Lulzim Basha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi nismën për Këshillim Kombëtar.
Kreu i PD-së thotë se Rama di të ofrojë vetëm propagandë përballë skandaleve.
Lulzim Basha: Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve. Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO, nuk e mbulon dot me shfaqje bajate. Këto skandale vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni.
Kryeministri Edi Rama prezantoi më herët nismën për Këshillim Kombëtar. Kreu i qeverisë tha se kjo iniciativë do të jetë një kuvendim popullor ku qytetarët, brenda dhe jashtë vendit, do të pyeten për çështje të rëndësishme strategjike për vendin, ekonominë dhe shoqërinë.
Kjo eshte shume e vertet… Rama armen krysore ka propaganden dhe vjedhjen… Por une mendoje se te gjith jeni nje lloje për veq Saliut ai eshte hajdute bashke me familjen dhe vrase…
Rrofte Edvin Rama
Rrofte Sali Berisha
Rrofte Basha
Rofte Meta
Rrofte kaposhi 50 Euro, lol……
=
lol
Bar do hame dhe nuk dorezohemi…. si dhe Cekun e Bardhe per Krtishtlindje nga Kimete dhe Geri Kk Ari….lol
Kur do ja hapni proceset qe ka zvzrritur ky zvarranik qe beri corap nje shtet e ben karshillek se politike sdi te beje.shtet i kalbur.
Basha…t’i nuk ke goje te flasesh ….jepi te gjitha leket popullit qe i vodhe bashke me berishen…cdo gje keni bere bashkarisht me berishen …t;i qenke rrob i paskrupullt ,por me shume budalla !