mbrojtur “paterjotet e shtirur” por populli i thjeshte i cili nuk mundi ti mbronte nga kthetrat e fqinjeve te mbeshtetur nga fuqite e medha.Edhe sot nuk behemi nje per interesat kombetare por fusim shkopinj ne rrota njeri tjetrit.25-vjet qeverit Greke e mbajten Maqedonin varur (te majte e te djathte).Te njejten gje bejne dhe Bullgaret sot.Shqipria eshte nje,kete duhet ta kuptojme te gjithe.
Sa turp per Zotin.
Aresyeja perse (perke) ky shtet (state) i krijuar (criate) nga keta Osmane mbi krimet (crime) e tyre ne Emer te “Shqiperise” duke ndryshuar cdo gje nga Toponimet e te pareve tane Kaurre te Derrit,Vorio Epirote me tendenca “Nacionaliste”,nga Gluha (Glosa) Greko Ilyre,nga Istitucionet etj eshte Tragjedi.
Si mund te quhen keta Epirote kur kane tradhetuar Identitetin qe eshte (este) gjeja me e Shenjte (Saint) e nje Njeriu apo Kombi?