Gjykata e Lartë i hap rrugën gjykimit të Fatmir Mediut për Gërdecin, dridhet dhe Berisha

23 Dhjetor 2021, 10:39Politika TEMA

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që pranoi kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për dosjen Gërdeci.

Mediu nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se vendimi ishte në shkelje të ligjit, të parimit të gjësë së gjykuar. Shkelje u konsiderua sipas mbrojtjes dhe fakti se një gjykatë më e vogël prishi vendimin e Gjykatës së Lartë.

Pas vendimit të Apelit të GJKKO-së për të rihapur çështjen ‘Gërdeci’, SPAK rinisi hetimet, ndërkohë pritet që të nisë pyetja e personave që kanë dijeni për rrethanat.

Personave të parë që u është nisur fletë-thirrje janë trashëgimtarët e viktimave dhe personat e dëmtuar nga “Gërdeci”.

Në pyetje do të rimerren edhe ish zyrtarë të lartë që kanë qenë në detyrë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do ripyetet është ish-ministri mbrojtjes Fatmir Mediu.

Në fillim të muajit qershor, Gjykata e Lartë vendosi revokimin e vendimit që pengonte gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Tashmë që çështja u rihap, Mediu do të gjykohet.

Rreth tre muaj më parë, Mediu deklaroi se ai është gjykuar në lidhje me këtë ngjarje dhe ka qenë ai që ka dhënë dorëheqjen menjëherë nga posti për arsye morale, duke ngritur akuza se maxhoranca po e përdor çështjen për të përbaltur figurën e tij.

Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të vitit 2008, rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.

8 komente në “Gjykata e Lartë i hap rrugën gjykimit të Fatmir Mediut për Gërdecin, dridhet dhe Berisha”

  1. Nik says:

    Dridhet Berisha? Hahaha! Ai e ka siguruar azilin politik ne Frances, Mediu ne Britani, si Llalla ne Itali…

  2. 1 says:

    Ska nevoje te pyeten shume.Sillni Luan Hoxhen nga SHBA-te dhe u zberthen te gjithe skemen

  3. Life is game says:

    Pjeter ( Sal)! Mememecit (GjL) i erdhi goja! Cfare eshte kjo or Pjeter!

  4. Beni says:

    Dy opsione jane ose fol per Shkelzenin ose mbaje vet burgun

    1. tony says:

      Beni ai nuk fol dot per Zenin
      se ha plumin harroje se nuk do zere me goje ate veçdo ta anashkaloje, fl

  5. Teli says:

    Si gjithnje gazekaret e Meros mashtrojne me titullin.
    Sa per Salen po dridhet biles po dhitet ne breke.
    Hajde kara hajde
    Hala se kuptuat se Sala nuk eshte nga ata qe frikesohet. Ja u tha para 8 vjetesh ne parlament.
    “O mjerane, jam Sali Berisha une “

    1. qytetar says:

      Ne fakt e kishte per Teli.
      shqiptaret jetojne me djersen e tyre.
      Nuk jane hiena qe turren pas kufomave.

  6. Vranakonti says:

    Mediu te gjykohet e te fute ne burg.Po keshtu edhe Berisha.Jane kriminela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje