Google paralajmëron punonjësit: Vaksinohuni, ose largohuni nga vendi i punës

20 Dhjetor 2021, 08:49Lifestyle TEMA

Google ka paralajmëruar punonjësit e saj se nëse nuk vaksinohen, do të humbasin përfundimisht vendin e tyre të punës.

Një urdhëresë e brendshme, e bërë publike nga mediat amerikane, tregon se gjiganti teknologjik i ka kërkuar stafit se duhet të tregojnë dokumentin që vërtetojnë se janë vaksinuar, ose në të kundërt do të shkarkohen.

Google i ka shtyrë punonjësit e saj që të rikthehen në zyrë, gjë që është shtyrë vazhdimisht, dhe pret që ata të rikthehen në zyra të vaksinuar.

Google nuk e mohoi saktësinë e raportit mbi memorandumin e zbuluar dhe shtoi se kërkesat e tyre për vaksinim janë një nga mënyrat më të rëndësishme se si ata mund ta mbajnë fuqinë e tyre punëtore të sigurt dhe të mbajnë shërbimet e tyre në funksion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje