Publikimi i pagave bën jehonë në Ballkan dhe Evropë: Skandal i rëndë në Shqipëri

23 Dhjetor 2021, 10:22Bota TEMA

Publikimi i pagave dhe të dhënave personale të më shumë se 637 mijë qytetarëve në Shqipëri ka bërë jehonë Ballkan dhe Europë. Janë të shumta mediat që i kanë kushtuar artikuj këtij skandali, duke e cilësuar si “tronditje të madhe”.

“Balkaninsight” shkruan që prokuroria ka nisur hetimet për rrjedhjen e informacionit që është bërë kryefjalë në Shqipëri. “Euroactiv” thekson se “kjo është hera e dytë këtë vit që Shqipëria pëson një shkelje të madhe të të dhënave personale” pas atij të patronazhistëve përpara zgjedhjeve.

“Neëseurope.fr” gjithashtu ka publikuar lajmin. “Skandali trondit Shqipërinë” është titulli i Agjencisë Informative Mediatike (MIA) në Shkup.

Edhe në Serbi lajmi është publikuar nga disa faqe. “Kurir” hapet me titullin “Skandal i rëndë në Shqipëri. Publikohen të dhënat personale dhe shumat e pagave të 637 138 qytetarëve”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje