Nga Carlo Bollino
Në kulmin e lëvizjes së tij “Foltorja”, Sali Berisha arriti të mbledhë sot një shesh bosh. Protesta “më madhështore” që kishte premtuar, nuk u bë dhe në fund, përballë kryeministrisë, u mblodhën më pak se 1000 vetë (disa të dhëna flasin edhe për 500). Një prani e papërfillshme e demaskuar nga droni i Report TV që tregoi nga lart përmasat e vërteta të pjesëmarrjes që as telekamerat e TV të familjes, të vendosura pak sipër kokave të pjesëmarrësve, nuk mundën të shumëfishonin, siç do të dëshironin. Pamje shokuese me siguri për Sali Berishën, por akoma më shumë me shpurën e analistëve të tij që prej javësh po përsërisin disa herë se lëvizja anti-Basha po mbledh shumicën e stërmadhe të militantëve të PD-së. Kjo është prova se sa Berisha, mbështetësit e tij dhe gazetaro-analisto-polemisto-inkuizitorët, janë edhe këtë herë larg realitetit dhe perceptimit të vërtetë të njerëzve.
Është realitet se sot ishin në shesh shumë më pak militantë nga sa mblidhte Basha, i cili gjithashtu nuk arriti të nxirrte në shesh asnjëherë më shumë se 5-6000 vetë. Berisha mblodhi një të katërtën e militantëve të Bashës dhe Basha gjithsesi i humbi zgjedhjet; të dhënat duhet të bëjnë të reflektojnë ata që kanë iluzione se doktori është në gjendje të ndryshojë fatet e kësaj opozite. Duhet ta kuptojnë edhe disa analistë të paaftë për ndonjë parashikim të vërtetë, të verbuar vetëm nga urrejtja për Edi Ramën, që, pasi e nxitën për vite të tëra Lulzim Bashën drejt dhunës (“duhet të djegë Kuvendin”, këmbëngulnin në debatet televizive), përpiqen tani të nxisin Sali Berishën.
Pjesëmarrja kaq e ulët në protestën e sotme vë në dyshim edhe vërtetësinë e referendumit anti-Basha të organizuar nga Sali Berisha më pak se 48 orë më parë dhe që sipas tij mblodhi votën e mbi 40.000 anëtarëve të PD. Ku përfunduan? Si shpjegohet që këta 40.000 militantë imagjinarë të mobilizuar në votimet e të shtunës, u zhdukën në protestën e të hënës? As “populli i stadiumit” që me 11 dhjetor mbushi gjysmën e tribunës së Air Albania-s, ndoqi Berishën në rrugën e protestës. Një rrugë e djegur prej vitesh nga demonstrata edhe më madhështore të organizuara nga Lulzim Basha, por që kanë treguar tashmë që nuk prodhojnë asgjë.
Berisha sot falimentoi në provën e forcës që shpresonte ta shpallte ndaj kryetar të Partisë Demokratike, një falimentim që vë në diskutim gjithë punën e tij në lëvizjen personale anti-amerikane dhe anti-Basha. Sali Berisha ishte i vetëm prej vitesh në zyrën e tij luksoze të dhuruar nga një oligark, nga e cila ëndërronte revolucionin imagjinar. Pastaj erdhi “Foltorja”, por “revolucioni” i saj zgjati vetëm pak javë. Tani që duhej të luftonte me të vërtetë, Mbreti doli lakuriq. Ushtria që besonte se kishte nga pas, në të vërtetë nuk e ndoqi. Doktori plak, po kthehet në vetminë e tij, ashtu siç meriton të përfundojë.
U mbars SALA dhe polli … nje MIZE !!!
Un menoj ti bajm nji fletrrufe Berishes, mu te sheshi i bejSkanderit….
Unë dëshiroj sinqerisht që ti bashkatdhetar prej Kosovës të mësosh të shkruash shqip. Në lagje e kudo që të ndodhesh je i lutur të flasësh siç të pëlqen.
Ladi, sa kam qeshur, madje dhe tani qe po shkruaj po qesh!
Gjallë qënke akoma ti Kalec pizza , që qelb dynjanë edhe kur fshihesh mbrapa ferrës ???
bolino deshtak dhe gojore….
Eshte deshtak Bollino se ka nje portal lajmesh te sukseshem?
Si esht e mundur qe te gjithe fansat e Berishesh jane njerezit me injorante,primitive qe per cdogje vetem shajne e rremuje duan?!
Bollino ta ka fajin ty gojore gore?
Merja Sales ne goje se ndoshta ta myll njehere e pergjithmone gojen…parazite njerez…qylaxhinj te deshtuar…njerez pa bese e karakter…halabake se fjalori per ju esht i pafund…meruni me gjera tuajat e jo me ofendime online,bastarde te shkerdhyer
Deni-nuk ka asgje per tu cuditur. Nje krimineli te kalibrit te larte si Berisha, vetem kriminelet do i shkojne nga pas, si dhe ata qe e kane IQ afer zeros.
Nuk ka me para se i harxhoj me foltoren dhe mitingun e stadiumit. Nuk ka me zyrtare dhe punonjes te bashkive dhe komunave qe mbushnin autobuzet me detyrim per mitingjet e PD. Ata qe i mblidhen jane me fanatiket dhe interesaxhinjte qe presin te lepijne ndonje kocke.
Ne kohen e Vicidolit ne pushtet punonjesit nxirreshin me dhune ne mitingjet e tij ose do humbisje vendin e punes. Ne Tirane nje militant, kusheri i Muli horrit , ish drejtor njesie ne Ost Sali Tocilla nxirrte ne cdo miting te Sales me urdher rreth 120 punonjes kunder deshires se tyre, bile deri tek pastrueset. Ajo kohe ka mbaruar njehere e mire dhe Vicidoli nuk i mbush me sheshet se koha e tij perfundoi ne kuvendin e pd se me 18 dhjetor, te drejtuar me shume elegance e pjekuri nga kryetari i pdse Lulzim Basha i cili eshte i vetmi qe ka shansin ta sjelle pdne ne pushtet.
KARLLO BOLLINO , QENKE NJE FACE e SHTRIGANIT I RRITUR NE DERE TE HAMAMIT !
Po temungojkan fjalet e insanit si i Shitun ne qarshi te Vuqiq Sllobodanit !
Or taj, fol bre shqip se sun tmarr vesht, or taj.
Sali kurva u hengri mune bollanos me shoke.Tani Po ua ha amerikaneve.U lutet si zagare rrugeve.
Hahaha të rroftë kosherja, miza të ka lënë shëndetin! ???
Shko mer rrote kari,
40 mije votuan ne gjithe vendin per shkarkimin e lulit.
Protesta u be ne tirane. Kjo sdo thote qe do vinin te gjithe ata qe shkarkuan Bashen. Jeni manipulues te paturp.
Sala mblodhi spontanisht per me pak se 48 ore protestues mjaftueshem per ti dhene mesazhin qeverise qe ju i lepiheni.
Po qenke fare shpellar, or tëj!
nuk kishte byrek me dhalle dhe sandwich me mish derri dhe laker te bardhe te zier keshtu qe cecenet nuk dolen ne proteste ….
Shqiperia as ka pare as do te shohe nje mashtrues e genjeshtar
me te lig e me te poshter se Monstra e Vicidolit ! Pse mos te mos
beje keshtu kur ka lakej te tille sidomos ne median vizive qe jo
vetem i bashkohen korit te ketij LUGATI pa din e iman….. !
Z. KARLO ARTIKULL I SAKT U ZEMERUAN SHUM ANALIST POR ME I ZEMERUAR ISHIN
Ý.RAKIPI
SHULLAKU
GJATA
ESHUM TE TJERR PER TE HARDHUR KEQ DUAN TE NGJALLIN TE VDEKURIN.
Njerezit jane “lodhur” me te tilla protesta pushteti.Saliu desh ti tregonte Amerikes se sa mbeshtetes kish por deshtoj .Ky eshte me shume deshtim i servileve te Tij qe i thurin elozhe.Ai,Saliu,po tregon per dite se sa i pabesueshem eshte.
Me ka ba perhere pershtypje standardi i mikut tem Berisha kur pash qe Televizioni Klani ka rremby gjithe Kinostudion. Atehere u bana kurioz dhe shkova pash ku po bante redaksine Bolino. Ishte një kapanon i rrenuem pa cati e pa dyer. Pra, miku im nuk sulmon Frangajn se i pelqen , por eger i hidhet perhere gazetarit italjan sepse e kritikon. Kush nga keto dy gazetar asht ma i drejt? Sigurisht italjani nuk i ka marre kurrkujt asgje.kaq!
Gazetar 1 euro!!! Shantazhoi Ramen dhe u shit shtrenjte. Ky cop gazetari i meridiones, zones me te prapambetur dhe te korruptuar te Italise. Dhe…keshillojeni te flas Italisht se na peshtirosi Shqipen
Mos u indinjo kaq shume ti te keqen motra, se mos semuresh e nuk shkon dot te protesta e radhes!
Bollano,ky tubim i hoqi masken Sali Serbit!
Saleeee, o plak. Pergatitu avash avash atje ku ben fresket.
Respekte Z.Bolino .Gazetar Real Profesionist.Po ndihmon parreshtur Gazetarine Shqiptare.Gjithmone ke te drejte per Goditjet kunder Sali Kermes dhe Oborrtareve te Tij.
Bolino si gjithmone para te gjithve. Rrofsh fratello se po te mos ishe ti dhe Merua shqiptaret do vazhdonin te hanin sallamin e Saliut
Bravo Bolino, je zëri i së vërtetës. E vlerësoj guximin tënd kundër mafjes injorante të Saliut.
Karlo nga PortaPortese te kujton një peshk i ngordhur që “shkon” me rrjedhën. Edhe pse eshte i ngordhur duket sikur noton. Vazhdon te perfitoje nga inferioret provinciale te fundit te ripjelljes. Ne Itali do punonte tek fabrika e biskotave artizanale. Ndihmes-Riparues i biskotave te thyera do ishte . Ketu paraziton tek zorra e trashe e Edvinit. Dhe tall bythen me ushtrime shumezimi dhe pjestimi dhe mbledhje pronash publike. Ndersa suflaqet rrijne zgurdullojne syte pabreke barkbosh dhe “lavderojne” taljonin guximtar qe shkru m’gazete dhe ka nji portal dhe sle prone publike te bjere ne toke.