Shkarkoi Berishën nga çdo pozicion, Besnik Mustafaj: Marrëzi dhe pafuqi e Bashës, duhej të dilte krah Berishës dje në protestë

21 Dhjetor 2021, 12:19Politika TEMA

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryetari i PD Lulzim Basha dhe me delegatë mbështetës të tij, përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga çdo funksion drejtues në parti, duke e lidhur me shpalljen “non grata”. Këtë vendim Besnik Mustafaj i ftuar në Abc Live e interpreton si tregues të pafuqisë politike të Bashës.

Ai ishte një thellim i marrëzisë politike. Ishte një prerje kostumi sipas masës si puna e tenderave të qeverisë, më tregonte njëri që për të marrë subvencione përmes serave, thotë se serat duhet të jenë 1 metër e 74, në këtë kuptim kjo mënyrë formulimi duket se është qartë për Berishën.

Berisha nuk ka asnjë funksion përveçse deputet, atëherë përse e përjashton. Kjo ishte një ndërmarrje e panevojshme dhe e dëmshme që tregon se sa i pafuqishëm është politikisht Basha”, tha Mustafaj.

Ai tha se Berisha nuk duhet të bëjë grup parlamentar më vete, ndërsa e ka quajtur Bashën të defaktorizuar pas Kuvendit të 11 dhjetorit.

Pjesa e legjitimitetit është si ta marrësh, ta jep anëtarësia, anëtarësia dha Berishës. Për të marrë pjesë në zgjedhje mjafton të jetë një deputet.

Qëllimi është për të arritur një bashkim.  Protestat janë të domosdoshme që tregojnë tehun kryesor ku drejtohet lufta politike, bëhen kundër qeverisë… etj. Basha përpiqet të bëjë protagonistin edhe kur s’e ka kontekstin, për të brë protagonistin duhet të kesh  një kontekst. Basha është defaktorizuar dhe nuk është i aftë të kuptojë gjendjen e tij dhe shfrytëzohet nga kundërshtari. 

Për sa kohë Berisha këmbëngul te fakti që PD nuk do ndahet nuk duhet në asnjë mënyrë të kishte një grup parlamentar më vete. Në këtë kuptim grupi parlamentar duhet të ruajë kompaktësinë. Unë mendoj se grupi parlamentar nuk duhet të përçahet të gjithë të jenë bashkë”.

Teksa ka folur për protestën e organizuar dje nga ish-kryeministri Berisha kundër nismës “Open Balkan”, Mustafaj thotë se ishte absurd fakti që Basha dhe përkrahësit e tij dolën kundër.

“Për mua është e rëndësishme të kuptojmë arsyen pse Berisha e thirri një protestë të tillë. Unë besoj se kjo protestë kishte më shumë domethënie për rikthim te ai konservatorizmi që zhvilloi Berisha sesa të tjera, pati rikthim te patriotizmi. Tani çdo gjë mund të interpretohet si kundër Bashës.

Çdo deklaratë e tyre do të interpretohet si kundër Bashës, kjo nuk është çudi, çudi është si guxon Basha dhe deputetët të shprehen kundër një proteste të PD. Kjo është një absurditet dhe tregues se kujt i interesonte degradimi i protestës. Ramës dhe Vuçiç. Ata do duhej të bashkoheshin me çdolloj proteste. Për mua ky është një tregues i mendje-ngushtësisë i Bashës.

Për mua ky është një manovër që bëhet për ta devijuar qëllimin e luftës politike që ka Komisioni i Rithemelimit. Basha në njëfarë mase të madhe është defaktorizuar, sidomos pas referendumit të 18 dhjetorit, është defaktorizuar për shkak të deklaratave të tij”, tha ai.

5 komente në “Shkarkoi Berishën nga çdo pozicion, Besnik Mustafaj: Marrëzi dhe pafuqi e Bashës, duhej të dilte krah Berishës dje në protestë”

  1. uskania says:

    Kur ishe ne komision ti e perjashtove Berishen nga kandidimi?!

  2. altin isufi says:

    Je nje malok cinik i pagdhendur.Si mund te dilte Basha ne krah te tij ne protest?????

  3. Zena says:

    O Voc Mustafa , sa ju hape barkun shqiptareve si ish funksionar i puneve te jashtme qe tregon nivelin tend pa farà ,llogjika jote po te ishe sot funksionar do shpallje non grata Ameriken.

  4. Petrioti Verior says:

    Një militant kaq i ndyrë, i fëlliqur dhe i paturpshëm si ky Besniku i Pabesë, vështirë se mund të gjendet në të gjitha trevat shqipfolëse.

  5. Gri says:

    Besnik! My tipi non grata e krahasoi L. Bashen me R. Alain.
    Mesa kuptohet marrezia e madheshtise fission i sugjeron non grats te krahasohet me mikun e vjeter Sh. Enver.
    Besnik dil nga Patriotizmi tropojan. Shqiperia dhe shqiptaret jane pertej medriokritetit tend.
    Eshte koha te mos flasesh. Ky tip dhe ca malesor tropojan po na cajne b…!
    Sala eshte Non grata familjarishte. Tau fle lepuri per Non graten qe dikur tha ” pas meje qameti “. Kete se thote nje qytetar i thjeshte!
    So duhet te rrij rehat! USA I ka thene nuk te pres po te vish ne dere! Nuk te dua ne dere! Kaq!
    Mikun keshilloje se s’dihet c ndodh me SPAK. E di qe e ka te rend! Se eshte shpallur e gjithe familja! Por …kjo eshte jeta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje