Rama: S'merrem me kufoma non grata e dordolecë, nesër vendosim konsultimin kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme

22 Dhjetor 2021, 19:55Politika TEMA
Rama: S'merrem me kufoma non grata e dordolecë, nesër

Pasi mblodhi kabinetin qeveritar për të bërë një analizë të 100 ditëve të para të qeverisjes në mandatin e tretë, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe një reagim në llogarinë e tij në Tëitter.

Postimin e tij, kreu i qeverisë e nis me ironi për situatën e brendshme të Partisë Demokratike duke përmendur terma si “non grata, kufoma politike, brava e dyersh”, për të treguar se të gjitha palët “po bëjnë sikur” duan të luftojnë regjimin, korrupsionin dhe Vuçiçin.

Rama tregon se është i inkurajuar nga fakti që, sipas tij, drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, “ekonomia po vijon ringritjen pas pandemisë dhe se sporteleve po u vjen fundi bashkë me këtë vit.

Kryeministri njofton gjithashtu se nesër vendoset në qeveri “Konsultimi i madh Kombëtar me shqiptarët” për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen.

“S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin! 

Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!

Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin,jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur”, shkruan ai.

14 komente në “Rama: S’merrem me kufoma non grata e dordolecë, nesër vendosim konsultimin kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme”

  1. I.Hoti says:

    Vazhdo..cfare te pengon !

  2. Loni pe Kolkondasi says:

    Vërtetë s’keni pse humbni kohë, vidhni vëllezër, për inat të opozitës që plastë dhe bëftë bom, vidhni sa më shumë, shuani me rrënjë dhe degë çdo fond që ju bije në dorë. Dhe, kujdes, se mos harroni ta shani opozitën, ky do të ishte gabimi më i rëndë që do të bënit,pasi ajo është shkaktare për çdo mos arritje të qeverisë. Prandaj jepini, vidhni, se koha për ju është vërtetë Flori.

  3. Buda says:

    Edi Rama po kopjon Enver Hoxhen, i cili e drejtoi per 40 vjet Shqiperine “gju me gju me popullin”!?

  4. Duaje atdhene si shqiponja Folene says:

    Desha vetem te beja nje sygjerim te vogel . E keni Serbine ne dore te pranoje Kosoven si shtet . Jo vetem ta pranoje Kosoven si shtet por ta demshperbleje per demet qe i ka sjelle Kosoves the Shqiptareve sidomos familjeve te mbijetuara nga gjenocidi .Shpresoj te merrni ne konsiderate propozimin tim modest .I strongly beleive that Only You know how to do it and to do IT right .
    Hope dies the last .
    Thank you in advance .

    1. Alb says:

      Po do ti japi presh si forme demshperblimi dhe shenj paqe edhe ne pervec preshit qe u japim kosovareve gjat sezonit turistik do tua rrisim dozen.

  5. Sara says:

    mecilet shqiptare Z. KMinister?!! aaa po s’e harrova, Zamirin, Cetin, Ramn e gecve & Co, po me ata je pernate zotrote,pse na e thua ne? na e ke cuar thikne ne paalce se bashku me ata… po edhe pak se mesa duket po i mbaron vajin kandiles tate…

  6. Alb says:

    Do bej namin neser ky prisni se.me kete qeverisje do dilni ne ankand 100 ditet ne vijim.

  7. Elio says:

    Ku kujton se gjithe shqipetaret jane budallej,,mafjoz qe di vetem te pasurohet

  8. geron says:

    Ky se njeh doreheqjen…ky ka borxh te marre koburen te vrase dike ne mes te Tiranes …dhe te thote: nuk merrem me non grata une…se njeh cipen….se njoh doreheqjen per asnje skandal. Rrofte ambasada amerikane qe na tregon se ne shqiptaret jemi dele.

  9. Indignados says:

    Ku jane sufllaqet? Apo rane me depresion se pane qe jane ne fund te listes prej 600,000 pagamarres!! Rama dhe shpurra e tij hajdute duhet te largohet nje ore e me pare. Po kush te vije thua? Luli, qe i ka lidhur breket me Ramen?

  10. Loni pe Kolkondasi says:

    Zot bëje mbarë, t’i thotë Kryeministri i vëndit shefit të opozitës “dordolec”! Çfarë gjuhe është kjo? Ky pretendon se rrjedh nga një familje e qytetëruar, pse duhet të përdor një gjuhë të denjë për në Barakë? Sinqerisht, kjo është të luash vëndit, këtë gjuhë nuk e përdor as Berisha!

  11. alphade says:

    Zagaret e SaliSerbKaraxhixhit jane hedhur ne nje sulm te
    te deshperuar per te mbrojtur te pashpres “NON-GRATA
    Monstren e Vicidolit. terroristin Islamization, si organizzate
    e strukturizuar ne Shtetet e botes demokrstike ! Fenomen
    I vetem ne Shqiperi !! Si eshte e mundur qe SPAK qe na e
    lavderojne KM dhe ambasadat mike, kur ne fakt shqiptaret
    kerkojne vetem dy koka kryesore te tragjedise shqiptare :
    Binomin:Berisha-Meta, kryemafiozet dhe zjarrvenesit e Shqi-
    perise apo zoterinjt e SPAK bejne sikur po luftojne korrupsio-
    nin duke u marre me karta te djegura ! A mos valle Lefter Ko-
    ka do ua zgjidhi Drejtesine SPAKU- t ‘! Kjo eshte tallje per shqip-
    ret : Gjarperinj ngordhin vetem kur u pritet koka, zoti KRAJA..!!!!

  12. Loli says:

    Ke ngjyere gje nga fabrikat e plerave Edo??!!

  13. turi says:

    Populli nuk te ka zgjedhur si baba i kombit por si kryeminister i Shqiperise e kesaj te fundit duhet ti ulesh me perulesi.Jetojme ne nje vend ku pensioni me i vogel eshte 1500 leke e zotrote bene sikur ke mbi shpine tere popujt e Ballkanit perendimor duke kerkuar me padurim ate qe vjen natyrshem pa dekrete te Tuaajat apo te ndonje dikujt tjeter.Zhvillo vendin ,ule papunesine,rrit pagen mestare te shoqerise shqipetare rrit pensionet e padyshim zhvillo vendin!Keto jane prioritetet e tua z.Kryeminister e ne fushate nuk ke dale ndonjehere per kombin si baba te tij.Padyshim qe krahas problemeve te medha qe ka vendi me i prapambetur shoqeror i Ballkanit duhet shikuar edhe pertej kesaj por jo si prioritet pasi akoma s’ke bere detyrat e Shqiperise apo zotrote merr si reference rrogat e Ben Blushit,e Qim Pekeve te Raqipllareve te lloj lloj sorollopi qe ka kapur per fyti kete vendo nepermjet ketij sistemi hibrid ku hajduti dhe vrasesi eshte bere deputet,oligark,latifondist,kryeminister e per rrjedhoje Ju “mendje plotet” te kesaj shoqerie punoni e misheroni kete lloj shtrese shoqerie si pasqyre e mireqenies se ketij vendi.Ulu me kembe ne toke Edi e krijo nje shoqeri me ngjyra e jo vetem bardh e zi sepse nese sot ke shumicen popullore neser mund te perfundosh si Sali Berisha nga zemerimi popullor.Ju mendoni se duke qene ju te pasur eshte edhe shoqeria Shqipetare,duke qene Ju tezeshem eshte edhe shoqeria Shqipetare por gaboheni sepse vjen nje dite e villni gjithçka sepse thika qe i keni ngulur ketij populli po shkon deri ne palce .Shqiperia qe te hynte ne rrugen e zhvillimit kapitalist duhet medoemos te ndahej ne menyre te barabarte e pasketaj te shikohej se kush mund te bente perpara ne kete sistem te zgjedhur nga shoqeria Shqipetare !Jo te ndodhte e kunderta e fatkeqesisht Ju mendoni se sistemin e keni zgjidhur Ju nje pakice e vogel dordolecesh te veshur me “Guci” e “Versaçe” duke lene menjane hallet e ketij populli qe per ironi te fatit ka shtyre trenin per ta ndezur(Kamera e fshehte V.Grabocka).Ti vertet shume po perpiqesh por ne fakt vendin po e 9on siç beri Tito kur deklaroi qe “le te zhvillohet Jugosllavia” e borxhet le ti paguajne brezat qe vijne ose siç beri Kosta Simitis,kryeministri i Greqise qe dihen pasojat ku pas tij Greqia mbeti ne meshire per buken e gojes nga borxhet e kredite e marra prej tij.Ti i ke hypur ,ke kali(popullit) e mendon se je kaluar por vjen nje dite dhe pa menduar qe shqelmimi i tij eshte aq i forte sa s’ka bire kurve ta ndaloje sepse je okular e urrejtja shkul edhe trotuaret per mbijetese.Shqiperia eshte bere si shprehja e nje Anglezi qe vizituar “Uren Rio-antirio” ne Greqi deklaroi:Kur je siper ures te duket vehtja sikur je ne vendet me te zhvilluara e perparuar ne bote,por kur zbret prej saj ne te dy anet kupton qe je ne vendin me te ma zhvilluar!E njejta gje edhe me Ju z.kryemister qe kur hyne ne zyrat tuaja(kryeministri apo bashki) te duket vehtja si ne keto vende por sa del prej tyre e kupton qe jemi vendi me i prapambetur ne Ballkan per te mos thene me lart ,nen nje tabele gjigande ku shkruhet logoja “Te dhjere por krenare”.Ndaj zhvillo Shqiperine se kombi do s’do ti e ndokush tjeter eshte i vetbashkuar,por varferia nuk e le te ngreje koken larte si kendej dhe matane kufirit duke mbartur mbi shpine lloj lloj baballaresh kombi qe zoti na i rruajt nga poshte e larte per te miren e tij.Ndaj bej detyrat e dites e leri ato per vitet qe vijne se ka kush i bene,ne mos i bene vete populli Shqipetar ne te gjitha krahet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje