Berisha justifikon pjesëmarrjen e ulët në protestë: U mblodhëm me thirrje të shpejtë

20 Dhjetor 2021, 17:59Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha në protestën e organizuar mbrëmjen e sotme para kryeministrisë ka paralajmëruar protesta për rrëzimin e asaj që ai e quan regjimi i Edi Ramës, ndërsa justifikoi edhe pjesëmarrjen e ulët.

“Këto 8 vite ne u vodhëm dhe plackitëm më shumë se të gjithë qytetaret e Europës me bastë dhe të Europës, pasuria u shndërrua në pasurinë e ministrave, afera 3 mln euro e djegësit të Elbasanit është thjesht një kafe e mëngjesit, Lefter Koka një hajdut i dobishëm.

Ligjet u shkelën një e nga një, SPAK të cilit tani Lulzim Brava po i thur lavde kërkon të mbyll, t’i vërë kapak aferës me 3 mln euro të vjedhura, jemi këtu të betohemi para njëri tjetrin se s’do të ndërpresim protestën gjerisa regjimi i Ramës të vendoset para ligjit.

U mblodhëm me një thirrje të shpejt, por ne arritëm të rivendosim në piedestal monumentin e pluralizmit që mori peng Rama, ky ortek nga ndalet më, ndaj dhe më lejoni që ta paralajmëroj Edi Ramën, mos guxo të dalësh para, mos mendo se me pakicë mund të shtypësh shumicën”, tha Berisha.

6 komente në “Berisha justifikon pjesëmarrjen e ulët në protestë: U mblodhëm me thirrje të shpejtë”

  1. Demo says:

    Sikur ishin 500.000 veta aty bre.Keshtu mu duk mu,Sales,Aldos,Nokes,Harxhit dhe sigurisht Kelliçit.

  2. Loni pe Kolkondasi says:

    Gramafon i prishur. Marrëzira që i thotë kurdoherë me të vetmin qëllim, për të mbuluar arsyet e vërteta përse është në protestë. Detyra e të treve, Presidentit, Kryeministrit dhe këtij gërdallës plak është vetëm të mbrojnë gjënë e vjedhur dhe të konsolidojnë përjetësinë e sistemit neokomunist në Shqipëri. Detyra e tyre primare është vetëm të bëjnë të pavlerë sistemin e drejtësisë që duam të ngremë. Dhe për t’a fshehur këtë qëllim, nga halli për të treguar se janë përkrahës të drejtësisë që po ngrihet, hedhin në rrotat e drejtësisë vetëm ndonjë individ që nuk vjen nga radhët e komunistëve, si Lefter Koka.
    Popullit duhet t’i hapen sytë, komunisti dhe demokracia janë dy gjëra që kurrë nuk mund të bëhen bashkë, çdo komunist e kujton demokracinë si një sistem i shpikur vetëm për të vjedhur, për komunistin parimet demokratike janë thjesht slogane për të mbuluar vjedhjen. Duke qënë se ata nuk i përkasin asaj rrace që ka derdhur gjak për demokracinë, se kanë për gjë fare të hiqen me fjalë si përkrahës të saj dhe në praktikë shkelmojnë me përbuzje çdo vlerë që buron prej saj.

  3. Cuko says:

    Edhe tek foto ne sfond ka me teper njerez se ne protesten e Ber-ish-es

  4. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:

    Pse , po te kishe njoftuar me pare , kishe shprese se do te vinin ne proteste shqiptare te emigruar neper bote ?! Shpurra e njerezve te mashtruar prej teje do te vije cdo dite duke shteruar , deri sa te mbetesh krejt i vetmuar dhe te te peshtyjne e zene me gure njerezit rruges .

  5. E ndrite në stadium , që t’ë shkelqenje ne rrugë ti , laj thaj , kaq të kanë mbetur , kot justifikohesh , ti s’e le PROTESTËN ajo dihet , por problemi është se po t’ë le ty PROTESTA !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje