Gjykata e Tiranës fut në ngërç përplasjen Berisha-Basha; dy procese paralele dhe 1 konflikt interesi

24 Dhjetor 2021, 18:11Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Gjykata e Tiranës, që drejtohet nga Petrit Çomo, ka dhënë më në fund një njoftim të sajin zyrtar në lidhje me refuzimin për dorëheqje të gjyqtarit Agron Zhukri, nga çështja e përplasjes në PD, gruaja e së cilit ka qenë sekretare personale e Sali Berishës.

Në një njoftim të Gjykatës së Tiranës, bëhet e ditur se është refuzuar dorëheqja e Agron Zhukrit, pasi konsiderohet jo themeltare siç është rasti i vitit 2018.

Në atë vit, Zhukrit, i kishte rënë shorti të gjykonte një padi të kryeministrit Edi Rama, ndaj Sali Berishës për shpifje.

Gjyqtari Agron Zhukri parashtron dorëheqjen së bashku me arsyet që janë kret të qarta. Sipas tij konflikti i interesit është i hapur, ngaqë bashkëshortja e tij ka punuar sekretare personale e Sali Berishës, dhe të dyja familjet kishin një marrëdhënie miqësore të konsoliduar.

E është pikërisht ky fakt, që në çdo rast e përjashton mundësinë e gjykimit ku Berisha, familja, apo interesat politike janë të përfshirë. Pasi ka një document zyrtar që e përcaktojnë këtë konflikt interesi.

Por Çomo, në njoftimin e sotëm për mediat thekson se:  “Kryetari i Gjykatës, pasi ka vlerësuar arsyet e paraqitura nga z. Zhukri, për përjashtimin e tij nga shqyrtimi i çështjes, ka vendosur mospranimin e kërkesës dhe vijimin e gjykimit të çështjes nga i njëjti gjyqtar.

Kërkesëpadia e paraqitur në vitin 2018, është një gjykim themeli me palë ndërgjyqëse paditës dhe i paditur, ndërkaq që kërkesa e paraqitur në vitin 2021, është një kërkesë për depozitim ndryshimesh të statutit të partisë paraqitur nga një grup individësh”.

Një logjikë që sado me sofizëm është hartuar, interesat e Sali Berishës janë madje më të rëndësishme se në rastin e vitit 2018 kur bëhej fjalë për një padi për shpifje, ndërsa sot është në pyetja e ardhmja politike e tij, ku Berisha ka shpallur se do të jetë kryeministër i vendit.

Pra, interesat më të rëndësishme politike, i gjykon një gjyqtar, i cili deklaron se ka konflikt interesi.

Ndërkaq, përveç kësaj çështje që dukshëm është vendosur apriori nga kryetari i gjykatës, duke kaluar realisht kompetencat e tij, ngaqë kur ka konflikt interesi apo dyshime për të, duhet thjesht të kishte vendosur sipas kërkesës së gjyqtarit, problemi i përplasjes në PD është komplikuar më shumë, ngaqë nuk është 1 por dy procese që do të gjykojnë këtë çështje.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Gjykatës, njëra kërkesë e paraqitur nga Gazmend Bardhi, do të gjykohet nga gjyqtarja, Blerina Muça, ndërsa çështja tjetër e paraqitur nga Bylykbashi do të gjykohet nga Agron Zhukri.

Pra për të njëjtën çështje do të ketë dy procese. Po nëse njëra gjyqtare vendos t’i japë të drejtë Bashës e tjetra Berishës, si do të shkojnë punët? Natyrisht që jo vetëm nuk do të zgjidhet konflikti, por do të shkojë në apel, Gjykatën e Lartë, edhe në kalenda, ndërkohë që mund të zgjidhej thjesht me një gjykim administrative, duke parë dokumentet themeltare të PD-së. Në fakt, me një rast të tillë gjyqësori shqiptar nuk është përballur këto 30 vjet, ndaj, mund të kishte kërkuar edhe ekspertizë e asistencë logjistike e know how ndërkombëtar…

Kjo e fundit ka dhënë argumentet e veta për mospranimin e kësaj kërkese.

Njoftimi i plotë i Gjykatës

Duke marrë parasysh interesin e lartë të mediave, shtypit të shkruar, por edhe portaleve të ndryshme në lidhje me depozitimin e kërkesave të Partisë Demokratike të Shqipërisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të plotësuar informacionin që aktualisht disponohet nga ju, informojmë sa vijon:

Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është paraqitur më datë 13.12.2021, kërkesa me Nr. 1337 Akti, kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, kërkesë e cila pasi ju nënshtrua procedurës së shortit aktualisht ndodhet për gjykim pranë gjyqtare znj. Blerina Muça.

Në datë 15.12.2021, po pranë kësaj Gjykate është paraqitur kërkesa Nr. 1346 Akti, kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, me objekt: Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar, kërkesë e cila pasi ju nënshtrua procedurës së shortit aktualisht ndodhet për gjykim pranë gjyqtar z. Agron Zhukri.

Gjykata, në zbatim të nenit 1, 2 dhe 154/a të Kodit të Procedurës Civile, nuk mund të refuzojë të shqyrtojë dhe të japë vendime për çështjet që i paraqiten për shqyrtim, për palët që vënë në lëvizje gjykatën për fillimin e një procesi gjyqësor, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

Kërkesëpadia/ kërkesa kur paraqitet në gjykatë nga paditësi/kërkuesi, përfaqësuesi i tij i pajisur me prokurë ose nëpërmjet postës iu caktohet gjyqtarëve me short.

Pasi z. Zhukri, është njohur me kërkesën Nr. 1346 Akti dhe ka vlerësuar se ka shkaqe të arsyeshme për të mos marrë pjesë në shqyrtimin e saj, i ka paraqitur Kryetarit të Gjykatës në bazë të nenit 72, 73 të Kodit të Procedurës Civile, kërkesën për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes.

Referuar të njëjtës bazë ligjore, Kryetari i Gjykatës, pasi ka vlerësuar arsyet e paraqitura nga z. Zhukri, për përjashtimin e tij nga shqyrtimi i çështjes, ka vendosur mospranimin e kërkesës dhe vijimin e gjykimit të çështjes nga i njëjti gjyqtar.

Kërkesëpadia e paraqitur në vitin 2018, është një gjykim themeli me palë ndërgjyqëse paditës dhe i paditur, ndërkaq që kërkesa e paraqitur në vitin 2021, është një kërkesë për depozitim ndryshimesh të statutit të partisë paraqitur nga një grup individësh.

Informojmë gjithashtu se, gjyqtarët respektivë kanë dijeni për të dyja kërkesat e paraqitura të cilat do të gjykohen në zbatim të Ligjit Nr. 8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, i ndryshuar.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton që gjyqtarët janë të pavarur në ushtrimin e funksioneve, i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve. Dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi, ndërhyrjeje apo paragjykimi, nga palët në proces dhe nga subjektet publike ose private, si kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e udhëhequr ndër të tjera edhe nga parimi i transparencës, është në gatishmëri të publikut dhe medias për çdo informacion sqarues.

7 komente në “Gjykata e Tiranës fut në ngërç përplasjen Berisha-Basha; dy procese paralele dhe 1 konflikt interesi”

  1. Pak says:

    Ka diçka qe nuk shkon ligjerisht; me partine demokratike jam dakort sepse emertimin e saj e ka te regjistruar ne gjykate, ndersa kerkesa tjetr e Sali Berishes nuk ka emertim ligjor te regjistruar, prandaj duhet te specifikohet ndryshe emertimi, ndryshe gjykata s’duhet ta pranoje. Nuk eshte se kerkon krijimin e nje partie te re dhe ketu do te ishte ndryshe. Kjo nuk shkon ligjerisht.

  2. Arber iliri says:

    Ore po janë profesionistë këta njerëz apo jo. O ZOT një idiot që mund të destabilizojnë vendin.E kam fjalën për këtë injorantit juridik Çomo.Ai nuk mund të caktojë 2 gjyqtarë për këtë çështje sepse në themel është një çështje.Së dyti nëse do të ishte vërtet kryetar të dy këto çështje që duhet ti bashkonte ti merte vetë si figura e parë e gjykatës së faktit Perfundimisht ky shenja as për drejtues e as për gjykatës. Pikë.

  3. S-New York says:

    More Ylli pse nuk e thu qe dhe Blerina Muca eshte nga TROPOJA,Ju e njihni Shume mire,se Baballaret I keni pas k/inxhinje,ne minieren e Bulqizes,Ndersa e ema Mesuese.Te dy familje te nderuara.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      O shpifes ordiner, kjo zonja eshte nga skrapari dhe ish gruaja e nje ish ministri socialist. Kellire komuniste o S- New York

  4. S-New York says:

    Mire more Ylli,ti e din se dhe Blerina eshte me origjine nga TROPOJA.

  5. KOZi... says:

    Po perse ngaterroheni ne kembet e juaja . Ajo gjyqtarja do shohe Kuvendin e PD qe u zhvillua ne korrik ! Me vonese Bardhi i ka derguar ne gjykate per regjistrim. goxha 5 muaj. ? Ajo do mbaroje proceduren normalisht ! Pastaj dy dite me pas Komisioni i 11 dhjetorit ka derguar per regjistrim Kuvendin e dates 11 dhjetor qe hudh poshte cdo gje te kaluar gjer ate dite ! I takon ketij Agronit tani ! Ky i doli borxhit gjykates ! Athera ky do e regjistroje normal 11 dhjetorin kuptohet dy dite pas asaj gjykateses. Ne vazhdim do shohim …….

  6. askushi says:

    O mos shqjipri sa e bukur je ti ?
    Kemi lindur ne nje vend nga me te bukurit ne bot.
    I urej spiunet .Tradhetia kur punon kundra vendit tend ?
    Kur kjo politik mashtron a eshte serioze se si keta politikan lozin me ndjenjat e me fukaradhekun e nje populli .
    Historia e nje populli vazhdin po jo me politikan te pa sukseshem .
    Me njerez te falimentuar nuk mund te ecesh para . Cfar historije do shkruajn historianet tan keto 30 vjet .Do shkruajne per universitetet per vrasje vjedhje grabitje krim perdhunim kurvedhek qjykata te koruptuara .Kush i ka fajat per keto vjet .Populli po populli pse populli po kush e ka fajen .
    Po po populli i ka fajat lirija fitohet nuk dhurohet kur ca njerez mohojne lirin e nje populli .
    Aktoret jam ber politikan delet kan ven koken e ujkut dhe shqyejne pa meshir .
    Mos rri o popull dhe shikon se si te shqyejn ca maskarenje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje