Emanuel Makron dhe rënia e Francës në skenën botërore

23 Dhjetor 2021, 11:43Bota TEMA

Pas poshtërimit gjatë një përplasjeje të ashpër me Britaninë, dhe tërheqjes në momentin e fundit,  presidenti i Francës, Emanuel Makron, do të përpiqet tani të rizgjidhet për një mandat tjetër në detyrë në zgjedhjet e pranverës së vitit të ardhshëm.

Kërcënimi absurd i Makron për të bllokuar hyrjen e kamionëve britanikë nga portet franceze, nëse Londra nuk plotësonte kushtet e tij mbi një mosmarrëveshje në lidhje me zonat e peshkimit, krijoi një moment kritik, ku Makron e kuptoi se nuk kishte jo vetë mbështetjen e francezëve, por edhe atë të BE-së, dhe se Britania ishte e gatshme të përdorte Holandën si një alternativë për zbarkimin e kamionëve të saj në pjesën kontinentale të Evropës.

Sjellja agresive e Makron do të zemëronte jo vetëm Brukselin, por do ta bënte atë të dukej si një budalla përballë biznesit francez, që po dëmtohej gjithnjë e më shumë nga bojkoti që po i bënte Mbretëria e Bashkuar mallrave franceze nëpër supermarkete.

Për më tepër në rastin e kërcënimeve të Makron, ai nuk ishte në gjendje të tërhiqej shpejt nga bllofi që po luante, dhe kjo qasje po dërgon sinjale shqetësuese në Bruksel, se ai është jashtë kontrollit dhe po e kërcënon projektin evropian.

Fakti që shtetet e tjera anëtare janë të gatshme të shohin përpara dhe të bashkëpunojnë me Britaninë si një partnere tregtare fqinje e mirëpritur, e bën BE-në të duket e përçarë dhe praktikisht një projekt të dështuar. Por elita e BE-së në Bruksel, e ka një problem real me Makron.

Ai bëri lëvizjen e tij të fortë në fund të tetorit, duke sekuestruar një anije peshkimi britanike, në një përpjekje për të fituar vota në vend. Por krerët e komisionit të BE-së nuk janë të lumtur me lojërat e Makron, i cili luan rolin e liderit jozyrtar të unionit, me fjalimet dhe vizionin e tij mbi të ardhmen e BE-së.

Po Makron ka çuar shumë larg me këtë sjellje, duke e kaluar kufirin e besueshmërisë dhe shumë zyrtarë të BE-së shqetësohen se përplasjet e tij me Britaninë tani pas Brexit, po i bëjnë më shumë dëm sesa mirë besueshmërisë së projektit evropian.

Duke e demaskuar bllofin e tij, Boris Xhonson i shkaktoi të goditje të fortë Makron dhe fushatës së tij presidenciale. Në sytë e shumë francezëve, ai u duk i dobët dhe budalla. Shtypi francez e masakroi me komente, ndërsa kundërshtarët e tij ishin të lumtur të jepnin intervista për gazetat britanike.

Por sa dëm i ka bërë ai fushatës së tij? Disa analistë thonë se ka humbur shumë vota, pasi bllofi dështoi. Të tjerë që analizojnë gjendjen e përgjithshme të ekonomisë franceze, fajësojnë për situatën fanatikët pro-BE si Emanuel Makron.

Industria franceze nuk është më konkurruese, dhe ekonomia po vuan. Disa ekonomistë pretendojnë se qenia në eurozonë nuk po e ndihmon aspak Francën. Rritja e dobët ekonomike, taksat e larta, investimet e huaja të dobëta, dhe një ndjenjë e përgjithshme se Franca është mënjanuar nga disa prej marrëveshjeve të mëdha që ndodhin në mbarë botën, janë të gjitha së bashku një simptomë e përgjithshme e rënies së peshës së këtij vendi në arenën ndërkombëtare.

Tek e fundit, kush mund t’i fajësojë australianët që nuk blenë nëndetëset e vjetruara franceze me motorë nafte? Edhe në Afrikë, ku prania e Francës nënvizohet gjithmonë nga ata që dëshirojnë ta mbrojnë nga kritikat, ku vend po humbet ndikimin dhe bizneset që ka atje.

Në Mali, politika aktuale e Francës është të apelojë ndaj OKB-së për ta ndihmuar në ruajtjen e rendit, në mënyrë të mund të vijojnë aktivitetin kompanitë franceze,dhe qytetarët francezë të kenë një masë të caktuar mbrojtjeje kundër militantëve islamikë.

