Nga Ardit Rada
Që prej shtatorit kur shpalli hapur betejën e tij, Sali Berisha është përpjekur të mbajë në njërën dorë flamurin e SHBA-ve e në tjetrën shpatën ndaj Lulzim Bashës. Lufta e tij për demokratizimin e PD-së në fakt është maska për të justifikuar përpjekjet e tij, por edhe për t’i treguar amerikanëve se në një të ardhme të afërme mund t’u duhet të negociojnë me të si lideri i partisë opozitare më të madhe në vend.
Me nisjen e foltoreve, Berisha është përpjekur ta ndajë shpalljen e tij non-grata nga Departamenti i Shtetit në dy ulluqe. Se pari ai ka akuzuar George Soros si lobues në këtë proces kundër tij. Edhe pse Soros figuron ta ketë takuar Berishën publikisht më tepër se çdo politikan tjetër shqiptar.
Së dyti, ai është përpjekur të viktimizohet në kërkim të mëshirës së atyre që e kanë memorien e shkurtër. Atyrë që i dhanë besimin 8 vite pasi e poqi Shqipërinë me barut kinez dhe te Poliçanit, apo duke ia harruar jetët e humbura në fund të Otrantos.
E pra, në tenativë për të marrë mëshirën e tyre, Berisha shpesh ka ngritur në foltoret e tij pyetjen: Pse më shpallën mua non-grata ndërkohë që unë kam 8 vite pa pushtet?
Për këtë, përgjigjet janë të thjeshta, sidomos kur të kutjon YouTube me kronikat e kohës. Kush s’e mban mend, në orët e fundit për miratimin e Reformës në Drejtësi, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin nisën vizitat në çdo seli partie, në Kuvend, në Kryeministri e kudo që ndodheshin të bindurit e të pabindurit për ta votuar metamorfozën e drejtësisë shqiptare. Ishte pikërisht Sali Berisha që në mbledhjen e grupit të Partisë Demorkatike, ngriti shqetësimin se prezenca e ambasadorëve në një mbledhje të tillë ishte shkelje e sovranitetit. Donald Lu nga oborri i PD-së komentoi pak a shumë kështu: Sa ka bërë SHBA për sovranitetin e Shqipërisë, e kemi treguar edhe gjatë diktaturës.
Më pak fjalë, kur Amerika përpiqej t’i mbushte mendjen sekretarëve të hekurt të PPSH për demorkaci edhe me përpjekje diversante, sekretarët mbanin me zell gjyqe për barseta të gjata të studentëve. Kjo është e para për atë që sot habitet se ç’të keqe paska bërë pa pushtet. Me sa duket, ka menduar që të tallesh me miliardat e investimit më të madh të Perëndimit, është çështje preference.
Së dyti, të gjithë të gjallët e këtij vendi janë dëshmitarë sesi Sali Berisha i bënte thirrje nga foltorja e Kuvendit shqiptarëve debitorë apo hajdutë të rrjetit energjetik që të merrnin armët kundër policisë. Në prill të vitit 2016, ai tha publikishit në Parlament se:
“Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që për sigurinë e tyre të armatosen! Të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, shtëpitë, pasuritë e tyre. Nëse ju si organizatë kriminale (qeveria) mendoni të terrorizoni opozitën me bandat tuaja (policinë) të jeni të sigurt se opozita është e gatshme t’jua kthej ju që të mos gjeni vrimë ku të futeni. Të armatosen, siç armatosen amerikanët”.
Ja pra për turp të kësaj Qeverie dhe Drejtësie që nuk morën masa kurrë, kjo është deklarata e Sali Berishës “pa pushtet”, që bënte thirrje për të vrarë policët dhe inspektorët e OSSHEE dhe IKMT kur shkonin për të prerë lidhjet e paligjshme të energjisë apo rrafshuar ndërtimet pa leje.
Pastaj llogarisni protestat më hunj e zjarre ku rrinte me maskë në mes të gazit veç për t’i dhënë zemër djegies së institucioneve. Apo konsideroni faktin se djegien e mandateve e propozoi publikisht po ai vetë, shumë muaj para Lulzim Bashës, akt ky i dënuar nga SHBA dhe BE dhe që i shkatërroi PD & LSI.
Çuditërisht, ky politikan që sot thotë se kurrë në 8 vite s’e ka diktuar Lulzim Bashën, tundte Kuvendin në emër të opozitës, në dualitet të plotë me kreun e PD. A duhet besuar se këto qëndrime të shprehura me vrer dhe shoqëruar me stërkala pështyme nuk ndikuan fare tek opozitarizmi i këtyre 8 viteve?
Sot, Sali Berisha po shkëputet pak e nga pak nga gjyqi në Paris duke e paraqitur betejën e tij sikur e kishte zanafillën kundër lidershipit të PD, dhe jo kundër SHBA. Ai kërcënon së fundmi se nëse Lulzim Basha s’ia liron zyrën brenda 5 janarit, në datë 8 do t’ia marrë më dhunë. Berisha ende s’e kupton se edhe pa pushtet bën zullume, pikërisht sepse fatkeqësisht ka ata ‘kamikzët’ që i shkuan tek “Air Albania”. Por s’kupton as që Amerikës nuk i duhet ofiqi i tij në letra për të parë kush i hedh zjarrit benzinë me të dyja duart, mundësisht edhe me këmbë, me apo pa Bashën shok partie.
z.ARDIT JA KE THENE ,POR KUJT NJE KEQ BERSI SI NE PUSHTET DHE NE OPOZIT ,NJE NJERIU QE VETEM TE KEQIA KA SJELLE NUK E DIME DO KET DREJTESI NJE DITE .
POR SA DIT KALOJNE AQ BEHET E PA SIGURT DREJTESIA.
Sali Berisha eshte “monument agjeturash” dhe mbrohet nga fabrika qe e ka prodhuar qysh prej viteve te fakultetit.Ate mund ta shperbeje vetem “fabrika” qe e prodhoi per interesa te saj dhe tani i ka dale nga duart !Kujtoni Osama Bin Ladenin ,karieren e tij dhe fundin!Eshte po e njejta skeme ku ndonje nate te erret mund te nderhyjne forcat speciale e ta rembejne.Sa per Lulin ai eshte kopja me e keqe e tij,sepse nese Berisha eshte kriminel basha hyn tek spihunet e sherbetoret e nuk ka kellqe te vrase.Sa per armatimin qe gjendet ne podrumet e SHQUP-it eshte fare e thjeshte ,trupa te forcave speciale te shkoje te verifikoje dhe gjithçka del sheshit!Perse Berisha nuk bene ze per lloj lloj municioni e armatimi ne kete godine qe iu fal nga nje pseudodiplomat me nje fjale goje,sepse ai eshte autori i kthimit ne depo armesh te podrumeve te SHQUP-it per raste nevoje.Tani keto i kontrollon biri i tij shpirteror duke vazhduar traditet e te “atit te tij shpirteror” nen siglen “toke e xanun”.Ish ministra e mbrojtjes se asaj kohe pat deklaruar se kjo godine do ti kthehej ushtrise ku per ironi te fatit per te mos u bere realitet shkrine ushtrine !
Ore njerëz ,matematika e ” gjeniut” nga Viçidoli thotë se në tetë vjet,bazën e Partisë “Demokratike” e paska patur Saliu,kurse zgjedhjet i paska humbur Luli!!!!
Me një gjenialitet të tillë do mbetej pa fjalë edhe vetë Gottfried Wilhelm Leibniz !!
Mirë plaku Sali që ka pjerdhur,po ata që i shkojnë pas, ku i shpie mushka ????
Ata qe I shkojne nga pas jane me pjerdhje qe ne lindje…
A KA POLICI DHE DREJTESI NE KETE VEND? PYES PASI ME BEN PERSHTYPJE MOS VEPRIMI I TYDE PER DEKLARATEN E KETIJ KRIMINELIT SALI BERISHA DHE KAMIKAZEVE TE TIJ QE PARALAJMEROJNE MARRJEN ME DHUNE NE 8 JANAR TE SELISE SE PD NESE NE 5 JANAR LULZIM BASHA NUK JA DOREZON ÇELSAT. MY ESHT AKT I PASTER KRIMINAL. ESHTE NJESOJ SI PARALAJMERIMI I NJE KRIMINELI ORDINER QE I THOTE VIKTIMES SE DO TA HEQ QAFE NESE NE DAFEN IKS NUK IA JEPBSHTEPINE QE SE KA PRONE TE TIJN. PRAP E LENE TE LIVADHIS KETE NDYRESIRE BERISHEN?! KJO ESHTE KALIM I VIJES SE KUQE QE SKRAPALKIU I POKICISE GLEDIS NANO SDUHET TA LEJOJ. BOLL ME ME TOLERIMIN E KRIMINELIEVE!
A KA POLICI DHE DREJTESI NE KETE VEND? PYES PASI ME BEN PERSHTYPJE MOS VEPRIMI I TYRE PER DEKLARATEN E KETIJ KRIMINELIT SALI BERISHA DHE KAMIKAZEVE TE TIJ QE PARALAJMEROJNE MARRJEN ME DHUNE NE 8 JANAR TE SELISE SE PD NESE NE 5 JANAR LULZIM BASHA NUK JA DOREZON ÇELSAT. KY ESHT AKT I PASTER KRIMINAL. ESHTE NJESOJ SI PARALAJMERIMI I NJE KRIMINELI ORDINER QE I THOTE VIKTIMES SE DO TA HEQ QAFE NESE NE DATEN IKS NUK IA JEP SHTEPINE QE SE KA PRONE TE TIJN. PRAP E LENE TE LIVADHIS KETE NDYRESIRE BERISHEN?! KJO ESHTE KALIM I VIJES SE KUQE QE SKRAPALLIU I POLICISE GLEDIS NANO SDUHET TA LEJOJ. BOLL ME ME TOLERIMIN E KRIMINELIEVE!
Nuk ja vlene te diskutosh per nje person qe vete koha qe kur ai ka ushtruar aktivitetin e tij ne politike flet per katakterin e tij hipokrit, i pabese , destructive, konfliktual qe eshte bere i padurueshem per pjesen me te madhe te shoqerise, nuk e si ne se do kete ndonje menyre per te qetesuar kete psikopat qe shqipetaret te bien ne qetesi..!!! Ata qe i shkojne pas dhe u kane mbetur sy pare mend te analizojne te kaluaren e tij me gjakftohtesi dhe pa tifozllek dhe do te shohin se kush eshte ky (Berisha) djall me fyte njeriu.
Ata qe shkojne pas Saliut,ne mase te madhe jane nga ata qe kane perfituar nga koha e “sundimit” te tij.Kontrolloni pasurit e tyre,kohen kur i kane vene dhe do te kuptoni “detyrimin” e tyre.Te gjithe jane te bindur per fajesin e Saliut.
Nje mergimta-keni plotesisht te drejte. Jane pikerisht ata qe kane perfituar pasuri e para te pista gjate mbreterimit te Salih Berishes qe e mbeshtesin, pasi e dine se pasi ai te futet ne biruce, ku duhej te ishte prej kohesh, do ti vije rradha e tyre per te dhene llogari dhe ku do ti sekuestrohen te tera pasurite qe i kane vjedhur popullit tone. Me nje fjale, ata nuk kane hallin e Salihut, por te tyren