Goditi me shkelma lojtarin, Kastrioti largon trajnerin Ndreu

23 Dhjetor 2021, 17:00Sport TEMA

Kastrioti me trajner të ri. Krutanët kanë zgjidhur bashkëpunimin me Ramazan Ndreun, i cili u pezullua për 12 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës.

Tekniku krutan e mbyll me Kastriotin, që tani do të drejtohet nga Emiljano Çela.

Ky i fundit ishte vjet kapiten i skuadrës dhe kjo do të jetë eksperienca e tij e parë si trajner.

“KS Kastrioti njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Ramazan Ndreu. Pas një takimi të zhvilluar ditën e sotme me presidentin, të dy palët janë dakordësuar për ta mbyllur këtë bashkëpunim.

KS Kastrioti e falënderon teknikun për kontributin e dhënë në skuadër dhe i uron shumë suksese”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kastrioti.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje