Aprovohet injeksioni që mund të parandalojë HIV/AIDS

21 Dhjetor 2021, 12:45Shëndeti TEMA

FDA amerikane ka aprovuar një ilaç të ri që mund të parandalojë HIV/AIDS, nëse merret çdo dy muaj.

Medikamenti i ri quhet Apretude dhe është prodhuar nga GlaxoSmithKline.

Dy dozat e para bëhen me një muaj diferencë, për të kuptuar nëse pacienti e toleron injeksionin, më pas nisin injeksionet çdo dy muaj.

Aprovimi i këtij injeksioni erdhi pas një studimi që tregoi se ai është më efektiv në parandalimin e HIV-it sesa pilulat e përditshme Truvada.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje