Rita Ora dhe i dashuri saj Taika Waititi, do të fejohen gjatë periudhës se Krishlindjeve. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka udhëtuar drejt Australisë me regjisorin e filmit “Thor” muajin e kaluar dhe disa burime thonë se “këmbanat e dasmës po bien për Ritën dhe të dashurin e saj regjisor”
“Rita dhe Taika janë të dashuruar kokë e këmbë”– tha një burim i “The Sun”.
Artistja është shprehur se ai është “i vetmi” për të. “Asnjë nga shoqet e saj nuk do të befasohej nëse ai do ta bënte propozimin së shpejti”, shtoi burimi i brendshëm.
Prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taikës bekimin e tyre për t’u martuar me Ritën, pas takimit në Londër.“Disa njerëz mund ta shohin këtë si shumë të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar”, ka folur një burim.
“The Sun” ka treguar se dyshja kanë filluar të takoheshin fshehurazi në fillim të marsit, tre muaj para se ajo të largohej nga Australia për në Los Anxhelos në fillim të qershorit.
“Të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien, ata janë vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin“, tha burimi i brendshëm në atë kohë. Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e LA të “The Suicide Squad” më 2 gusht.
Kujtojmë që i dashuri i Ritës është 15 vjet më i madh se ajo dhe ka edhe dy fëmijë.
Mos Rita. mos!
Dashuria, e verber dhe marroke sic e ka provuar te jete per miljona e miljona te tjere, do te venitet shpejt edhe per ty.
Ajo qe do te mbetet tek ty, pas dalldise qe te ka kapllosur, do te jete vetem llumi, njelloj si balta qe mbetet ne nje shtepi pas nje vershimi te lumit dhe permbytjes.
Dhe do te kuptosh, se marteasa me nje burre 15 vjet me te vjeter dhe, per me teper, me dy femije, edhe sikur ylli i botes te jete tani per tani, do te thote fundi i nje jete dhe familje normale per ty dhe per femijet e tu te pritshem.
Mos Rita, mos!
Mbylli syte, merr fryme thelle dhe mendohu gjate e me qetesi.
Shtyje martesen te pakten edhe nje vit.
Jepi kohe vetes te te hapen syte dhe te kuptosh se pasioni i castit te ka mjegulluar perspektiven.
Mos Rita, mos!
Besoji llogjikes se natyres njerezore, eksperiences se gjeneratave dhe statistikave te pagabueshme se si perfundojne lidhje dhe pasjone te tilla.
Mos Rita, mos!
Mjaft e ka djege rrjetin, tash do ta djege ket Waikikin?!!!
Dashuria eshte qorre e dashur Rita! Reflekto dhe mendohu thellesisht sepse i thone te ndertosh jeten me nje person me dy femij si dhe 15 vjet diferenc do te shume.Pak djem ka mbar bota dhe na gjete Taipin?E ke ti vendimin final prandaj mendohu mir.
ej RITA,,what is wrong with you? nga e gjete Kete bidonin ….per sex wasn’t problem, your reputation and concept for life is 0 , anyway after 2 years this adventure is gonna be over, po ben edhe ti lojen : fake love.