Mbështetësi i Berishës shkelmoi derën e selisë, Basha “blindon” PD me kamera

22 Dhjetor 2021, 11:35Politika TEMA

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe përkrahësit e tij hynë me dhunë në selinë e PD, duke shkelmuar dhe një derë, kryedemorati Lulzim Basha ka marrë masën e parë.

Në ambientet e jashtme të selisë së PD ka nisur instalimi i kamerave.

Kujtojmë se Berisha dhe anëtarët e Komisioni të Rithemelimit të PD, mbërritën dje në seli për t’i bërë të qartë Bashës se nuk do ta lejojnë të qëndrojë në zyrën e kryetarit të partisë.

Pasi u ngjitën në katin e dytë, ata u përballën me dyert e mbyllura të sallave ku organizohen mbledhjet. Por pasi deputeti Noka konstatoi derën e mbyllur, ai u kthye për të biseduar me Berishën dhe në këtë moment një nga personat që kishte ardhur me ish-kryedemokratin Berisha, pas urdhërit të Nokës, shkallmoi derën.

Personi që shkallmoi derën u identifikua si Fation Dautaj, me precedent kriminal. 36-vjeçari është cilësuar si person i rrezikshëm në Britani.

7 komente në “Mbështetësi i Berishës shkelmoi derën e selisë, Basha “blindon” PD me kamera”

  1. Stela Pata says:

    Berisha duhet te ndroje bravat. Disinfektoje lulrat dhe gazrat urgjentisht. Ata as kane qene as jane me PD. Parazitë “me fat” dhe karte antaresie spiunlliku. Personalisht mendoj se nje dru te mire e kane hak

  2. Teli says:

    O LULUSH, shko futu te fustani i Kimetes se aty je me I sigurt.

    1. Pak says:

      Lidhe qenin , Teli, se mos na ha m…

  3. Lelem vlonjati says:

    PO KJO OSH KULMI KY DAUTAJ O KRIMINEL I IDENTIFIKUM DHE POLICIA E LEN TE LIRE. NUK E KUPTOJ UN KET? KA KUSH ME MA SHPJEGU ???????????

  4. kodrasadikit says:

    Turpi i zotit dhe zoti i marrofte si njanin si tjetrin dhe njashtu Ramen qe e lan kete shtet ne balte me papunsi dhe me prapambeturi primitive komuniste sllave nga shkolla ruse qe ju mbeti aty nga komunizmi !!! Populli i shkrete po i ndjek mbrapa e ata faqezi po i njehin milionat e vjedhura gjithandej !!

  5. FCB says:

    Jo kamera por dhe 12,7 me vone si bo mo Zoti dermon.

  6. geron says:

    Edhe kunatin te le roje prape de e nxjerrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje