Gjykata e Lartë e Londrës, në një vendim të lëshuar këtë të martë, urdhëroi sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, udhëheqësi i Dubait dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, të paguajë një rekord prej 554 milionë paund (650 milionë euro) për të mbyllur betejë ligjore me ish-bashkëshorten e tij, princeshën Haya, gjysmë-motra e mbretit Abdullah të Jordanisë, për kujdestarinë e dy fëmijëve të përbashkët. Kjo është zgjidhja më e shtrenjtë e divorcit ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.
Por ka shumë më tepër: ky vendim, është epilogu gjyqësor (por fjala e fundit nuk thuhet, duke pasur parasysh peshën e personazheve në lojë) i një historie që filloi në vitin 2019 me arratisjen e bujshme të Haya-s (një nga gjashtë gratë e sheikut) me dy fëmijët e saj nga Dubai në bordin e një avioni privat, i cili më vonë u bë një rast diplomatik që përfshin tre vende, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britaninë e Madhe dhe Jordaninë.
Po ashtu, çështj shkaktoi siklet në Pallatin Buckingham në Londër, pasi sheiku është një mik personal i Mbretëreshës Elizabeth me të cilën ndan një pasion për garat me kuaj.
Poezitë kërcënuese të sheikut
Arratisja e Haya-s, iishte qenë në qendër të lajmeve ndërkombëtare në verën e vitit 2019. Me një avion, ajo kishte zbritur në Gjermani, duke marrë me vete, përveç fëmijëve të saj, që në atë kohë ishin 11 dhe 7 vjeç, edhe një valixhe me 39 milionë dollarë.
Pastaj heshtje. Pas disa ditësh, princesha u rishfaq në publik në Londër, përkrah një prej avokateve më agresive në Angli, Baroneshë Shackleton, ajo që mbrojti Princin Charles në divorcin me Dianën, për të kërkuar ndërhyrjen e drejtësisë britanike në mbrojtje të fëmijëve të saj.
Nëse El-Maktun arrin të rrëmbejë fëmijët e saj (dhe të tij) për t’i kthyer në Dubai, vajza e madhe Jalila rrezikonte një martesë të detyruar. Sheiku, i apasionuar me krijimin e vargjeve letrare, ishte kundërpërgjigjur indirekt, duke publikuar disa poezi të reja në profilin e tij në Instagran: “Disa gabime përcaktohen si tradhti dhe ju keni shkelur dhe tradhtuar”, nis poezia e publikuar pas mbërritjes së Haya-s në Gjermani.
Sheiku vazhdon, duke akuzuar ish-gruan e tij si gënjeshtare dhe duke sugjeruar. “Koha juaj e gënjeshtrës ka mbaruar dhe nuk ka rëndësi se çfarë ishim ne apo çfarë jeni ju. Nuk më intereson nëse jeton apo vdes”. Në një poezi tjetër, ai foli për “shpata të mprehta gati për të goditur”.
251 milionë për të “mbajtur” shtëpitë
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Philip Moor, argumentoi sot se princesha “nuk kërkon asgjë për veten jashtë sigurisë”. Kompensimi do të vlerësonte gjithashtu humbjet që rezultojnë nga divorci. Gjykata i kërkon sheikut të paguajë 251 milionë stërlina gjatë tre muajve të ardhshëm për të mirëmbajtur rezidencat britanike, ku Haya jeton me fëmijët e saj, për jetesën e tyre në të ardhmen e afërt dhe si kompensim për humbjen e bizhuterive dhe kuajve të garës.
Sheiku nuk dëshiron të paguajë
Tre milionë do të nevojiteshin për shkollat e Jalilës (14 vjeçe) dhe Zayed (9), plus dhjetëra milionë borxhe të prapambetura. Shuma totale e vendosur nga gjykata (për të cilën sheiku 72-vjeçar tashmë ka thënë se nuk dëshiron të ënshkruajë), është më pak se gjysma e asaj që kishte kërkuar Princesha Haya, 47 vjeçe kur iu drejtua për herë të parë drejtësisë britanike, pasi u arratis nga Emiratet në 2019-ën.
Gjatë procedurave gjyqësore në Londër, sheiku kishte nxjerrë në rrugë detaje të turpshme për jetën e saj private dhe disa nga sjelljet e tij të fundit (ai ishte duke spiunuar ish-gruan e tij).
Gjykata theksoi nevojën për të siguruar sigurinë e familjes përballë presionit të ish-bashkëshortit. Avokati i sheikut, Nigel Dyer, foli për kërkesa të tepërta në sallën e gjyqit, duke e akuzuar ndër të tjera princeshën për keqpërdorimin e parave të destinuara për edukimin e fëmijëve.
Ajo, do të kishte shpenzuar gati 7 milionë paund për të mbyllur gojën e atyre që e kërcënonin se do të zbulonin historinë e saj të dashurisë. Një histori, që gjykata e konsideroi të parëndësishme. Haya pranoi se i mori ato para nga llogaria e fëmijëve, sepse ishte e terrorizuar nga shantazhuesit.
Sheiku Mohammed bin Rashid el Maktoum me princeshen Hayya bin al-Hussein
Sheiku Mohammed bin Rashid el Maktoum me princeshen Hayya bin al-Hussein
Sheiku Mohammed bin Rashid el Maktoum me princeshen Hayya bin al-Hussein
Sheiku Mohammed bin Rashid el Maktoum me princeshen Hayya bin al-Hussein
Sheiku Mohammed bin Rashid el Maktoum me princeshen Hayya bin al-Hussein
Sheiku Mohammed bin Rashid el Maktoum me princeshen Hayya bin al-Hussein
Sheiku Mohammed bin Rashid el Maktoum me princeshen Hayya bin al-Hussein
Princesha Haya bint al-Hussein
Princesha Haya bint al-Hussein
Princesha Haya bint al-Hussein
Princesha Haya bint al-Hussein
Princesha Haya bint al-Hussein
Princesha Haya bint al-Hussein
Princesha Haya bint al-Hussein
Princesha Haya bint al-Hussein
Princesha Haya bint al-Hussein
Princesha Haya bint al-Hussein
Princesha Haya bint al-Hussein
Princesha Haya bint al-Hussein
Sheiku Mohammed bin Rashid el Maktoum me princeshen Hayya bin al-Hussein
Sa i shëmtuar!
Nje vrime Celesi.. Ne kopetencat e Milionave te grabitura nga natet e gjumit, te pa deshiruar..
Hahaha
Nuk eshte ky njeriu me i pasur ne bote. Eshte e publikuar lista me njerezit me te pasur
Me te pasurit ne bote jane te padeklaruarit jo ata te deklaruarit.
Mos harroni kurre se eshte urdheruesi i prerjes me sharr e gazetarit arab ne ambasaden arabe ne stamboll,dmth nje vrases qe asnje shtet nuk duhet te mbante mardhenie me keta kriminel.Mendoj se ish gruaja nqse qendronte ne arabi do te perfundonte ne ndonje fuçi me acid .
Jo nuk eshte ky. ai qe urdheroi prerjen me sharre eshte princi trashgimtar i Arabis Saudite.
Ca bote e padrejte ky fytyre qeni ka 7 gra te bukura, kurse ne na eshte keputur kyci i dores se skemi lek me mbajte dhe nje dashnore.