Në Afrikën e Veriut, ku Franca kishte një ndikim real për shkak të kolonizimit, e ka humbur gjatë presidencës Makron si Marokun ashtu edhe Algjerinë, si partnerë kryesorë në mosmarrëveshjet e fundit. Kërcënimi për të bllokuar kamionët britanikë që hyjnënë Francë ishte si një fitil i ndezur në erë.

Makron është në panik, pasi po nis të ndihet nisja e një vale të re protestash në Francë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, dhe ndikimit në rënie të vendit në mbarë botën. Makron nuk ka një formulë magjike për ta përshpejtuar rritjen ekonomike, dhe njerëzit janë të lodhur nga euro-retorika e tij që dikur botohej edhe në gazetat britanike.

Refuzimi nga Komisioni Evropian për të mbështetur planin e tij të keq-konceptuar për t’i “dhënë Britanisë së Madhe një leksion mbi Brexit”, ishte një shenjë se Makron nuk gëzon më mbështetjen e palëkundur të Brukselit.

Problemi për ata që drejtojnë organet kryesore të BE-së si Ursula Von Der Lejen, një shtetase gjermane, është se shumë prej tyre janë të vetëdijshëm se me largimin e Angela Merkel nga drejtimi i qeverisë gjermane, Makron do ta shohë tani veten si udhëheqësin e projektit evropian.

Në rast se ai nuk do të arrijë të fitojë një mandat të dytë si president, ironia është se do të kërkojë nga BE një post të lartë si një lloj shpagimi. Pasi kjo është mjerisht mënyra se si e konsiderojnë projektin shumë liderë të BE-së, jo shumë ndryshe nga një lloj skeme pensioni, të cilët ata e përfitojnë duke ruajtur ndikimin e tyre politik. / Bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

24 Komente

  1. M
    Mero Gelbaza

    Hidh kot mutra kunder Frances se te bllokoi negocimin. Do vije nje dite kur nuk do kesh ke te fajesosh per mjerimin dhe skamjen e shqiptareve qe po braktisin atdheun e tyre ne mase, ironikisht nje pjese e mire neper cadrat e azileve te Frances qe Mjero shan neper artikuj idiote.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pupupu

      Cfare inati ndaj Frances moj nene. Puna eshte se e ngrehura Franca nuk pjerdh hic per inatet e botes.

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        E kane perkthyer nga nje gazete angleze. Mllefi tipik i Anglise ndaj Frances. Hahahahaha

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pa shiko

        Cfare na paskeni perkthyer. Nje artikull inatcor ndaj "palloit te ngrehur te Europes" te quajtur France.

        Përgjigjjuni
        1. O
          O

          Inati i anglezeve ndaj Frances ngaqe e shohin si rivale. Ky eshte shkrim i nje reviste te djathte angleze per te kenaqur patriotet angleze qe kujtojne se po bejne lufte me Francen, nderkohe qe Franca as nuk i dhjet hic. Kompleks inferioriteti.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pirdh pirdh

          Kush e ka shkruar kete artikull idiot paska urrejtje personale ndaj Frances.

          Përgjigjjuni
          1. K
            K

            E kush nuk ka urrejtje personale ndaj Frances? Gjithe Europa: Anglia, Italia, Spanja, Gjermania, Belgjika, Holanda, Zvicra, etj etj etj etj

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              E kane zili.

              Përgjigjjuni
          2. R
            Rin

            Anglia e kthyer ne nje shtet te paperfillshem pas Brexit, e urren me shpirt rivalin historik Francen me shume se cdo shtet tjeter, sepse kjo e fundit ka dinjitet dhe sovranitet dhe nuk i vjen nga mbrapa Amerikes si anglezet qente besnike qe i shkojne Amerikes nga mbrapa si qen me bisht nder shale neper Irak e Afganistan e ku te urdheroje padroni i tyre. Franca gjithnje ka qene me e pavarur dhe sovrane dhe Anglia e urren me xhelozi.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Anglot

              Anglezet kane zili ndaj Frances, prandaj e kane fiksim te hedhin vrer. Keshtu ka qene historikisht.

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ?

                Po cfare "renie". Ata ngelen duke u kapardisur e duke marre vendimet ne Europe.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Normal

                  Ky artikull i perkthyer nga DailyMail eshte shkruar per anglezet qe t'i beje qejfin popullit anglez sepse anglezeve i shkon buza vesh me vesh dhe i behet zemra mal sa here qe shahet Franca. Kjo e fundit nuk para e pjerdh shume Angline per kunja te tilla.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dhelpra dhe rrushte

                    Posi posi Tema. "Renia e Frances". Do i qajme hallin edhe te kapardisures France tani qe e ka ne terezi. Apo "ra Franca" tani qe na bllokoi neve anetaresimin dhe na gjetet nje pacavure angleze per te perkthyer? Hidhja fajin corapemutit jo botes.

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      OK

                      Epo mire e bejne anglezet qe shajne Francen e krekosur. Frenget arrogante snobe jane hundperpjetet e Europes.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Napoleoni

                        Gjithe bota e ka inat Francen se duan t'i ulin hunden.

                        Përgjigjjuni
                      2. I
                        I

                        Kush e ka shkruar kete palacollek? Anglia e urren rivalin e saj historik Francen, sepse kjo e fundit eshte shtet krenar me dinjitet dhe nuk i shkon nga mbrapa Amerikes si Anglia, qe ndjek nga pas si qen besnik SHBA-ne kudo ku ajo e therret per sherbim neper Irak e Afganistan. Ndryshe nga Anglia qe merr gjithmone urdhrat e Amerikes si shtet vasal, Franca ka qene gjithmone me e pavarur dhe sovrane dhe prandaj Anglia e urren me xhelozi. Dy shtete ngjitur dhe shume te kunderta. Njera hodhi poshte monarkine qe ne 1700 dhe krenohet me revolucion, tjetra ka akoma himnin kombetar "O Zot shpeto mbretereshen tone" dhe i perulet nje monarku. Njera deshiron te jete e pavarur dhe sovrane ne politiken e jashtme dhe i ka prodhuar me forcat e veta te gjitha armet berthamore, tjetra do t'i ngjitet Amerikes qe te ndihet paksa me e rendesishme. Artikuj te tille gjithe helm kunder Frances e deshmojne kete pasiguri qe kane ndjere gjithmone anglezet ndaj Frances. Gjithe ato artikuj te fiksuar kunder Frances neper mediat angleze. Ne France ka thjesht indiference.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kot e keni

                          Duan t'i ulin hunden Frances po a i ulet hunda kaposheve frenge? Kurren e kurres. Kane lindur me hunden perpjete. E kane ne gjak.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Titulli

                            Jo cdo gje negative qe shkruhet dhe thuhet per nje shtet, eshte e vertete. Sidomos ndaj Frances. Duhet marre parasysh kush e shkruan dhe pse.

                            Përgjigjjuni
                          2. I
                            Ingrid

                            Shenimi me i rendesishem qe duhet te kishit vene, eshte qe artikulli eshte shkruar nga nje gazete nacionaliste britanike. Me gjithe kritikat qe mund t'i besh, Makron ka 100 here me shume tru se pijaneci gomar Boris Johnson. Ky i fundit e ka fiksim te shaje Francen, sic e kane gjithe anglezet si popull. Ky eshte realiteti, nje rivalitet i vjeter historik midis 2 shteteve qe reflektohet edhe nga mediat. Vete Amerika u krijua nga rivaliteti midis Anglise dhe Frances qe shpertheu ne lufte per pavaresine e shtetit amerikan. Po juve cfare ju duhet o shqipo te mjere?? Do luftoni edhe ju me Francen?

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Hahahaha

                              Sa inat e kane anglezet dhe mediat angleze Francen fqinje. Anglezet e kane fiksim te bejne rivalitet me Francen. Eshte raport njekohesisht admirimi dhe rivaliteti.

                              Përgjigjjuni
                            2. Q
                              Qosja

                              Bravo Mjerushe.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                T'i hani mutin

                                Mos i ka marre ndonje francez gruan ketij anglezit qe ka shkruar kete artikullin? Cfare urrejtje qe kane ndaj Frances fqinjet e saj, sidomos Anglia dhe Italia. Nxijne nga zilia se Franca i ka te gjitha. Parisin, plazhet shik, alpet me debore, fshatrat piktoreske, zhvillimin e larte ekonomik, kulturen, historine, gjuhen e aristokrateve, kuzhinen e larte, artin, bukurine, famen, moden, arkitekturen, etj etj.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fiks

                                  Vendet e tjera europiane e kane inat Francen se mbahet si ajka e kultures perendimore dhe njihet per shume gjera.

                                  Përgjigjjuni
                                2. T
                                  Thote populli

                                  Pema me shume molle qellohet me teper

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje